Jemi në vendin e parë për konvertimin nga myslimanë në të krishterë?

April 28, 2016 13:09

Jemi në vendin e parë për konvertimin nga myslimanë në të krishterë?

Një Studim me titull “Besimtarët në Krisht me të kaluar myslimane” e nxjerr Shqipërinë në vendin e parë në Europë, mes besimtarëve të krishterë, të cilët janë konvertuar si të tillë pasi më parë kanë qenë myslimanë

Bëhet fjalë për një Census global”, me autorë Duane Alexander Miller*, nga Universiteti “St. Mary’s” në San Antonio, Texas dhe Patrick Johnstone, nga  WEC International Singapore.

“Që nga vitet 1960”, shkruajnë autorët, “ka patur një rritje domethënëse në numrin e konvertimeve nga Islami në Kristianizëm. Pjesa më e madhe e këtyre konvertimeve ka qenë në formën e Kristianizmit evangjelist apo Pentekostal, por ka patur edhe konvertime në kristianizmin katolik apo ortodoks, ndërkohë që disa të konvertuar të tjerë, deklarojnë se vazhdojnë që të mbeten, në një farë mënyre, edhe myslimanë edhe ndjekës të Jezusit”.

Studimi i gjatë, linkun e të cilit mund ta gjeni nëse klikoni KETU, shpjegon në hollësi se si dy autorët kanë siguruar vlerësimet dhe shifrat e të konvertuarve, kompleksiteti i kësaj pune, si dhe një listë të shteteve, të ndarë sipas kontinenteve, me numrin e besimtarëve në Krisht, të cilët kanë një të kaluar myslimane. Studimi përfshin edhe grafikë me vlerësime maksimale, minimale dhe mesatare të kësaj popullsie, që nga viti 1960 e deri më sot.

Kërkimet për studimin, sipas autorëve, kanë nisur që në vitin 1960, kur Patrick Johnstone nisi që të mbledhë informacione mbi përmasën dhe natyrën e komuniteteve kristiane në vende të ndryshme të botës. Kjo rezultoi në gjashtë botime të librit “Operacioni Botë”, autor i të cilit është Johnstone. Qëllimi i këtij libri ka qenë të ofrojë një profil të secilit vend në botë, duke përfshirë edhe informacione për ndarjen etnike dhe fetare.

Sipas studimit, Shqipëria është mes 4 vendeve të para në Europë, për numrin e të krishterëve me të kaluar myslimane. Autorët vlerësojnë se janë 13 mijë shqiptarë të konvertuar në besimtarë të Krishtit. Vendin e parë e mban Bullgaria me 45 mijë besimtarë të konvertuar, vendin e dytë Mbretëria e Bashkuar me 25 mijë besimtarë të konvertuar, ndërkohë që pas saj renditet Gjermania me 15 mijë besimtarë të konvertuar. Sa i përket Kosovës, sipas studimit, besimtarët e konvertuar në kristianizëm, me një të kaluar myslimane, kanë qenë 2000. /bota.al

111-1

April 28, 2016 13:09
Komento

20 Komente

  1. ilir April 28, 13:39

    Te paret per gadishmerine per tu konvertuar nga te krishtere ne msylimane gjate PErandorise Osmane
    Teni te paret serish per te kunderten.
    Hajde popull qe jemi hajde

    Reply to this comment
  2. Arben April 28, 13:57

    ALLAHU ESHTE RRUGA E DUHUR..

    Reply to this comment
    • laki boy April 28, 15:13

      Cili nga Allahet o mik?
      Allahu sipas suniteve?
      Allahu sipas shiiteve?
      Allahu sipas bektashinjve?
      Allahu sipas ISIS?
      Na ndrico pak se po na cani bythen me kete historine e Allahut tuaj

      Reply to this comment
  3. MH April 28, 14:24

    Myslimanet duhet ta kuptojne thellesisht me shpirt origjinen e familjes ne aspektin e besimit fetar.Ato si gjenez ishin te krishter.Kushtet social politike dhe pushtuese bani qe te konvertohen me hire apo pa hire ne mysliman.Sot ato qe kthehen (konvertohen) ne te krishter bejne nji veprim te shkelqyer duke iu kthyer origjines se besimit te krishter.Sa ma me ndjeshmeri shpirterore te kuptojne origjinen e besimit aq ma shpejt do konvertohen ne vendin qe u takon.

    Reply to this comment
  4. E verteta April 28, 14:50

    90% Shqiptaret e konvertuar ne te Krishtere jane konvertuar prej interesave te momentit dhe jo prej bindjeve relixhoze . Une do te doja te dija se sa HOXHALLARE jane konvertuar ne te KRISHTERE dhe sa PRIFTERINJE jane konvertuar ne MUSLIMAN .Kjo per mendimin tim do te kishte nje domethenje te madhe sepse ata kane njohurite e nevojshme fetare .Te tjerat jane ”miremengjez o interes”

    Reply to this comment
    • dakort April 28, 15:43

      sh i sakte komenti !

      Reply to this comment
    • Arben April 28, 21:38

      PO CFARE RENDESI KANE KETO STATISTIKA, VATIKANI I MESHON KETYRE, SEPSE PO “DEL NGA MODA”.

      KURANI NUK E NJEH PER MUSLIMAN ATE QE ESHTE KONVERTUAR ME DHUNE APO ME PARA.

      Reply to this comment
    • Arben April 28, 22:03

      PO CFARE RENDESI KANE KETO STATISTIKA, VATIKANI I MESHON KETYRE, SEPSE PO “DEL NGA MODA”..

      KURANI NUK E NJEH PER MUSLIMAN ATE QE ESHTE KONVERTUAR ME DHUNE APO ME PARA.

