Studimi: Nuk lëvizim mjaftueshëm, 45 % nuk kryejnë asnjë aktivitet fizik

September 7, 2018 09:18

Studimi: Nuk lëvizim mjaftueshëm, 45 % nuk kryejnë asnjë aktivitet fizik

 

Deri në 45 % e popullsisë në Shqipëri raportohet të mos kryejë asnjë aktivitet fizik.

Ky përfundim, i nxjerrë nga studimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe botuar në revistën shkencore Lancet, tregon mungesën e të ushtruarit fizik në 168 shtete në botë, ku Shqipëria dhe Ballkani, renditet në një nivel mesatarisht negativ (30-45%).

Më shumë se 1.4 miliardë të rritur po e vënë veten në rrezik të lartë të sëmundjeve vdekjeprurëse duke mos marrë stërvitje të mjaftueshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkruan Monitor.

OBSH citon se një e treta e grave dhe një e katërta e meshkujve në mbarë botën janë në vijën e “rrezikut” për jetën, siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri, nëse ata nuk kryejnë një aktivitet fizik.

Hulumtuesit zbuluan se nuk kishte pasur përmirësime në nivelet e aktivitetit fizik që nga viti 2001, të studiuar më parë, pavarësisht nga iniciativat e shumta të shëndetit publik që lartësonin përfitimet e stërvitjes, në të gjithë botën.

OBSH thotë se mungesa e aktivitetit të rregullt fizik rrit rrezikun e shëndetit të dobët, duke përfshirë sëmundjen kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe diabetit, si dhe kushtet e shëndetit mendor.

“Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm është një faktor kryesor i rrezikut për sëmundjet jo-ngjitëse dhe ka një efekt negativ në shëndetin mendor dhe në cilësinë e jetës”, tha studimi i niveleve të stërvitjeve botërore të publikuara nga The Lancet Global Health Journal.

OBSH rekomandon që çdo i rritur të bëjë të paktën 150 minuta stërvitje “me intensitet të moderuar” – të tilla si ecje të shpejtë, çiklizëm, not etj– çdo javë ose 75 minuta aktivitet intensiv intensiv – të tilla si sporte të drejtuar nga një profesionist.

Studimi gjurmon nivelet e aktivitetit prej 1.9 milionë njerëzve në 168 vende në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë, gjatë vitit 2016.

a.s/dita

September 7, 2018 09:18
Komento

1 Koment

  1. info analitike September 7, 16:12

    E po Lali Dhjeri u doli borxhit! Nuk e keni pare ju qe shoku Lu edhe tek zyra e lalit hyri me biciklete. Bejeni dhe ju kur te kerkoni takim me te se mbase ju qas. Por ama kujdes se nuk eshte aq e lehte te perdoresh bicikletat e lali Dhjerit:
    http://www.respublica.al/2018/09/05/bi%C3%A7ikletat-pa-stacion-qytetar%C3%ABt-akohen-p%C3%ABr-tarifimin-dhe-aplikacionin
    Sidoqofte mos u merzitni se lali Dhjeri e ka pak ves mashtrimin dhe vjedhjen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*