“Stuhi në gotë” për votën tonë në OKB

December 30, 2017 10:50

“Stuhi në gotë” për votën tonë në OKB

Prof. Ksenofon Krisafi

U bënë ditë që masmediat vazhdojnë t’iu kushtojnë ende vëmendje komenteve, interpretimeve dhe vlerësimeve për votën e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ndaj vendimit të administratës së Presidentit Trump, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Një tabor politikanësh dhe bashkë me ta edhe një grup analistësh, rendin çdo mbrëmje nëpër kanale televizive, e shfaqen çdo mëngjes në faqet e para të gazetave, për t’iu mbushur mendjen shqiptarëve me llafe boshe, por jo me argumente, se qëndrimi i Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ishte turp, gabim, miopi, qëndrim amatoresk, skandal i diplomacisë shqiptare etj.

Në fakt e gjithë kjo zhurmë marramendëse, të krijon përshtypjen e një “stuhie në gotë”.

Sepse nga një analizë objektive, e çliruar nga emocionet dhe interesat politike, rezulton se asnjë gabim nuk u bë. Qëndrimi që Shqipëria mbajti në OKB ishte më i drejti dhe më i arsyeshmi, që mund të mbahej në atë rast. Vota e Shqipërisë nuk ishte kundër ShBA, as edhe kundër Presidentit Trump. Ajo nuk ishte as kundër Izraelit. Ishte votë për Shqipërinë, për interesat e saj të larta kombëtare, për të ardhmen e brezave të shqiptarëve. Dihen tashmë miqësia, besnikëria e pakompromis, rreshtimi dhe bashkëpunimi konstant dhe i palëkundur i Shqipërisë ndaj aleatit të saj të madh strategjik, ShBA. Ato janë përmendur dhe vlerësuar maksimalisht dhe vazhdimisht nga vetë Uashingtoni. Njihet botërisht edhe mbështetja e shqiptarëve ndaj izraelitëve, e cila, në kohën e Luftës së Dytë Botërore, mori trajta sublime, çka ka tërhequr simpatinë dhe mirënjohjen e popullit dhe qeverive izraelite. Edhe aktualisht, me gjithë retiçencat e politikës izraelite ndaj çështjes së njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës, Tirana ka mbajtur dhe ka zhvilluar në nivele shumë të mira marrëdhëniet me shtetin e Izraelit. Dihen gjithashtu edhe qëndrimet tradicionale të shqiptarëve në përkrahje të kauzës së drejtë të popullit të shumëvuajtur palestinez për të pasur shtetin e vet dhe vendin e duhur në bashkësinë ndërkombëtare. Këto janë të qarta dhe nuk kanë nevojë për komente. Vota e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, në 21 dhjetor të këtij viti, ishte para së gjithash një votë në interesin kombëtar të shqiptarëve, i cili prevalon në çdo kohë, veçanërisht në këtë periudhë, kur pritet nga dita në ditë hapja e negociatave për pranim në BE. Kjo është arsyeja themelore pse votimi i Shqipërisë në OKB për statusin e Jeruzalemit, ishte më se i drejtë. Referimet spekulative te vota e disa shteteve anëtarë të BE, që abstenuan janë mashtrime, sepse është fjala për shtete të cilët janë anëtarë të saj dhe nuk kanë problemet e Shqipërisë. Nga ana tjetër pse duhen imituar ata dhe jo shtete tradicionalisht aleatë të fuqishëm të ShBA, si Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Japonia etj?! Edhe spekulimi tjetër, për gjoja tradhtimin e kauzës së Kosovës është gjithashtu mashtrim dhe shprehje e ligësisë ekstreme. ShBA, që së bashku me shtetet e tjerë të BE dhe me shumë shtete të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, iu ndodh pranë Kosovës në ditët e saj më të vështira, nuk ka asnjë motiv që ta braktisë atë për një votë të Shqipërisë në OKB. Qëndrimet amerikane në çdo rajon të rruzullit, kanë karakter strategjik dhe janë pjesë e një politike globale të studiuar dhe përpunuar me kujdes dhe përgjegjshmëri të veçantë. Prandaj edhe ky pretendim është naivitet profanësh. Shqipëria u nis nga parimi se partneriteti me miq e aleatë nuk do të thotë me çdo kusht ndjekja e qëndrimeve unike me partnerët në çdo çështje të politikës së brendshme ose të jashtme. Partneriteti dhe pjesëmarrja e një shteti në aleanca të ndryshme rajonale ose ndërkombëtare, duhet të jetë pa tjetër në  në radhë të parë në shërbim të interesave të tij kombëtare, të paqes dhe sigurisë.

