Historia e rrallë e agjentëve britanikë që jetuan në Dukat

March 4, 2018 18:05

Historia e rrallë e agjentëve britanikë që jetuan në Dukat

Studiuesi i arkivës britanike Erald Kapri ka publikuar një pjesë nga libri i tij “Sekretet e luftës”, ku tregon historitë e pabesueshme të agjentëve që luftuan në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kapri ndan me lexuesit fragmente interesante, ku  tregohen veprimtaritë e oficerëve britanikë në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Veprimtaria e oficerëve britanikë në Shqipëri gjatë luftës është një histori e rrallë. Të rinj, ambiciozë, guximtarë, ata njohën nga afër shqiptarët dhe ndikuan fort në zhvillimet e mëvonshme në Shqipëri. Ngërthimi i Shqipërisë pas Perdes së Hekurt nuk u prit mirë nga një pjesë e tyre, të cilët edhe pas luftës e patën kontribut në denoncimin e diktaturës.

Në Shqipëri jetoi dhe punoi për një vit në Dukat të Vlorës Antoni Kuell (Anthony Quayle). Pas luftës, ai do të kthehej në një nga aktorët më të njohur të Hollivudit dhe shqiptarët e njohin kryesisht për rolin e tij në filmin “Lorenci i Arabisë”. Kujtimet e tij mbi aventurën shqiptare janë ende të papërkthyera në shqip. Por, të botuara në vitin 1948, ku ai jepte edhe të dhëna dhe emra mbi aktivitetin në Dukat, u kthye në një persekutim të shumë prej familjeve shqiptare që u përmendën në atë botim.

Alan Hare, ende pa mbushur 25 vjeç, luftoi dhe punoi 1 vit në Shqipëri, përkrah Brigadierit Dejvis. Në kushte të vështira, ai rrezikoi jetën disa herë dhe kujtonte që u detyrua të vriste mushkën për të ushqyer grupin e luftëtarëve gjatë dimrit të egër 1943-1944. Alan Hare do kthehej në një nga drejtuesit më të njohur të shërbimeve sekrete britanike MI6 pas lufte. Në vitet 60, ai do shkëputej prej tyre, për të nisur një karrierë si një ndër menaxherët më të njohur në botë në fushën e medias. Ai drejtoi për shumë vite gazetën “Financial Times”, “The Economist” dhe shtëpinë botuese nga më cilësore në botë, “Pearson Longman” Ltd.

Bill Tillman, eksploratori më i madh i shekullit të kaluar punoi dhe jetoi një vit në malet e jugut të Shqipërisë, kryesisht në fshatin Sheper të Gjirokastrës. Sot shkolla e fshatit mban emrin e tij. Majori Simkoks i atashuar në shtabin e Kryezinjve, luftoi bashkë me ta për çlirimin e Gjakovës nga gjermanët, ku dhe u plagos, por u arrestua nga partizanët bashkë me Said Kryeziun.

Xhulian Emëri (Lord Julian Amery) qëndroi për disa muaj në shtabin e Abaz Kupit në vitin 1944. Djalë i një familjeje aristrokrate dhe me traditë në politikë, ai do të bëhej një nga zërat më të spikatur të konservatorëve pas luftës. Do të zgjidhej shumë herë deputet, u zgjodh ministër në kabinetet e konservatorëve, si dhe u martua me vajzën e kryeministrit britanik, Harold Makmilan.

s.a/dita

 

March 4, 2018 18:05
Komento

6 Komente

  1. Lektori March 5, 03:59

    LEXION PER HISTORIANE BASTARDE
    QE VETEM RROGEN MARRIN SI TE TILLE
    …………………………

    O Erald Kaprolli.
    .
    Nese beson ne zot ju lutem braktisni nenshtesine shqiptare dhe merr ate angleze se na i shpife me keto “heroizmat” e ketyre agjenteve qe paskan luftuar per Shqiperine…
    .
    Kur ju historianet beni “gojore” per keto angleze ekstremisht antishqiptare dhe pro greke & pro jugosllave vaj halli per politikanet dhe popullin e “shkrete”.
    .
    Vetem nese gjykojme nje fakt “te ububujshem” se gjate kolonizimit te Greqise nga Anglezet pas masakres se 3-4 dhjetorit 1944 e deri ne 1950 jane vrare greket aq shume sa nuk jane vrare ne gjithe luftrat e marra se bashku qe nga 1821….kjo ishte dhurata qe greket moren nga Pislleku i Chuchillit me Stalinin.
    . .
    Ishte fat i madh per per Shqiperine qe doli nje Enver Hoxhe qe i beri “kaps” anglezet ne synimet tyre grabiqare qe u duken qarte ne konferences e Paqes
    .
    Nuk eshte sekret te thuhet (vetem keto qorra historiane si ky Kaprolli nuk i shikojne” se Lufta Partizane ne Greqi-Shqiperi-Jugosllavi financua dhe organizua nga anglo-amerikanet dhe posacerisht nga Anglia qe me sulmin italian kunder grekerve ne 1940..
    .
    Pra spiunazhit dhe shtetit anglez nuk ju plasi trapi per shqiptaret por per te luftuar rivalet fashiste qe po i merrnin zonat influences..
    .
    Pra ne nje fare menyre kjo lufte partizane ne BALLKAN ishte per llogari te Anglise te cilet ngriten mijra luftetare ne kete rajon duke i genjyer per ‘atdhetarizem”…dhe pasi te mbaronte Lufta….Kasapi Churchill do vendoste me Kasapin Stalin per ndarjen e “tortes” ku per Shqiperine arkivat kokeforte tregojne se Shqiperia do plotesonte synimet e Greqise per Vorio-epirin dhe nga ana tjeter Stalini ne 1946 i thote Titos…GELLTITE SHQIPERINE.
    .
    Pse anglezet ishin te pabese dhe antishqiptare qe ne vitet e luftes ?

    .
    Nga dokumente të pabotuara asnjëherë, të dala nga arkivi i Shërbimit Sekret Britanik të Luftës SOE, kuptohet qartë se, në fakt, Konferenca e Mukjes nuk është një përpjekje e sinqertë e palëve kundërshtare për fatet e Shqipërisë së pasluftës.
    .
    Dokumenti i pabotuar deri më sot, i cili mban firmën e Misionit Britanik, më 1 Nëntor 1944, i nënvizuar si “Tepër sekret” me titull “MEMORANDUM MBI PROPOZIMIN PËR EVAKUIMIN E MAJORIT ABAZ KUPI”, del qartë se kjo Konferencë është iniciuar dhe përgatitur nga Shërbimet Sekrete Britanike me ndihmën e disa prej bashkëpunëtorëve të tyre të rekrutuar që në Beograd, në verën e 1940-ës.
    .

    Duhet theksuar se këta bashkëpunëtorë në këtë periudhë kishin mundur të ishin në udhëheqjen e lëvizjes Nacional-Çlirimtare, ashtu edhe të rreshtuar në radhët e Ballit Kombëtar dhe të Lëvizjes së Legalitetit.
    Nga dokumentacioni i Shërbimit Sekret Britanik del qartë se në fakt lëvizja anti-italiane, e cila i parapriu Konferencës së Mukjes, e filluar papritur në Shqipëri, në vitin 1941, ishte pjesë e një plani strategjik për Ballkanin, të ideuar nga qendra e Shërbimeve Sekrete në Londër dhe e vënë në zbatim nga Zyrat e S.I.S në Beograd.
    .
    Deri më sot, historiografia shqiptare e pas vitit 1992 nuk ka mundur të shpjegojë se përse në vitin 1941, papritmas në Shqipëri, filloi lëvizja anti-italiane. Historiografia komuniste, e ideologjizuar në maksimum, pretendonte se lëvizja anti-italiane në Shqipëri ishte zhvilluar si rezultat i urrejtjes popullore ndaj fashizmit dhe kulminoi me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare.
    A është i drejtë ky konkluzion?

