Studimi i ri: 30% e të prekurve me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma 9 muaj pas infektimit
Nga Arkiva
Një studim i ri i botuar në revistën JAMA Network Open zbulon se 30% e të infektuarve me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma deri në nëntë muaj pas shfaqjes së infeksionit.
Në monitorimin më të gjatë të pacientëve me Covid-19 deri më tani, studiuesit vëzhguan 177 individë me diagnozë laboratorike të konfirmuar Covid-19 për deri në nëntë muaj dhe zbuluan se rreth 30% vazhdojnë të kenë simptoma të vazhdueshme.
Nga 177 pacientë të ndjekur, 150 nuk ishin shtruar kurrë në spital dhe konsideroheshin se kishin virusin me simptoma të lehta, ndërsa 11 të tjerë ishin asimptomatike.
Ndërkohë, 49% e pacientëve që nuk ishin shtruar në spital dhe 5% e pacientëve me sëmundje të rëndë raportuan se kishin simptoma edhe pse kishte kaluar 9 muaj që nga nisja e sëmundjes.
o.j/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento