Studimi/ Ja sa para fitojnë atletët në Rio 2016

August 8, 2016 12:04

Studimi/ Ja sa para fitojnë atletët në Rio 2016

Më shumë se 11,000 atletë do të shkojnë në Brazil për të marrë pjesë në lojërat olimpike 2016. Për shumicën e olimpikëve është koha për të siguruar jetesën dhe kohën për t’u trajnuar për ëndrrën e tyre olimpike.

Një studim për të ardhurat gjurmoi atletet ne lojërat e 2012 dhe gjeti se gjysma e atleteve të renditur në 10-shen më të mirë në eventet që morën pjesë fitonin më pak se  15,000$ në vit nga të gjithë burimet e të ardhurave ku përfshihen sponzorizimet, paratë e fituara nga çmimet dhe grandet…

Kur Komiteti Ndërkombëtar Olimpik fillimisht lejoi që atletët profesional të konkurronin në lojërat olimpike të 1986, hapi derën për një lloj tjetër profili të atletëve, atë të ikonave të një profili të lartë. Krahasuar me atletët që përpiqen për të mbyllur fundin e muajit, Kevin Durant dhe Novak Djokovic janë pas medaljes së artë këtë muaj, por ta fitojnë më shumë se 150,000$ në ditë në 12 muajt e fundit.

Janë 14 atletë në Brazil që konkurrojnë në 5 lloje të ndryshme sportesh që kanë fituar më shumë se 15 milionë dollarë nga qershori 2015 deri në qershor 2016, nga të dhënat e Forbesit. Së bashku ata bëjnë rreth 447 milionë dollarë, ose mesatarisht 32 milionë dollarë, ku 58% e këtyre të ardhurave burojnë nga sponsorët.

Në vend të parë është superylli i NBA Durnat me 56.2 milionë dollarë. Duran fitoi medaljen e artë në 2012 në skuadrën kombëtare të meshkujve, por kjo do të jetë hera e tij e parë si lojtar kryesor i skuadrës duke qenë se LeBron James dhe Kobe Bryant nuk do të jenë pjesë e Rio 2016.

Durant do të ketë rrogën më të lartë ne sezonin e ardhshëm të NBA-s me pagë 26.5 milionë dollarë, së bashku më shumë lojtarë të tjerë  që kanë firmosur kontrata të një niveli shumë të lartë.  Durant nënshkroi një marrëveshje 10 vjeçare më NIKE, ku atletet  më firmën e tij vlejnë gjenerojnë rreth 300 milionë dollarë të ardhura.

Durant gjithashtu lançoi linjën e tij të të brendshmeve në ortakëri me Neff dhe Foot Locker vitin e shkuar. Të tjerë sponsorizues  si BBVA, 2K Sports dhe Beats sjellin një total prej 36 milionë dollarë të ardhura.

Nëse Durant fiton medaljen e artë, ai do të përfitojë nga SHBA-ja një bonus prej 25.000 dollarësh nga Komiteti Olimpik Amerikan. Për medaljen e argjendte paguhet një bonus prej 15.000 dollarë dhe për të të bronztë 10.000 dollarë.

Ylli serb i tenisit Djokovic fitoi 55.8 milionë dollarë gjatë vitit të shkuar nga çmimet, nënshkrimet dhe tarifat për imazhin. Lojtari numër 1 i tenisit në botë ka dominuar këtë sport në 6 vitet e fundit duke marrë pjesë në 18 nga 24 finalet Grand Slam. Ai u bë tenisti i parë që kapi vlerën 100 milionë dollarë në qershor.

Ikona e futbollit Neymar dhe tenisti spanjoll Rafael Nadal së bashku arritën shifrën 37.5 milionë dollarë gjatë vitit të shkuar. Çdo skuadër kombëtare në lojërat olimpike është e kufizuar në me pranin e vetëm 3 lojtarëve të moshës mbi 23 vjeç.

Neymar, 24 vjeç, po përfaqëson kombin e tij, Brazilin, që kurrë më parë nuk ka fituar një medalje të artë në futboll pavarësisht trashëgimisë që ka si vend në këtë sport. Nadal ka munguar 2 muaj në turne për shkak të dëmtimeve, por po trajnohet në Brazil me shpresën për të luajtur në lojërat teke, dyshe dhe të miksuara, ku përballë do të ketë japonezin Kei Nishikori që do të jetë një nga figurat kryesore të Lojërave Olimpike që do të zhvillohen në Japoni në 2020.

