STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nënat e infektuara me Covid-19 kanë antitrupa

February 15, 2021 18:31

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nënat e infektuara me Covid-19 kanë antitrupa

Të pesë foshnjat e lindura nga gratë me e infektuara me COVID-19 gjatë një studimi në Singapor kanë pasur antitrupa kundër virusit, megjithëse studiuesit thanë se nuk është ende e qartë se çfarë niveli të mbrojtjes mund të ofrojë kjo.

Gjetjet nga një studim i 16 grave pjesëmarrëse, gjithashtu zbuluan se shumica ishin të infektuara jo në gjendje të lehtë, ndërsa në situatë më të rëndë ndodhen gratë në moshë më të madhe, me një indeks të lartë të masës trupore, një trend që pasqyrohet në popullatën e përgjithshme.

Nga pesë që kishin lindur foshnjat e tyre në kohën kur u botua studimi, të gjithë kishin antitrupa, sipas Rrjetit të Studimeve Obstetrike dhe Gjinekologjike të Singaporit.

Numri i antitrupave në foshnje ndryshonte dhe ishte më i lartë në mesin e atyre nënave të të cilëve ishin infektuar më afër kohës së lindjes, thanë studiuesit.

“Kërkohet monitorim i mëtejshëm për të parë nëse antitrupat do të bien kur foshnjat plaken”, shtuan ata.

j.l./ dita

February 15, 2021 18:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim