Studimi, si na vjedhin bashkitë e komunat

Edlira Shehu September 14, 2013 07:56

Studimi, si na vjedhin bashkitë e komunat

Pushteti vendor është një nga hallkat që i ka kushtuar shumë buxhetit të vitit të kaluar në mos realizimin e të ardhurave. Por jo vetëm kaq, por drejtuesit vendor kanë abuzuar me fondet publike, raste të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka çuar në prokurori për hetim të mëtejshëm. Por cilat janë bashkitë që kanë abuzuar më shumë me fondet publike? Sipas një studimi më të detajuar të “Open Data Albania”, duke marrë në shqyrtim të dhënat zyrtare të auditit të KLSH-së, ka kategorizuar bashkitë dhe komunat që kanë abuzuar më shumë me fondet publike. Në total, u audituan 36 bashki dhe 18 komuna, të cilat kanë shkaktuar një dëm rreth 401 milionë lekë. Pjesa më e madhe e dëmit të evidentuar i përket dy sektorëve kryesor: prokurimeve, ku spikat dëmi i shkaktuar nga Bashkia Pogradec, Komuna Qukës Librazhd, Bashkia Korçë e Komuna Bërzhitë Tiranë dhe dëmit në sektorin e urbanistikës, ku mund të përmenden Bashkia Sarandë, Bashkia Pogradec, Bashkia Rrëshen e Bashkia Shkodër. Këta sektorë, të dy së bashku, shpjegojnë rreth 66 për qind të dëmit nga pushteti vendor, ndërkohë që dëmi i tyre përkatësisht ishte: në prokurime rreth 142.3 milionë, ndërsa në urbanistikë ai arriti në rreth 124 milionë lekë. Nga 54 njësi të audituara, vetëm në 10 prej tyre apo 18 për qind nuk është gjetur dëm ekonomik në sektorin e prokurimeve. Sektorë të tjerë me vlera relativisht të larta renditen edhe “shitja dhe qiradhënia e pasurisë publike” me rreth 50.7 milionë lekë dhe “shpenzimet operative” me 35.4 milionë.
Rekordmenët

Në këto të dhëna zyrtare për Njësitë e Qeverisjes Qendrore  në vend të parë renditet Bashkia Sarandë me 70 milionë lekë apo 17.5 për qind të gjithë dëmit të evidentuar për bashkitë e komunat për vitin 2012. Ajo është gjithashtu bashkia me dëmin më të lartë ekonomik në sektorin e urbanistikës, pasi ka shkaktuar gati gjysmën e dëmit total të tij. Menjëherë pas saj renditet Bashkia Pogradec, me 46.4 milionë lekë, e cila ka qenë edhe bashkia me dëmin më të lartë në fushën e prokurimeve, që shkoi rreth 20 milionë lekë, por pa anashkaluar edhe dëmin në urbanistikë me 13.3 milionë lekë. Në vend të tretë është Bashkia Korçë, me 31.3 milionë lekë, ku pjesa më e madhe e dëmit është në fushën e prokurimeve me 17.6 milionë lekë. Pas saj vjen Bashkia Laç, dëmi i së cilës totalizon 30.4 milionë lekë, ku 92 për qind e tij apo rreth 28 milionë lekë i përkasin dëmit në sektorin e “qiradhënies dhe shitjes së pasurisë publike”. Lista vijon me Bashkinë Himarë, e cila shënon dëm në nivelin 29.5 milionë lekë, i shtrirë kryesisht në tre sektorë: shpenzime operative (10.45 milionë), prokurime (8.1 milionë) dhe urbanistikë (6.5 milionë). Këto 5 bashki të marra së bashku kanë shkaktuar më shumë se 50 për qind të dëmit total nga pushteti vendor për vitin 2012. Ndërkohë, njësi të tjera të qeverisjes vendore, me dëm të lartë ekonomik për periudhën dhe institucionet e audituara janë,  Komuna Qukës Librazhd, me 18.8 milionë lekë, dëm thuajse i gjithi në sektorin e prokurimeve; Komuna Bërzhit Tiranë, me 17.28 milionë lekë, sërish me mbi 78 për qind të dëmit në sektorin e prokurimeve; Bashkia Rrëshen, me 17.76 milionë lekë, ku bie në sy dëmi shumë i lartë në urbanistikë (11.6 milionë lekë) dhe Bashkia Lezhë, me 13.8 milionë lekë.

