Dita e Rinisë, studimi: 60 përqind e tyre nuk besojnë asnjë parti

August 13, 2019 16:05

Dita e Rinisë, studimi: 60 përqind e tyre nuk besojnë asnjë parti

12 gushti është Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Për të shënuar këtë datë, disa organizata rinore publikuan një numër studimesh, në të cilat vihet re se papunësia dhe emigrimi janë në krye të problemeve me të cilat përballet rinia shqiptare.

Në anketa e zhvilluara, gjithashtu, vihet re se të rinjtë shqiptarë janë thellësisht të një zhgënjyer nga forcat politike, të cilat, sipas tyre, e kanë bërë rininë skeptike dhe pa perspektiva ta qarta për jetën në atdhe.

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë, Koalicioni për Arsimin dhe CRCA/ECPAT shprehën shqetësimin se autoritetet qendrore dhe vendore ende nuk i kanë të rinjtë në qendër të vëmendjes së politikave dhe programeve publike.

Sipas Raportit të tyre Vjetor, “Rinia në Shqipëri 2019”, papunësia e të rinjve shqiptarë rritet cdo vit me 9%.

Përfaqësues të këtij koalicioni pohuan se pavarësisht protestave studentore, asgjë nuk u përmirësua në favor të studimeve dhe perspektivës së punësimit të tyre.

Sipas studimeve më të fundit, të rinjtë shqiptarë shprehen të jenë në një situatë të rëndë dhe të pashpresë.

Rreth 95% e të rinjve kanë pohuar se nuk kanë asnjë shpresë për zgjidhjen e problemeve të tyre nga qeverisja qendrore dhe vendore, të cilat i vlerësojnë si të pabesueshme dhe jomiqësore. Gati gjysma e tyre theksojnë se papunësia është problemi kryesor për ta dhe emigrimi u mbetet si rrugë shpëtimi.

Studimi zbuloi se të rinjtë kanë një mosbesim të lartë ndaj forcave politike. Mbi 60% e të rinjve pohuan që nuk besojnë tek asnjë grupim politik në zgjidhjen e problemeve të të rinjve dhe për të bashkëpunuar me ta.

Ata shprehen se partitë politike nuk janë të hapura për të diskutuar problemet e rinisë dhe se ato konsultohen me të rinjtë vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Burimi: VoA

e.ll./dita

August 13, 2019 16:05
Komento

1 Koment

  1. igor August 13, 17:11

    Keni plote te drejte qe nuk besoni kete qeveri,dhe partit politike.Shqiperija ne 30 vitet e fundit nuk esht e interesuar dhe nete ardhmen nuk dote kete interesim as per popullin dhe as per rinin,i vetmi interes i politikes Shqiptare eshte si ti mbushin xhepat e vet ,te gjitha partite politike e kan vjedhur popullin dhe krejt jan kriminela hajdute dhe tradhtare te Shqiperise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*