Studimi: Gjumi i mirë lufton obezitetin

September 11, 2017 13:02

Studimi: Gjumi i mirë lufton obezitetin

Një studim i fundit ka treguar se gjumi i pakët ofron kushte më të mira  për një mjedis, ku mund të zhvillohen gjene të lidhura me obezitetin.

Personat të cilët flejnë më pak se shtatë orë gjatë natës, nxisin gjenet që shkaktojnë mbipeshën, ndërsa nëse flini më shumë se nëntë orë ndodh e kundërta.

Rezultatet e kërkimit treguan se ata të cilët flinin më pak se shtatë orë gjatë natës, 70% të ndryshimeve në peshë i kishin gjenetike.

Por, për ata të cilët flinin më shumë se nëntë orë në ditë, vetëm 32% e ndryshimit të peshës shkaktohej nga gjenet.

Drejtuesi i studimit Nathaniel Watson, shprehet se gjumi i pakët ofron kushte për një mjedis tolerant për zhvillimin e gjeneve të lidhura me obezitetin, si dhe gjumi i zgjatur, është mbrojtës në shfaqjen e gjeneve të tij.

Gjithashtu, vitin e shkuar një studim konfirmoi se mungesa e gjumit shkaktonte rritje të presionit të gjakut tek femrat, por jo të njëjtat rezultate u gjetën tek meshkujt.

September 11, 2017 13:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*