Studimi: Përse jemi të inatosur dhe të stresuar gjatë ditëve të nxehta

July 19, 2018 11:49

Studimi: Përse jemi të inatosur dhe të stresuar gjatë ditëve të nxehta

Studimet shkencore kanë vërtetuar se temperaturat e larta gjatë stinës së verës mund të shkaktojnë gjendje negative emocionale.

“The Sun” ka publikuar së fundmi një studim në të cilin rezulton se stresi, nervozizmi dhe tensioni janë pasojat e para të valës së të nxehtit. Sipas studimit, hormonet e stresit rriten bashkë me rritjen e temperaturave.

Shkencëtarët thonë se kjo gjë provohet më së miri nga statistikat, pasi numri i krimeve përgjatë muajve të verës rritet ndjeshëm, bashkë me episodet e dhunës në shoqëri apo familje.

Studimet kanë treguar gjithashtu se rritja e temperaturave rrit automatikisht ritmin kardiak, nivelin e testosteronit dhe reaksionet e metabolizmit, që nxisin atë që njihet si “sistemi nevrik simpatik” (përgjegjës për reagimin ndaj një stimulimi sado të vogël).

s.a/dita

July 19, 2018 11:49
Komento

1 Koment

  1. sipas nji studimi Uni Kaliforni : July 19, 12:07

    gjate veres se nxehte ,njerzit jane me shume te dhene ,
    mbas pijeve dhe shijimit te realxit ne plazhe dhe notin
    dhe pak sex 😉

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*