Edlira Shehu September 14, 2013 07:56
Komento

6 Komente

  1. sa September 14, 10:02

    qe bashkite e komunat abuzojne te gjitha kjo nuk eshte dicka e re por me cudit fakti qe ne kete liste nuk eshte bashkia tirane qe ne diten e pare te punes groposi rrerth 5 milion euro me nderprejen e punimeve per qendren e tiranes.mendoj se vetem kaq mjafton per te qene nder abuzueset e para.

    Reply to this comment
  2. Titi September 14, 10:41

    Po eshte normale abuzimi me parate pulike te ketyre palo kryetere bashkishe qe udhetojne ne first clas dhe dhe qendrojne ne hotel me 5 yje per te kryer punet e tyre. Do t’iu tregoj nje histori qe me ka ndodhur mua personalisht me kryetarin e bashkise se lezhes Viktor Tusha. Po udhetoja nga Roma per Tirane, ai ishte me djalin e tij dhe dike tjeter qe nuk e njihja por qe flisnin per nje takim biznesi me nje italian ne Terni, dhe dihej qe do te udhetonte first clas por kjo nuk me bente pershtypje se isha mesuar,por ajo qe nuk mund te kaperdija ishte kur i tha atij qe ishte me te qe nuk po me behet te shkoj ne ate vend( per shqipnine e kishte fjalen). Atehere jam drjtuar dhe i kam thene SI MOR BURRE E THU TI AT FJALE QE TE KEMI ZGJEDHUR NE KRY TE VENDI. U habit qe une e njihja dhe u mundua te justfikohej por justifikimet e tij e perkeqesuan me shume mendimin tim per te dhe mu duk si nje njeri qe nuk mund ti besosh nje tufe me dhi ne mal dhe nje bashki. Kur erdhem ne Tirane u pershendetem, ate e priste nje Range Rover i ri kurse mua nje taksi e vjeter pamvarsisht qe isha ne emigrim nje jete te tere.

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi September 14, 10:45

    Znj edlira! A do ta paguaje kush shpenzimin 1.5 milion euro te prishjes se mbikalimit tek zogu i zi? Prishja eshte konsideruar e paligjshme dhe nga gjykata apo jo? Shkruani për kéte teme se nuk mund te lejohet te hidhen keshtu kot paratë e shqiptarëve? S’e kuptoj dhe pse te majtet e kane harruar këtë ceshtje…!!!!?

    Reply to this comment
  4. black&white September 14, 11:22

    KLSH ka harruar komunen Mollas te rrethit Elbasan. Ne 2012 Kryetari i komunes Agron Hysa pervetesoj 70 milion lek te vjetra, jane leket qe vilen nga ujitia e tokave bujqesore. Per kete arsye eshte hapur proces gjyqesor nga Drejtoria e Ujrave te Elbasanit.

    Reply to this comment
    • arjan February 7, 13:21

      ar sikur te ishte vetem kjo mire do te ishte atje behen pazare te te gjitha llojeve qe nga ndihmat ekonomike vjedhja e fondeve jane mbushur zyrat me hajdut dhe servila qe shesin tokat si te ishin pronat e tyre.

      Reply to this comment
  5. Gjirokaster September 16, 11:08

    Kontrolli i larte i shtetit eshte fallco,selektiv dhe i korruptuar.Nga pervoja ime 8vjecare si pergjegjes zyre ne nje komune mjafton qe te dini se behet fjale per vjedhje galopante rrethe gjysmen e buxhetit nga kryetaret e bashkive apo komunave

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin