Studiuesit: Shkaqet tek kafshët për tumor, të ngjashme me ato të njerëzve

June 30, 2018 22:54

Studiuesit: Shkaqet tek kafshët për tumor, të ngjashme me ato të njerëzve

Kërkuesit kanë zbuluar se 27% e kafshëve të analizuara nga to janë shfaqur të prekur nga tumoret.

Kërkimi është fokusuar në kafshët e egra të Kanadasë që hasen në gjirin e Shën Lorenzit.

Studiuesit janë munduar të gjejnë shkaqet që kanë sjellë praninë e kësaj sëmundjeje tek këto kafshë dhe një ndër to është zona e ndotur ku ato zhvillojnë jetesën e tyre.

Një tjetër faktor duket se është drita jonatyrale, e cila ka një efekt të madh mbi cilësinë dhe sasinë e gjumit, mungesa e të cilit sjell edhe dobësim të sistemit imunitar.

Faktori tjetër i regjistruar gjatë analizave është ushqimi dhe substancat toksike që gjenden në ushqimet e përpunuara, por edhe disa lloje antibiotikësh të cilët mund të jenë potencialisht kancerogjene.

Dhe së fundi renditet variacioni gjenetik. Hapësirat natyrore janë kufizuar dhe kafshët fillojnë të kryqëzohen brenda grupit, pra me kushërinjtë, gjë që duket se ndikon negativisht në shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene.

Studiuesit thonë se janë të njëjtat shkaqe që shkaktojnë të njëjtën sëmundje edhe tek njerëzit.

s.a/dita

 

June 30, 2018 22:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*