    ****
    E vërteta është krejt ndryshe dhe lëvizja antiitaliane në Shqipëri e ka zanafillën e saj në planet e Shërbimit Sekret Britanik, i cili kërkonte me çdo kusht krijimin e një prapavije sa më problematike për ushtrinë italiane, e cila përgatitej të pushtonte Ballkanin.
    *
    Deri më sot, askush nga historianët shqiptarë nuk ka mundur që të botojë dokumentacionin e plotë, që vjen nga arkivat e Shërbimit Sekret Anglez, për të mësuar se për gati dy vjet ky Shërbim ideoi, përgatiti dhe financoi lëvizjen antiitaliane në Shqipëri, me dijeninë e plotë të Shërbimit Jugosllav, i cili sugjeronte edhe emrat për këtë lëvizje.
    *

    Nga këto arkiva del qartë se liderët e parë të lëvizjes antiitaliane janë infiltruar në Shqipëri nga këto shërbime, duke krijuar edhe çetat e para antifashiste në vend.

    O MILETTTTTT LEXONI ME KUJDES
    KETE PARAGRAF TE PARE

    Gjithashtu, interesant
    është fakti që emrat
    e 4 prej nënshkruesve
    të Deklaratës së Konferencës së Mukjes
    që dalin në Memon e SOE britanike,
    , janë bashkëpunëtorë të Shërbimeve Britanike, të rekrutuar në Beograd me ndihmën e Shërbimit Jugosllav.

    .
    O MILETTTTTT LEXONI ME KUJDES
    KETE PARAGRAF TE DYTE

    .
    Po kështu, interesant
    është fakti që kjo Konferencë
    u administrua dhe u mbajt
    në ambjentet
    e Ifsan Toptanit,
    një bashkëpunëtor i Shërbimeve Britanike, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj. Ifsan Toptani, sigurisht ka raportuar mbi të gjitha bisedimet që janë bërë gjatë kësaj Konference, duke vënë në dijeni britanikët mbi ecurinë e punimeve.
    Ifsan Toptani,
    një pinjoll i familjës së famshme krutane, i njohur për lidhjet e shumta që kishte në Shqipërinë e asaj kohe mbante marrëdhënie shumë të mira, si me Nacionalistët, ashtu edhe me anëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar. Megjithatë, ai ka qenë shumë afër misioneve britanike dhe fakti që më vonë punonte në Zyrën e S.I.S në Athinë tregon qartë afërsinë e tij me Sherbimet Britanike dhe përfshirjen e tij në rrëzimin e qeverisë komuniste të pasluftës në Shqipëri.

    ..
    Nga burimet arkivore të Shërbimit Britanik, por edhe të disa dokumenteve të kapura gjermanëve pas Luftës, të cilat flasin mbi Shqipërinë, del qartë se në vitin 1943, britanikët dhe gjermanët kishin një ide të saktë se ekzistonin dy grupime të rëndësishme në Shqipëri.
    .
    Një grupim; i cili luftonte ushtrinë italo–gjermane dhe një grupim; i cili kishte zgjedhur neutralitetin deri në bashkëpunim të hapur me gjermanët në fundin e 1944-ës.
    Duke parë faktin se pranë forcave partizane kishte një numër të madh misionesh britanike dhe më vonë amerikane, kuptohet qartë se britanikët i kishin zgjedhur aleatët e tyre. Sigurisht që prania e ideologjisë komuniste në rradhët partizane shqetësonte disa prej ideologëve të Shërbimit Britanik, shqetësim ky, i cili ishte i njëjtë si për Greqinë ashtu edhe për Jugosllavinë.
    Britanikët në vitin 1943 tentuan që t’i afronin këto grupime duke parashikur se ardhja në pushtet e komunistëve do ta bënte ndikimin e tyre në ballkan mjaft të papërfillshëm. Për këtë arsye ata organizuan takime të ngjashme ndërmjet forcave ideologjikisht të kundërta si në Greqi, ashtu edhe edhe në Jugosllavi, ndërmjet Titos dhe Mihailoviçit.
    Prapa organizimit të këtyre Konferencave janë direktivat e Shërbimit Anglez, i cili kërkonte të krijohej një komitet drejtues i përbashkët, i cili në të ardhmen do të merrte fatet e vendit në dorë…
    Pra, Konferenca e Mukjes duhet parë në kontekstin e saj historik dhe jo si një ngjarje e shkëputur shqiptare. Sigurisht që, në këtë Konferencë u hodhën edhe teza dhe ide nacionaliste, të cilat, fatkeqësisht, nuk kishin koherencë dhe dilnin jashtë realitetit të asaj periudhe. Si kërkesa për Kosovën, si ajo për Çamërinë ishin teza, të cilat në kanceleritë europiane nuk do t’i merrnin seriozisht e aq më tepër kur fatet e vendeve të pasluftës do të vendoseshin nga Të Mëdhenjtë e dalë nga kjo Luftë.
    .
    Duhet të jemi të qartë se, Konferenca e Mukjes nuk do të kishte asnjë rol në zhvillimet e pasluftës si në Kosovë, si në Çamëri, një konkluzion që u vërtetua me vendimet e dala nga Marrëveshja e Jaltës apo edhe ajo midis Çurçillit dhe Stalinit në Moskë, në dimrin e 1944-ës.

