Studimi, truri ynë funksionon si navigator satelitor

January 3, 2018 09:55

Studimi, truri ynë funksionon si navigator satelitor

Truri i njeriut funksionon njësoj si një navigator satelitor, që ka nevojë të përditësojë vazhdimisht hartat e tij. Zbulimi vjen nga një grup shkencëtarësh amerikanë të Universitetit të Bostonit. Ai që e bën të mundur funksionimin si një navigator, është një qark që ndihmon kujtesën të fiksojë në mënyrë specifike vetëm hapësirat e reja.

Çdo herë që futemi në një dhomë, truri ynë bombardohet nga një mori informacionesh shqisore. Nëse bëhet fjalë për një vend të njohur, këto informacione janë aty, pjesë e kujtesës afatgjatë. Por nëse vendi ku ne hyjmë është i ri, me anë të këtij qarku truri krijon në çast një kujtim të ri.

Njeriu ka një aftësi të skëlqyer për të mbajtur mend karakteristika të ndryshme në një vend krejtësisht të ri për të, çka është thelbësore për t’u përshtatur në një botë që ndryshon vazhdimisht. Ndodh shpesh që zgjedhim në mënyrë të pavetëdijshme, e pra kjo ndodh kur aktivizohen informacionet shqisore, shpjegojnë studiuesit amerikanë. Megjithatë mbetet ende për t’u zbuluar se si qarku i kujtesës, që ndihmon në përditësimin e hartave të trurit, arrin të kuptojë kur një vend është i ri.

January 3, 2018 09:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*