Një tjetër çështje që u bë objekt diskutimesh në këto kohë ishte letra që Presidenti i Republikës z. Ilir Meta i dërgoi Presidentit Trump, për t’i shpjeguar qëndrimin e vet si kryetar shteti. Ai ishte i ndryshëm nga ai i qeverisë shqiptare, e cila, sipas zyrës së Presidencës, nuk e kishte konsultuar paraprakisht. S’ka dyshim se Presidenti Meta bën pjesë në grupin e atyre politikanëve shqiptarë me përvojë të spikatur në politikë dhe në diplomaci, që, në jo pak raste delikate, në pozicionin e ministrit të punëve të jashtme të zëvendëskryeministrit ose të kryeministrit, ka dhënë kontribute të pamohueshme në interesin kombëtar. Por, mendoj se në këtë rast, pati një ngut dhe duket se diçka nuk shkoi si duhet. Sipas meje, qëndrimi që u mbajt nga qeveria politikisht ishte i drejtë dhe i paqortueshëm. Edhe nga pikëpamja juridike, ai është në konformitet me aktet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, me Kushtetutën dhe legjislacionin vendas. Janë disa konventa që trajtojnë raportet e shteteve me organizatat ndërkombëtare. Midis tyre një vend të veçantë zënë Konventa e Vjenës, e vitit 1961 Për marrëdhëniet diplomatike, Konventa e Vjenës, e vitit 1975 Për përfaqësimin e shteteve në marrëdhëniet e tyre me organizatat ndërkombëtare me karakter universal, Konventa e Vjenës, e vitit 1986 Për të drejtën e traktateve ndërmjet organizatave ndërkombëtare dhe shteteve ose midis organizatave ndërkombëtare etj. Këto dy të fundit nuk kanë hyrë ende në fuqi, por normat e tyre kanë marrë vlerën e zakonit në të drejtën ndërkombëtare. Ato sanksionojnë të drejtën e kryetarit të shtetit, kryetarit të qeverisë, ministrit të punëve të jashtme dhe kryetarëve të misioneve të përhershme pranë organizatave ndërkombëtare, për adoptimin e tekstit të një traktati midis shteteve akreditues dhe kësaj organizate (rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB janë një ndër llojet sui generis të traktateve ndërkombëtare). Ata nuk kanë nevojë të jenë të pajisur me plotfuqi, instrumentin përkatës që autorizon kryerjen e veprimeve të mësipërme, sepse janë organe konstitucionalë dhe konsiderohen ex officio përfaqësues të shtetit të vet. Rrjedhimisht kanë tagrin e nevojshëm juridik për të dhënë pëlqimin në emër të tij për adoptimin ose autentifikimin e një traktati ose për të shprehur pëlqimin e shtetit për të qenë i lidhur me të. Pra, nuk është vepruar gabim. Nuk është vepruar gabim edhe sepse në bazë të nenit 100/1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, është Këshilli i Ministrave organi që përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore. Pasi miratohen nga Kuvendi në seancën e investiturës së qeverisë, si pjesë e Programit të qeverisë ato shndërrohen në detyrime shtetërore. Neni 102/1/b, thotë se Kryeministri… koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to. Kjo do të thotë pa pikë dyshimi se vullnetin e shqiptarëve për këto raste e përfaqëson në radhë të parë qeveria, e miratuar dhe e votuar nga Kuvendi. Kushtetuta në nenin nenit 92/ë parashikon gjithashtu se Presidenti i Republikës “lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit”. Por, në këtë rast, nuk rezulton që ai të jetë penguar nga ndonjë institucion vendas, qoftë ky kryeministri, ministri për Europën dhe punët e jashtme ose kryetari i misionit shqiptar në OKB, për të ushtruar kompetencën e vet, për t’u shprehur për rezolutën në fjalë. Duket sikur ai ka pritur se ç’do të bënte qeveria.

Megjithatë, për të gjykuar objektivisht për çfarë ka ndodhur është e nevojshme të mbahet parasysh edhe Ligji 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm”. Në nenin 8, të tij thuhet se MPJ (aktualisht MEPJ) informon, brenda detyrave dhe përgjegjësive të veta, Presidentin e Republikës për çështje të rëndësishme të marrëdhënieve ndërkombëtare, siç ishte edhe rezoluta në fjalë. Në mediat e këtyre ditëve u transmetua njoftimi i kabinetit të Presidentit, ku vihej në dukje se MEPJ nuk e kishte përmbushur këtë detyrim. Sipas institucionit të presidentit vetëm disa minuta para votimit, drejtori i kabinetit të Presidentit i ka telefonuar drejtorit të përgjithshëm politik në Ministri, për t’u njohur me mënyrën e votimit të Shqipërisë në OKB. Më tej nënvizohet se kreu i shtetit është njohur me votën e Shqipërisë vetëm nëpërmjet mediave. Por portali Lapsi.al, pretendon se ka verifikuar dokumentacionin përkatës në MPJ dhe ka ndjekur rrjedhën e zhvillimeve, të cilat, sipas tij përgënjeshtrojnë pohimet e Presidencës. Ai ka ekspozuar pjesë nga mesazhet e shkëmbyera përmes postës elektronike ndërmjet Sokol Gjokës, drejtor i Marrëdhënieve Shumëpalëshe në MEPJ, me Valter Ibrahimin, këshilltarin diplomatik të Presidentit. Ato dëshmojnë  se komunikimi i tyre kishte filluar madje që përpara mbledhjes së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OKI), e cila përpunoi dhe miratoi projektin e rezolutës për Jeruzalemin. MEPJ jo vetëm që e njoftoi Presidencën për pjesëmarrjen e ambasadorit shqiptar në OKI, por i përcolli edhe fjalimin që ai do të mbante. I transmetoi njëkohësisht informacione të tjera për rezolutën. Sipas Lapsi.al, Z. Gjoka lutej për një reagim nga Presidenca. Përgjigjia që mbërriti në orën 17:45 të datës 11 dhjetor nga këshilltari i Presidentit ishte se “sa të kem një instruksion të njoftoj menjëherë”. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm politik, në MEPJ, Ferit Hoxha i bëri të qartë me telefon shefit të Kabinetit të Presidentit, Arben Cici, se vota e Shqipërisë në OKB do të ishte në të njëjtën linjë me vendet e BE-së. MEPJ sqaron se Presidenca e dinte qëndrimin që do të mbahej në OKB, që kur u informua për praninë e ambasadorit shqiptar në OKI. Nga sa më sipër duket se janë përmbushur kërkesat e nenit 8 të Ligjit Për shërbimin e jashtëm, të sipërcituar. Presidenca i ka hedhur poshtë si të pavërteta njoftimet e Lapsi.al.

Siç shihet, pas votimit në OKB, marrëdhëniet ndërinstitucionale ndërmjet dy organeve më të larta të vendit, morën trajtat e një dueli në distance, me pohime e mohime, për të cilat nuk ka kuptim të bëhen komente.

Letra që iu dërgua Presidentit Trump nga Presidenti Meta, tingëllonte jo vetëm si kërkim ndjese, për mendimin tim e panevojshme, por edhe si ankesë ndaj qeverisë së vendit të vet, çka mund dhe duhej të ishte evituar. Nga pikëpamja praktike në fund të fundit letra nuk kishte fuqi juridike që të prodhonte ndonjë pasojë. Ajo nuk e zhbënte dot votën në OKB, që, siç u tha, nuk lypsej sepse ishte në kahun e duhur. Ndërhyrja nuk do të mund të ndryshonte asgjë madje edhe sikur t’i bëhej vetë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.

Le të shpresojmë se nga ky rast institucionet shtetërore përkatëse do të kenë nxjerrë mësimet e duhura, një prej të cilave është parimi shumë i rëndësishëm që çështjet e politikës së jashtme nuk mund dhe nuk duhet të trajtohen emocionalisht. Ato janë veprime tepër delikate dhe me përgjegjësi të veçantë. Nuk kanë të bëjnë me individët që mund të ndodhen në krye të tyre, por me zhvillime që mund të ndikojnë në fatet, pozitën dhe imazhin e vendit. Kushdo që është i përfshirë në to, duhet të mbajë kurdoherë parasysh se, siç thonë francezët, në këto raste la colère est toujours la mauvaise conseillère (zemërimi është gjithmonë këshilltari më i keq) dhe, siç themi ne shqiptarët, hesapet e shtëpisë nuk nxirren në pazar.

29 dhjetor 2017

 

December 30, 2017 10:50
Komento

16 Komente

  1. intelektuali December 30, 12:09

    ME NJE GOTE UJE MUND TE MBYTESH O SEKRETARI KESHILLTAR I FATOS NANOS DHE MBIKQYRES I BANKES SE FULLAN KUSARIT.

    Po cfare derdellit o profesori i Enverit qe ke punuar ne SHBA e OKB, si ai enveristi tjeter Fatos Tarifa por nuk ke mesuar akoma kush eshte BOSI qe e financon dhe drejton kete Organizate te Ndihmes Reciproke?

    KU E SHEH TI INTERESIN E SHQYPTAREVE ME THIKEN PAS SHPINE QE I NGULI EDI RAMA SHBA NJESOJ SI ENVER HOXHA NE MUKJE 1943 KUR JA KISHTE SHITUR BYTHEN DHE VATANIN TITOS DHE JUGOSLLAVISE KOMUNISTE?

    Ku e dinte Edi Rama qe vendet e BE-se kryesisht do te votonin kunder SHBA kur vendimin e kishte marre muaj me pare dhe pandaj e beri kete akt pabesie ne terrin e nates pa njoftuar as Presidentin dhe pa u konsultuar me pare me shqyptaret?

    prandaj:

    KUJT JA KA SHITUR BYTHEN DHE VATANIN EDI RAMA TANI NE OKB SI ENEVERI NE MUKJE DO KOHE ME PARE?

    Pergjigja e kesaj pyetje thelbesore do te ishte me reale dhe aktuale sesa retorika e peshtire demagogjike si DACIBAO kineze e Lej Fenit qe ke shkruar ne gazeten DITA, si gjithe enveristet e tjere pa kurfare argumenti historik apo llogjik.

    KUSH NGA BE I THA EDVINIT NE VESH QE TE SABOTOJE VOTIMIN E SHBA DHE TRUMPIT NE OKB?

    sepse:

    Opsionet nuk jane shume, por vetem dy:

    O eshte bamiresi i Rilindjes, mashtruesi i financave boterore, George Soros,

    O eshte Diktatori i paftyre Erdogan qe me veprimet e tij do ta shohe antarsimin e Turqise ne BE me dylbi per nje kohe te gjate.

    KU E SHEH TI O KSENO PROFESORI INTERESIN E SHQYPNISE NE VOTIMIN E REZILIT NE OKB?

    Per ke Palestine Mike e ke fjalen ti more BYLMEZ fanatik? per Palestinen e Enverit qe e mbushi Shqypnine me terrorista dhe islamike ne Kohen e Qepes te Partise se Punes dhe qe ne fund u detyruar t’i perzinte me dhune se filluan te benin zullume sic ishin mesuar ne vendin e tyre?

    apo:

    Per palesitnezet talebane te Allahut qe diten futen ne radhe per te kerkuar pune ne Jerusalemin e cifuteve dhe nate pergatsin bomba per kamikaxet e tyre? Sepse pikerisht ne kete Palestine ka disa organizata qe OKB-ja i ka cilesuar si tejet terroriste.

    PO PALESITNA NUK KA SHTET ZYRTAR DHE NUK FIGURON NE OKB MORE MAVRI?

