Studimi: Një në 4 fëmijë ka provuar alkoolin dhe cigaren

May 31, 2018 20:37

Studimi: Një në 4 fëmijë ka provuar alkoolin dhe cigaren

Gjetjet e pyetësorit të realizuar në shkollat 9-vjeçare me nxënës të moshave 11-15 vjeç janë reflektuar në studimin e Institutit të Shëndetit Publik për vlerësimin e sjelljeve të shëndetshme të fëmijët në moshë shkollore

Por, megjithëse një nga pyetjet e pyetësorit që shqetësoi në masë prindërit lidhej me mënyrën sesi fëmijët kryejnë marrëdhënie seksuale, në studim një gjetje e tillë nuk ekziston.

Sipas studimit të ISHP-së për sjelljet seksuale thuhet se në vendin tonë 14 për qind e fëmijëve 13-15 vjeç kanë kryer marrëdhënie seksuale, nga të cilët 7 për qind kanë përdorur kondom, ndërsa 7 për qind të tjerët nuk e njohin dhe nuk e kanë përdorur ndonjëherë.

Në studim flitet edhe për duhanin dhe alkoolin. Sipas tij, rreth 25% e fëmijëve në moshë shkollore kanë pirë duhan të paktën 1 herë në jetë.

Një tjetër fenomen që shoqëron duhanin është alkooli. Pas viteve ’90 blerja e pijeve alkoolike në vendin tonë është bërë më e lehtë. 6% e fëmijëve të kësaj grupmoshe konsumojnë birrë; 5% verë dhe 5% pije të forta me ngjyrë.

Ministria e Arsimit thotë se studimin e ka bërë Instituti i Shëndetit Publik.

o.j/dita

May 31, 2018 20:37
Komento

1 Koment

  1. Asnji koment mbi Fenomenin me shqetesues te nji shoqerie !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! June 1, 10:26

    KTA NUK DUAN FEMIJET E JO ME VENDIN E TYRE

    O JU DHJEFSHA TRUT TE GJITHEVE QE QENKENI

    SHNDRUAR NE PSIKOPATE QE DINI VETEM TE

    LEHNI DITE E NATE PER SHKERDHATAT E POLITIKES

    DHE NUK NJIFNI SI FUNXIONOJNE SHOQERITE NJEREZORE

    DUHENI MARRE TE GJITHE HIP NE TRAGET E HEDHUR DIKU NE MES TE DETIT

    OSE ME JU LEN DIKU MES SHKRETETIRAVE TE AFRIKES E ARABISE
    VETEM PER ATJE VLEN KJO TURME QE JETON ATY
    E MOS HARRONI MERRNI EDHE KTA SHKERDHATAT E MEDIEVE ME VEHTE

    BOTE FUNDERINASH

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*