Studimi global/ Thuajini “jo” alkoolit për një shëndet më të mirë

August 24, 2018 14:44

Studimi global/ Thuajini “jo” alkoolit për një shëndet më të mirë

Harrojini studimet që ju thonë se një gotë verë është e barabartë me të berit palestër apo se vlen për dobësim. Kur bëhet fjalë për alkoolin asgjë nuk është e shëndetshme dhe e sigurt. Një studim tregon se pasojat janë të pashmangshme.

Një lajm i keq për të gjithë ata që i gëzohen asaj që mendojnë se është një gotë e shëndetshme vere në ditë. Një studim i ri global, i publikuar në revistën shkencore Lancet, ka konfirmuar të dhënat e një studimi paraprak, i cili ka treguar se nuk ka “zonë të sigurt” të konsumimit të alkoolit.

Studiuesit kanë pranuar se konsumimi mesatar mund të ndihmojë kundër sëmundjeve të zemrës, mirëpo edhe kanë dalë në përfundimin se rreziku nga kanceri dhe sëmundje tjera tejkalojnë “të mirat” e konsumimit.

Një autor i studimit ka thënë se rezultatet janë shumë të rëndësishme për të shkak të një vargu faktorësh që janë marrë parasysh. Studimi, që ka vrojtuar nivelin e konsumimit të alkoolit dhe efekteve në shëndet, ka përfshirë 195 shtete nga viti 1990 deri më 2016.

Duke analizuar të dhënat e moshave nga 15 deri në 95 vjeç, hetuesit kanë krahasuar personat që nuk kanë konsumuar alkool asnjëherë në krahasim me ata që kanë konsumuar një pije në ditë.

Ata më pas kanë gjetur se nga 100,000 jopërdorues, 914 do të përballeshin me ndonjë problem të lidhur me alkoolin siç është kanceri apo ndonjë plagë.

Por edhe katër persona më shumë se sa lista paraprake do të preken nga këto sëmundje nëse konsumojnë një pije në ditë, duke rritur rrezikun me 0.5 përqind.

Për personat që konsumojnë dy pije alkoolike në ditë, rreziku i përballjes me sëmundje rritet për 7 përqind, ndërsa për konsumuesit e pesë pijeve alkoolike në ditë, rreziku rritet në 37 përqind.

o.j/dita

August 24, 2018 14:44
Komento

6 Komente

  1. Nga larg August 24, 15:46

    Qe kur kane filluar hetuesit te bejne studime shkencore?

    Reply to this comment
  2. Tironsi August 24, 15:59

    Sipas ketij studimi , njeriu nuk do te egzistonte ne asnje cep te rruzullit toksor. tani ke te besoj :
    kete studim. apo studimin botror wr thote se nje gote vere e kuqe i bene mire semundjeve te zemres?
    Te besoj studimin ,po nga studiues te universiteteve me fame botrore ( sipas gazetave) qe mos pini asnje filxhan kafe se u demton zemren,apo atij studimi po nga universitetet me fame botrore qe thone: ” edhe 3 kafe u bene mire per zemren. Kam mendimin se keto studime jane te gazetave per reklama. Konkurenti i pieve thot : “Mos pini kafe se semureni” dhe ekunderta ai i kafes thote mos pini vere te kuqe se semureni…… Ndonje studim qe te pim apo mos te pim shurre ka?

    Reply to this comment
  3. ...1234 August 24, 18:59

    Mijra ton alcohol prodhohet dhe konsumohet ne dite,………konkluzioni??? Kur je ne moshen mbi 65 ch’far pret, po te pelqeu pije sido qofte , ne nje fushe me mina ecen.

    Reply to this comment
  4. musa August 25, 07:24

    Ama po ja futni kotë, a përbën lajm ky shkrim? apo vetëm doni ti mbushni faqet e gazetes?

    Reply to this comment
  5. Mesuesja August 25, 08:58

    Njeriu do te jetoje sa ja ks shkruajtur Zoti por cilesine e jetes dhe shendetin e mire do ta bej vete se nuk diskutohet qe mund te rrodh edhe 85 vjeç me 100 ilaçe po s eshte jete. Sa per studimet jo vetem qe do ishim shuajtur e mbaruar po me se do rronim nuk e dime. Hani e pini pa e tepruar ate qe ju pelqen ky eshte mesazhi qe na vjen nder shekuj.

    Reply to this comment
  6. Mesuesja August 25, 09:16

    Njeriu rron sa ja ka shkruajtur Zoti por cilesine e e jetes e ben vete se mund te rrosh dhe 85 vj eç vetem me iaçe e dhimbje çdo dite po s eshte jete ajo. Nje mesim na vjen nga Zoti hani e pini pa e tepruar se çdo gje e tepruar eshte e demshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*