Studimi: Rezultate të këqija mësimore në mot të nxehtë

May 30, 2018 10:17

Studimi: Rezultate të këqija mësimore në mot të nxehtë

Një studim i Byrosë Federale Amerikane e Kërkimeve Ekonomike ka konfirmuar se në vitet me mot më të nxehtë se normalja nxënësit nuk dalin mirë në provime.

Raporti i disa universiteteve amerikane, përfshirë dhe atë të Harvard, tregon se ka një lidhje domethënëse mes temperaturave të larta dhe rezultateve të dobëta në shkollë.

Testimet e kryera në mbi 10 milionë gjimnazistë amerikanë përgjatë 13 viteve dëshmuan qartë se moti i nxehtë ka ndikim negativ tek rezultatet shkollore.

Kërkuesit kanë llogaritur se për çdo rritje të temperaturës mesatare me 0.55 gradë ka 1% rënie të aftësisë për të mësuar. Kjo e fundit dallohej që kur temperatura rritej mbi 32 gradë celsius e pastaj vihej re edhe me tepër kur kapërcente 38 gradët.

Sipas ekspertëve, një përgjigje praktike ndaj kësaj situate mund të jetë përdorimi i ajrit të freskët të kondicionuar.

s.a/dita

May 30, 2018 10:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim