STUDIMI: Policia e Shtetit, institucioni më i besuar në vend

June 8, 2018 13:46

STUDIMI: Policia e Shtetit, institucioni më i besuar në vend

 

Policia e Shtetit vijon të gëzojë një besim të lartë te qytetarët, sipas një studimi të bërë nga instituti IDRA gjatë periudhës prill-maj 2018. Në këtë studim janë zhvilluar 1500 intervista me qytetarë në të gjithë vendin.

Sipas studimit kur qytetarët pyeten se sa mirë e bën punën Policia e Shtetit, 63% e publikut shprehen se ajo është duke bërë një punë të mirë ose shumë të mirë.

Për sa i përket nivelit të sigurisë në zonat e banimit edhe këtu kemi të dhëna pozitive të cilat janë të përafërta ose dhe më të mira se mesatarja e Bashkimit Europian.

Të pyetur nëse ndihen të sigurt kur lëvizin në orët e vona në lagje, 3 në 4 shqiptarë deklarojnë se ndihen të sigurt ose shumë të sigurt.

Pyetjes nëse kanë qenë viktimë e një grabitje ose sulmimi fizik në 5 vitet e fundit, 7% e popullsisë e ka pranuar këtë, por duke e krahasuar me mesataren vendeve të e BE-së, ky është një rezultat pozitiv pasi mesatarja e BE-së është 10 pikë më shumë se Shqipëria.

Nota të mira Policia e Shtetit ka marrë edhe për sa i përket parandalimit të krimit, por edhe reagimin e saj pas njoftimit të një ngjarje. Kështu qytetarët e intervistuar kanë vlerësuar me 59 pikë nga 100, Policinë e Shtetit në parandalimin e krimeve dhe 62 pikë nga 100 mbërritjen e shpejt në vendngjarje pas njoftimit, e cila lëviz me 8 pikë me mesataren e Bashkimit Europian.

Gjatë prezantimit të studimit e pranishme ishte Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe Drejtori i Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gjovalin Loka. Ai deklaroi se këto tregues do të shërbejnë për përmirësimin e punës së Policisë së Shtetit.

 

l.h/ dita

June 8, 2018 13:46
Komento

3 Komente

  1. Mark .U.K June 8, 14:00

    Kjo eshte ridhjera qe po ben ndryshime.Nga ma e pabesushmja del me e besushmja.

    Reply to this comment
  2. LORA June 8, 18:13

    Hallall,e mertojne vleresimin e shumices se qytetareve.
    Respekt per punen dhe rezultatet e Policise se Shtetit te shqiptareve.

    Reply to this comment
  3. info analitike June 8, 20:14

    Hahahaha keshtu u tha dhe per “bravo cunat” e Tahorrit. Me sa duket anketimin e kane bere tek grupet qe merren me kultivimin e hashashit. Are per ata te dhunuarit ne rajonet e policise a pyetet gje apo harruat? Po per ata 4 sgefat e policise ende ne kerkim? Studim kazani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*