      Reply to this comment
  5. predator April 28, 15:13

    shume domethenese mbi karakterin tone si popull

    Reply to this comment
    • kristi April 28, 15:14

      e kane fajin politikanet o predator qe kurre nuk ia dolen ti mbajne shqiptaret te lumtur ne vendin e tyre
      nuk e ka fajin populli

      Reply to this comment
      • predator April 28, 15:15

        Po pse z.Kristi, politikanet nuk jane shqiptare?
        UFO nuk jane
        jane bij dhe bija te popullit shqiptar
        kane nje baba dhe nene shqiptare apo jo?

        Reply to this comment
  6. mirel drejtesia April 28, 16:43

    Shqiptari nuk pa patur asnjehere fe,mbasi kete dukuri e c’rrenjosi Enveri. Keshtu pavaresisht nga te paret e atyre familjeve ne thojza mysliman ,as nuk e kishin idene e fese….thjesht donin te hapeshin si vaj ne lakra,te prostituonin,te vidhnin,apo te vrisnin….apo te shkonin neper disko duke u gdhire ne trusnine e pijeve……Keta njerez nuk e kane idene se c’fare feje kerkojne…..dhe po a shtu e kane te lehte te ndyshojne si te deshirojne…..pa taban…..E rendesishme te bsojne ne Zot qe te kthehen ne rruge te mbare…Mos te tregojne perralla me kete artikull…..me mire e dime vet ne shqiptaret se kush jane ne invagjelise,apo ne tjeter fe.Do ishte mire te gjithe keta kriminele ,hajdute,perdhunuesit, prostitutat, pedofilet,lesbiket,apo homot te pyeten se c;far feje kane….

    Reply to this comment
  7. maks April 28, 18:58

    nuk e kuptoi ku percaktohet qe nje shqiptar esht mysliman apo kristjan ne para 25 vjetesh ishim te gjith ateista si ka mundesi qe u beka numrimi dhe ndarja e popullsis me perqindje per te vertetuar sa fetar jan shqiptaret shkoni ne kisha e xhamia dhe i numuroni jane te njejtet njerez qe ven perhere

    Reply to this comment
  8. A April 28, 19:44

    Shume mire. Une jam nje nga ata. Kur do vije ora te jemi te gjithe ne nje ane Atje ku kemi qene me pare.

    Reply to this comment
  9. drit April 28, 21:32

    Shqiptaret po kthehen ne origjinen e tyre , e cila ju mohua nga ish pushtuesi osman.Rikthimi i shqiptarve ne kristian ,vlera patriotike,dhe e verteta e personalitetit origjinal.

    Reply to this comment
  10. Amerikani... April 29, 13:30

    Shqiptaret nuk po “konvertohen” ne krishterim, sepse per t’u konvertuar u detyruan nga kolera turke me dhune dhe shperblime…Shqiptaret po rigjejne identitetin e tyre Europian…”Shqiponja fluturon lart, por gjithmone kthehet ne fole “…Por qe familja natyrale Europiane t’a pranoje, duhet qe “unazen e roberuesit” 500 vjeçar t’a zhduke njehere e pergjithmone…Jashte identitetit tone natyral Europian ,nuk kemi asnje te ardhme si komb…!!!…

    Reply to this comment
  11. Amerikani... April 29, 13:31

    Shqiptaret nuk po “konvertohen” ne krishterim, sepse per t’u konvertuar u detyruan nga kolera turke me dhune dhe shperblime…Shqiptaret po rigjejne identitetin e tyre Europian…”Shqiponja fluturon lart, por gjithmone kthehet ne fole “…Por qe familja natyrale Europiane t’a pranoje, duhet qe “unazen e roberuesit” 500 vjeçar t’a zhduke njehere e pergjithmone…Jashte identitetit tone natyral Europian ,nuk kemi asnje te ardhme si komb…!!!…….

    Reply to this comment
  12. Amerikani... April 29, 13:31

    Shqiptaret nuk po “konvertohen” ne krishterim, sepse per t’u konvertuar u detyruan nga kolera turke me dhune dhe shperblime…Shqiptaret po rigjejne identitetin e tyre Europian…”Shqiponja fluturon lart, por gjithmone kthehet ne fole “…Por qe familja natyrale Europiane t’a pranoje, duhet qe “unazen e roberuesit” 500 vjeçar t’a zhduke njehere e pergjithmone…Jashte identitetit tone natyral Europian ,nuk kemi asnje te ardhme si komb…!!!………..

    Reply to this comment
  13. Amerikani... April 29, 13:45

    Shqiptaret nuk po “konvertohen” ne krishterim, sepse per t’u konvertuar u detyruan nga kolera turke me dhune dhe shperblime…Shqiptaret po rigjejne identitetin e tyre Europian…”Shqiponja fluturon lart, por gjithmone kthehet ne fole “…Por qe familja natyrale Europiane t’a pranoje, duhet qe “unazen e roberuesit” 500 vjeçar t’a zhduke njehere e pergjithmone…Jashte identitetit tone natyral Europian ,nuk kemi asnje te ardhme si komb…!!!…………..

    Reply to this comment
  14. Amerikani... April 29, 13:46

    Shqiptaret nuk po “konvertohen” ne krishterim, sepse per t’u konvertuar u detyruan nga kolera turke me dhune dhe shperblime…Shqiptaret po rigjejne identitetin e tyre Europian…”Shqiponja fluturon lart, por gjithmone kthehet ne fole “…Por qe familja natyrale Europiane t’a pranoje, duhet qe “unazen e roberuesit” 500 vjeçar t’a zhduke njehere e pergjithmone…Jashte identitetit tone natyral Europian ,nuk kemi asnje te ardhme si komb…!!!……………..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*