Vetëm 4% nuk do përfshiheshin kurrë në një aferë korruptive?!

October 30, 2019 09:50

Vetëm 4% nuk do përfshiheshin kurrë në një aferë korruptive?!

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike sapo ka përfunduar një studim mbi perceptimin publik të korrupsionit, ku zbulohen disa gjetje shqetësuese mbi përhapjen dhe sofistikimin e tij.

Sipas studimit, publiku sheh si grupet më pak të korruptuar mësuesit dhe gazetarët, ndërsa treguesit dhe renditja e korrupsionit për zyrtarët ka mbetur thuajse i pandryshuar nga viti 2016, dhe ka vetëm një përmirësim të lehtë.

Grupet e perceptuara si më të korruptuara nga publiku vazhdojnë të mbeten gjyqtarët, prokurorët, nëpunësit e doganave dhe tatimeve, nëpunësit e administratës së drejtësisë, partitë politike dhe drejtuesit e tyre.

Studimi zbuloi se afro gjysma e qytetarëve të anketuar u shprehën që administrata u ka bërë presion për rryshfet në këmbim të shërbimeve publike.

Po ashtu gjysma e të anketuarve pohuan se kanë dhënë rryshfet për të marrë shërbime publike, pra rezistenca ndaj presionit për korruptim është minimale.

Por ky studim ve në pah të dhëna shqetësuese për klimën që ka krijuar korrupsioni.

Klshtu, sipas tij, afro gjysma e qytetarëve të anketuar pohuan që ishin gati të bënin të njëjtat presione korruptive, nëse do të këmbenin vendet me zyrtarin publik.

Vetëm 4 % deklarojnë se nuk do të përfshiheshin kurrë në një aferë korruptive.

Gjuthsesi, mbi 20% e të anketuarve kanë ende shpresë në çrrënjosjen e korrupsionit.

“Janë më shumë se sa 1/5, ose 22% e të intervistuarve që deklarojnë me besim se korrupsioni do të mund të çrrënjoset. Ky është një tregues në krahasim me matjet e mëparshme dhe që jep shpresë se zbatimi i reformës në drejtësi, siç u mbështet fuqishëm nga SHBA dhe BE, është një mundësi e mirë që kjo dukuri të ndëshkohet” – thotë drejtuesi i qendrës, Zef Preçi.

Studimi vëren gjithashtu se korrupsioni i vogël me dhurata nën dorë ia ka lënë vendin korrupsionit të lartë e të sofistikuar nëpër labirintin e kontratave të pakuptueshme dhe marrëveshjeve të fshehta.

Studimi del në përfundimin se shumica e njerëzve po i mbajnë të gjitha shpresat se korrupsionin më në fund do ta godasin SPAK dhe BKH.

Studimi mbi perceptimin e korrupsionit nga opinioni publik është matja e pestë që nga viti 2001 në 3 elemente kryesore: presionit të administratës ndaj qytetarëve për korrupsion, realizimi i korrupsionit gjatë marrjes së shërbimeve publike dhe mbi shkallën e besimit, që ka publiku nëse korrupsioni mund të çrrënjoset.

October 30, 2019 09:50
Komento

8 Komente

  1. Arben October 30, 10:04

    Shqiperia uropiane, nga fitorja ne fitorje.

    Reply to this comment
  2. trollna October 30, 10:15

    Vetem shteti,eshte ai qe stimulon eger korupsionin.Sidomos vitet e fundit,kemi nje agresion nga institucionet e shtetit,per te rjepur subjekte dhe individe sa mendon se neser ky shtet nuk do ekzistoje me.
    Vetem ne nje dite nga i njejti institucion ne dy kontrolle nuk largohen pa mare “gjobe”.Edhe puna po na veshtiroset, profesioni,e çdo gje ne kete palo shtet,e palo bashki.

    Reply to this comment
  3. MH October 30, 11:58

    Korrupsioni i perditshem ne administraten,nendore si dhe ai i nivelit rrang qeveritar eleminohen me konstatimin e pare duke shkarkue nga puna automatikisht cilido qe konstatohet.
    Tu vij turp te gjithe atyre qe japin ne sportele pagat e pensionisteve.Pensionistet si te semur menderisht iu len rryshfet.Thuese asht ky sportelist qe iu ban ndere dhenine e pensionit.Aty tek sporteli duhet te qendrojne nji “partizan” qe lufton kete pisllek korrupsionit rrushfet dhe sportelistin ta pushoj automatikisht nga puna.Kjo gje ekziston dhe ne bankat e cdo qytetit.ku lihen rryshfte per terheqjen e parave te vete nga banka ne xhep.
    Nji rryshfet i tille ne bankat e cdo shtetit te sistemit kapitalist nuk guxojne asnji sportelist ta pranoj sepse e din qe pushohen nga puna.At’here pse shqiptare nga ma te vorfnit e plantit qe pensionohen nga 100-150 dollar ne muaj imponohen te japin rrushfet.
    E filloni luften kundra korrupsionit qe ketu ne sportele dhe deri ne rrang qeveritare.Do e ndieni veten ma te pavarun dhe normal te ndruem ne shoqerin qe jetoni.

    Reply to this comment
  4. fteri October 30, 12:17

    kapitalizmi qënka korrupsion i gjallë,na bëri varrin ,na than se do të hamë me lugë floriri ,por na vodhën ,shkatrruan ,fabrika ,uzina ,shitën mineralet ,shitën naftën ,shitën ferrokromin ,shitën bakrin e floririn pikat strategjike për mbrojtje ,detin gurtë pyet e pishat e reja rrënuan gjithçka deri te avjont ,tanket ,mitralozët ,katjushkat ,minat k/tank ,granatat ,fishekët e municionet ,Saliu me djalin e tijë ja shiti trafikantve ndërkombëtar ,shqipëria -zero .

    Tani na thonë a doni të bleni avjon ,paguani sa frëngu pulën ,doni mbrojtje detare ,blinë katra silurues ,doni mbrojtje k/ajrore blinë mitraloz kundra ajror etj…

    SHko në shtet për të zgjidhur një punë të thonë nuk kemi kohë ,ose paguaj që ta zgjidhim,kjo është e vërteta e kapitalizmit gjakatar.

    Reply to this comment
  5. shoku October 30, 12:29

    Nese korrupsioni eshte cilesuar si kancer i shoqerise, i bie qe ne trupin e Shqipersie te jete nje mega kancer, ku vetem 4% e qelizave rezistojne.
    Njelloj si ato filma me zombi.

    Reply to this comment
  6. shoku October 30, 12:31

    Ky eshte shperfytyrimi me i qarte nder 30 vjet i shoqerise. Nje e dhene alarmante.

    Reply to this comment
  7. kujtimi October 30, 18:54

    Cfare thoni more, po qe se 96 % e shqiptareve jane te perfshire ne korrupsion, atehere korrupsioni qenka i mire, pasi te gjithe shqptaret perfitojne (96 %). Jo more gazetar mos u bazoni ne genjeshtrat e nje ish ministri, i cili hedh ne treg feka news per te zhvatur jo pak para nga donatoret.

    Reply to this comment
    • ilir October 31, 13:57

      nuk e thote keshtu
      e ke lexuar gabim
      nuk jane perfshire
      do perfshiheshin nese do tu jepej rasti
      une e besoj
      eshte shpjegimi pse jemi ketu ku jemi dhe pse durojme kete klase politike qe kem
      nuk i urrejme, ne fakt i zilepsim dhe duam te jemi si ata
      kaq

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim