Studimi; Të punosh me orare të zgjatura gjatë natës rrit rrezikun e shfaqjes së këtyre sëmundjeve

January 10, 2018 10:37

Studimi; Të punosh me orare të zgjatura gjatë natës rrit rrezikun e shfaqjes së këtyre sëmundjeve

Gratë që punojnë në turn të tretë janë më të rrezikuara nga disa lloje kanceri, sugjeron një studim i ri. Puna në turn të tretë për një kohë të gjatë rrit rrezikun me 19% të kësaj sëmundjeje.

Rreziku për kancer të lëkurës rritet me 41%, kancer të gjirit 32% dhe kancer të stomakut 18%. Infermieret që punojnë në turn të tretë janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit – 58% më shumë se ato që punojnë vetëm ditën.

Ato janë gjithashtu 35% më të rrezikuara që të zhvillojnë kancer gastrointestinal dhe 28% nga kanceri i mushkërisë.

Në vazhdën e studimeve të mëparshme, shkencëtarët hulumtuan nëse puna në turn të tretë për një kohë të gjatë rrit rrezikun për zhvillimin e disa llojeve të kancerit tek gratë. Ata analizuan të dhënat nga 61 studime të mëparshme, ku janë përfshirë më shumë se 4 milionë njerëz në Amerikën e Veriut, Evropë, Australi dhe Azi.

Studimi sugjeron se puna në turn të tretë është një faktor rreziku për zhvillimin e disa llojeve të kancerit tek gratë”, thotë profesori Xuelei Ma nga Universiteti Sichuan në Kinë.

Studime të mëparshme kanë treguar se ekspozimi ndaj dritës gjatë natës ul nivelet e melatoninës, duke shkaktuar kështu orën biologjike që rregullon gjumin.

January 10, 2018 10:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*