Studimi i ri/ Truri rigjenerohet edhe gjatë plakjes

April 7, 2018 12:23

Studimi i ri/ Truri rigjenerohet edhe gjatë plakjes

Ndryshe nga sa mendohej deri tani, truri edhe gjatë plakjes vijon procesin e rigjenerimit njësoj si në rini, falë prodhimit të neuroneve të reja. Për herë të parë konfirmohet kjo gjë nga kërkimet e Universitetit Columbia dhe të publikuara në revistën shkencore Cell Stem Cell.

Sipas kërkimit, truri vijon gjithnjë prodhimin e neruoneve të reja përgjatë gjithë jetës së njeriut, ndryshe nga kafshët.

Është vërejtur se të moshuarit kanë shumë më tepër emocione dhe aftësi mendore sesa besohej, kjo pasi mund të prodhojnë mijëra neurone të reja në mënyrë të barabartë me të rinjtë dhe në trurin e tyre volumi i strukturës që kontrollon emocionet është i njëjtë me trurin e një njeriu më të ri në moshë.

I vetmi ndryshim qëndron në numrin e enëve të gjakut, me të pakta në trurin e njeriut në moshë të madhe por edhe një sasi më e vogël e një proteine që është rregullatore e plasticitetit të ipokampit.

o.j/dita

April 7, 2018 12:23
Komento

1 Koment

  1. MH April 7, 15:09

    Meqe shkenca don te na bindin per rigjenerimin e trunit edhe gjate plakjes.A ka ndonji shembull kur nji i semure psiqik qe ushtron me vite terapin per sherimin e trunit ti jete krye rigjenerimi deri ne normalitetet si te mos kishte kalue aspak ne marrjen e terapise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*