    Reply to this comment
  2. Grazie March 5, 05:17

    Se pari nuk lexova asnje histori,aq me pak te ralle pervec informimit se paskan qene prane bashkepuntoreve me pushtuesit.Turp per zhgarravina te tilla anti shqiptare.

    Reply to this comment
  3. Lili March 5, 13:56

    Lektor,jeni shume afer te vertetese,po e verteta eshte edhe ma cinike per kombin shqiptar,qe britaniket deshten me shue,edhe me nda shqiperine mes grekeve edhe serbeve.
    Bile disa angleze vazhdojne me kete qendrim,pra kur anglezet te ndihmojne,kujdes tradhetia eshte afer,per me parafrazue Lord Bethelin

    Reply to this comment
  4. Fatmiri March 5, 17:40

    Grabitja e thesarit te shtetit Shqiptar nga Britania e Curcillit , e Thecerit dhe e mbretereshes Elisabet , gjojat per incidentin e Korfuzit , qe e organizoi vet qeveria Angleze , per te nderhyre ne Shqiperi , ashtu sic beri me Greqine , eshte prova me e pakundershtushme e qendrimit Britanik ndaj vendit tone ! Asnje gje e mire nuk na ka ardhur nga Anglia 1913 eshte kulmi dhe pasqyra me e qarte e qendrimit Aglez ndaj vendit tone.

    Reply to this comment
  5. betixho March 6, 20:39

    I nderuar Lektor!
    Bota bën punën e vet ne bëjmë punën tonë
    Natyrisht ka me mijëra dokumenta të të gjitha shërbimeve apo qeverive të ndryshme,dhe të gjithë luftojnë për hesap të tyre.
    Ne kemi shfrytëzuar situatat e kemi luftuar per Atdheun tonë për popullin tonë,me aspiratën për ta ndryshuar për mirë jetën e tij.
    Rrugët që ndiqen,mundësitë që krijohen,synymet që arrihen varen nga shumë e shumë faktorë pozitivë e negativë dhe nga raporti i tyre favorizues apo pengues.
    Në këta faktorë influencon edhe kultura e shtabeve,apo elitës së momentit,e moshës së tyre që ka të bëjë me pjekurinë politike në momentin e dhënë për analizimin e situatave të ndërlikuara taktike e strategjike,por,varet shumë nga zëmra që rreh për popullin apo rreh për një pushtet të humbur dhe rifitimin e tij.
    Në fund të fundit pamvarësisht se ç’kanë bërë të tjerët përfshi këtu edhe gjermanët,italianët,anglezët,amerikanët,rusët apo serbët për të arritur qëllimet e tyre,ne luftuam për të arritur qëllimet tona,dhe brezi që udhëhoqi luftën e aariti qëllimin e vet çlirimtar,dhe Shqiërinë e mori aq sa e kishte sanksionuar konfefrenca e Londrës,as një metër më pak.
    Më shumë se aq nuk kishte shanse sipas vendimeve të të mëdhenjve dhe praktikave ndërkombëtare,nuk kishte siç nuk ka shumë shanse edhe sot e gjithë ditën si për shumë popuj të botës.
    Ne kemi dalë fitues në idealet që i vunë vetes ata që e morën mbi shpinë këtë barrë të madhe.
    Mos kërko shumë nga të tjerët që bënë realitet ëndrrat e tyre në një moshë të re 30-40 vjeçare.
    Mos prit.Je si ata atëhere?,je i zoti ti çosh më tutje aspiratat e tyre?,vuri në veprim aftësitë e tua dhe trego me vepra se je në gjëndje ti arrish ato realisht dhe të bësh më shumë se ata..
    Përshëndetje i nderuar Lektor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*