Në 14tshen e atletëve  që fitojnë më shumë në Rio, përfshijnë 8 amerikanë falë skuadrës kombëtarë me 6 lojtarë të NBA-s, këto pasohen nga ylli i futbollit Neymar, vrapuesi Usain Bolt dhe lojtari i golfit Rickie Fowler. Serena Williams është e vetmja femër që bën pjesë në listë me të ardhura 28.9 milionë dollarë.

Dyshja olimpike që është renditur ndërmjet atletëve më të paguar kanë zbritur në Rio. LeBron James (77.2 milionë dollarë) ka luajtur në tre lojërat e fundit olimpike duke fituar dy medalje të arta, ka vendosur të mos marrë pjesë në Rio për të pushuar pas 6 vitesh në finalet e SHBA-së. Roger Federer (67.8 milionë dollarë)  do të merrte pjesë në Lojërat Olipmike, por deklaroi muajin e shkuar se do të pushonte që të merrte veten nga operacioni i gjurit.

Ateletët shqiptar në mbijetesë  

Shqipëria në Lojërat Olimpike Rio 2016 përfaqësohet nga 6 atletët, Luiza Gega, flamurmbajtësja, Izmir Smajlaj, Briken Ccalja, Evagjelia Veli, Sidni Hoxha dhe Nikol Merizaj.

Luiza Gega, nënkampione e Europës, është pretendente për të rrëmbyer nje nga medaljet në Rio 2016. Por, ende nga Ministria nuk është thënë se si do të shpërblehet sportistët pjesëmarrës në Lojëra Olimpike.

Sportistët shqiptar, në të kundërtën e kolegëve të huaj, paguhen pak, vuajnë mungesën e sponsorve dhe rralë herë mund të përdoren si imazhe në fushatat publicitare.

Të ardhurat minimale nuk mbulojnë shpenzimet e përgatitjes së një sportisti, duke filluar që nga veshjet dhe deri tek dietat specifike që duhet të ndjekin.

Vlera monetare e medaljeve të Rio 2016

Medaljet e arta olimpike janë të bëra nga gjaku, djersa dhe lotët. Janë të bëra nga mëngjeset e shpejta dhe mbrëmjet e vona të sakrificave. Janë të bëra nga koha e gjatë e qëndrimit në pishina apo në dhomën e peshës. Jeta e një sportisti është e lidhur pas sakrificave dhe dhimbjes fizike…

 Por, medaljet olimpike kanë dhe një vlerë monetare. Megjithëse asnjëra prej tyre nuk janë vetëm më ar, argjend apo bronz, ato kanë një vlerë reale, të përcaktuar në treg.

Duke ndjekur standardet olimpike, medaljet e arta janë të përbëra vetëm më 1% ar, 92.5% argjend dhe pjesën e brendshme të bronztë. Me çmimet aktuale të tregut, 1% i përdorur apo 6 gramët e medaljes së artë do të vlenin 249.2 dollarë (41.57 dollarë për gram). 92.5% i përbërë nga argjendi kushton 259$ (0.56 dollarë për gram). Pra, vlera monetare e një medalje argjendi do të ishte 508.42 dollarë.

Medaljet e argjendta, të cilat përbëhen me 93% argjend, nga ku 30% është argjend i ricikluar nga sende dhe 7 % përbëhet nga bakri, më një vlerë monetare 260.4 dollarë. Medaljet e bronzta janë kryesisht të përbëra nga bakri dhe në lojërat olimpike të 2012 vlera monetare e tyre ishte më pak se 5 dollarë.

Këto medalje do të varën në qafën e fitimtareve dhe shumë shtete ofrojnë inkurajim monetar për atletët që do të fitojnë një medalje të tillë. SHBA ofron përkatësisht 25.000, 15.000 dhe 10.000 për të artën, argjendtën dhe të bronztën.

Azerbajxhani ofron 510.000 dollarë për sportistin që do të rrëmbejë një medalje të artë, Rusia 135.000 dollarë dhe Tajlanda 314.000 dollarë. Edhe Kina është e njohur për shpërblimet e saj për fituesit, ku përveç çmimeve, ka ofruar edhe apartamente, makina ose dhe të dyja bashkë. Në anën tjetër ka dhe vende si Mbretëria e Bashkuar, që nuk ofrojnë shpërblime shtesë për fituesit./MONITOR

August 8, 2016 12:04
Komento

1 Koment

  1. Lul Basha August 9, 05:29

    Po Shqiperia sa ofron?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*