Zbulimi: Veç 7 planeteve të rinj, ka edhe një planet tjetër që mund të shpëtojë botën

February 23, 2017 14:02

Zbulimi: Veç 7 planeteve të rinj, ka edhe një planet tjetër që mund të shpëtojë botën

 

Ndërkohë që NASA deklaroi se ka zbuluar një sistem të ri diellor ku gjenden 7 planete të ngjashëm me Tokën, një grup shkencëtarësh të shquar nga gjithë bota thanë për Gojët e Liga se një e treta e popullsisë botërore duhet hequr qafe, për të parandaluar zbrazjen totale të burimeve të planetit tonë.

Shkurt, thanë shkencëtarët, njerëzimi duhet të gjejë mënyrën sesi të vrasë ose t’i largojë mbi dy miliardë anëtarë të species së vet, sa më shpejt.

Gojët e Liga pohojnë se duke përfaqësuar fusha studimi nga më të larmishmet, përfshirë ekologjinë, bujqësinë, biologjinë dhe ekonominë, studiuesit thanë për mediat se faktet janë fakte: Njerëzimi e ka tejkaluar me kohë atë numër popullsie që garanton ushqim dhe burime jetese për të gjithë, prandaj një në tre njerëz duhet të zgjedhin sesi ta heqin qafe veten ose të shkojnë te këto planetet e reja për të jetuar, larg nga ky i yni.

Sidoqoftë, popullata duhet të fillojë të rrallohet. “Madje duhej të kishim filluar”, konfirmuan shkencëtarët.

Por studiuesit më seriozë ofrojnë edhe alternativën tjetër: Atë të largimit nga Toka e mbipopulluar, por jo duke shkuar në 7 Tokat e reja të NASA0s, por duke shkuar në një planet krejt tjetër, si psh… Ballkani.

“Ballkani mbetet mister për ne, por kemi dëgjuar se është një destinacion disi i jetueshëm për qenien njerëzore”, thonë shkencëtarët, “të dhënat tona thonë se krijesat lokale janë zevzeke, por revoltat e tyre janë të shkurtra dhe gjithmonë për arsyet e gabuara. Besojmë se në këtë planet strehohen pa problem dy miliardë njerëz”.

p.s. Gojët e Liga janë rubrikë satirike por lajmet, jo dhe aq

February 23, 2017 14:02
Komento

10 Komente

  1. Peci March 18, 19:33

    Jo planet me vete, po galaktike me vete esht Ballkani. Cudia eshte si kane arritur ta zbulojne

    Reply to this comment
  2. Lanet March 18, 19:36

    Ptu lanet. Une thash se cfar paskan gjet. vetem per nje gje keni te drejte: “krijesat lokale janë zevzeke, por revoltat e tyre janë të shkurtra dhe gjithmonë për arsyet e gabuara”… hahaha

    Reply to this comment
  3. Nina March 18, 19:37

    Mos u lodhni kot Dita. Rallimin e popullates e ka gjet USA. Shpik nje lufte ne siri, nje konflikt aty, nje perplasje atje dhe mbaro pune.

    Reply to this comment
  4. info analitike March 19, 15:34

    Ne planetin e ri do te hartohet nje plan urbanistik rilindes nen drejtimin e te “gjithediturit”Artan Shkreli e do te legalizohen te gjitha ndertimet aliene pa leje nen kujdesin e Artan Lames qe i hane duart. Do te ndertohet edhe nje bunker historik dhe nje hamam mesjetar me plllaka majolike.

    Reply to this comment
  5. ble-ta March 20, 12:56

    Me vjen keq me rilindlehesat por info ka te drejte. Edhe shkrimi i Dites qe ben sikur tallet me ata qe protestojne per “arsyet e gabuara” le te jete Dita zonje e vetes dhe jo e tredhur nga qeveria ( megjithese me pak se te tjerat) dhe le te ndricoje qe ata te protestojne per arsye jo aq te gabuara.

    Reply to this comment
  6. ties hokei. January 4, 18:19

    mos kini merak.vjen ne ndihme industria e riciklimit.njerzit do hane cfare dhjesin,do riciklohe,do e hane prape e keshtu me radhe.merni pervoi ne ballkan,pikrisht ne shqipri.

    Reply to this comment
  7. ballkanasi January 7, 18:00

    Jazek lanet. se po erdhèn do qýtetèrojnè ballkanin.. Jemi mè mire kèshtu ohohooo , tè pasurit pasurohen tè varfèrit varfèrohen.

    Reply to this comment
  8. psikollogjia January 11, 15:00

    komuzem + planifikim familjar, deri ne zhdukje te fares njerezore . te lindesh eshte qef . te vdesesh eshte terror, per psiqiken e njeriut . po nuk deshe te vuajne pasardhesit mos pill.

    Reply to this comment
  9. s January 11, 18:09

    Ti shiko Berishen qe mban peng shqiperin dhe shqiptaret 30% i ka lene tju behet qarkullimi i gjakut ..ndersa 70% ja ka mbyllur rubinet pa asnje shpetim

    Reply to this comment
  10. fantazi dhe nostalgji "shkenca dhe jeta", ose "nauka i zhizn"" February 23, 18:00

    jane larg 40 vjet drite . duhet te kete oksigjn dhe azot, ne masen; se s’me kujtohet; 78 % vs 20% ne favor te azotit . trashesia e kesaj shtrese, mos t’a kaloj mezin e lartesise se himalajeve . temperaturat vjetore, rreth 20°dhe mundesisht, 4 stine dhe dit- nate 24 oreshe . po problemi eshte, 40 vjet drite distance . kjo do te thote se lidhje praktike me keto planete mund te behen, po te udhetosh me mjete nderyjore, qe levizin me shpejtesi mbi treqindmij km ne sek . sipas ajshajnit, kjo shpejtesi edhe mund te arrihet . dhe ai e “shpjegon” ate . por po e kuptoi njeri ne kete bote, shjegimin e tij, do “vras” veten nga merzia, qe s’arrita t’a kuptoj deri tani dhe une, megjithse jam munduar ca . sepse…… me pelqen te “iki nga kjo bote, ku njeriu s’ ben dot shaka”…… me ufo dhe aljen . le me me…. “star- trek”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*