    Per cilin Kryeqytet te Palestines ka votuar Edi Rama ne OKB?

    prandaj:

    O Kseno Profesori i pijanecit komunist Fatos Nano dhe Mbikqyrsi i Bankes se Fullan Kusarit degjo intelektualet e mirefillte shqyptare qe dhane jeten e tyre per kauzen qe Shqypnia e Vogel te ishte gjithmone besnike ndaj SHBA se Madhe, njesoj si “Magjypi pas Gaxhoit”,

    sepse:

    Historia ka treguar se ky ka qene interesi kombetar i shqypnise gjate shekujve dhe jo llogjet boshe si klishe enveriste qe derdellit ketu ne DITA, si nje avokat allogjik ndaj votimit rezil te Edvinit ne OKB, sic kishte mallkuar edhe me pare Presidentin Trump me liber shpie ne OKB.

    KUSH I FRYU NE VESH EDVINIT O KSENO PROFESORII QE TE MALLKONTE TRUMPIN NE CNN?

    dhe:

    A i shkon per mbare interesit kombetar ky mallkim prej halabaku ordiner i nje Kryeministri shqyptar ndaj SHBA qe i ka zgjatur doren historikisht Shqypnise dhe Kosoves?

    Shiko se cfare po bejne me Gjykaten Speciale kriminelat e Kosoves dhe pastaj fol si rufjan per dashnine e Edvinit per SHBA dhe Trumpin, si ajo kengetarja enveriste ne Kohen e Qepes te Partise se Punes:

    TE DUA, POR MOS TREGO!

    Reply to this comment
    • Peza December 30, 23:55

      O HALE e mbushur plot me mut!
      Po ti je nje qelbesire qe nuk e ka shokun mbi dhe!
      Ti po e provon se sa drejte e kishte Enver Hoxha qe rracen tuaj antishqiptare e pushkatoi,vari ne litar,burgosu,internoi etj!
      Po ja a nuk duhej varur ti,o kelysh fashisti?

      Reply to this comment
      • intelektuali December 31, 16:44

        Intelektuali fashist?

        Beji te fala Nexhmije Hoxhes, qe Kastriot Dervishi ja flaku ne fytyre Karten e antaresise ne Partine Fashiste te Duces

        por:

        Mund t’i besh te fala edhe Enver Hoxhes qe ka jetuar gjate gjithe Luftes ne vilen e kunatit te tij Kryefashist Bahri Omari dhe qe Erald Kapri ka zbuluar qe ka qene edhe spiun i Hitlerit nga arkivat britanike.

        Reply to this comment
  2. intelektuali December 30, 12:11

    ME NJE GOTE UJE MUND TE MBYTESH O SEKRETARI KESHILLTAR I FATOS NANOS DHE MBIKQYRES I BANKES SE FULLAN KUSARIT.

    Po cfare derdellit o profesori i Enverit qe ke punuar ne SHBA e OKB, si ai enveristi tjeter Fatos Tarifa por nuk ke mesuar akoma kush eshte BOSI qe e financon dhe drejton kete Organizate te Ndihmes Reciproke?

    KU E SHEH TI INTERESIN E SHQYPTAREVE ME THIKEN PAS SHPINE QE I NGULI EDI RAMA SHBA NJESOJ SI ENVER HOXHA NE MUKJE 1943 KUR JA KISHTE SHITUR BYTHEN DHE VATANIN TITOS DHE JUGOSLLAVISE KOMUNISTE?

    Ku e dinte Edi Rama qe vendet e BE-se kryesisht do te votonin kunder SHBA kur vendimin e kishte marre muaj me pare dhe pandaj e beri kete akt pabesie ne terrin e nates pa njoftuar as Presidentin dhe pa u konsultuar me pare me shqyptaret?

    prandaj:

    KUJT JA KA SHITUR BYTHEN DHE VATANIN EDI RAMA TANI NE OKB SI ENEVERI NE MUKJE DO KOHE ME PARE?

    Pergjigja e kesaj pyetje thelbesore do te ishte me reale dhe aktuale sesa retorika e peshtire demagogjike si DACIBAO kineze e Lej Fenit qe ke shkruar ne gazeten DITA, si gjithe enveristet e tjere pa kurfare argumenti historik apo llogjik.

    KUSH NGA BE I THA EDVINIT NE VESH QE TE SABOTOJE VOTIMIN E SHBA DHE TRUMPIT NE OKB?

    sepse:

    Opsionet nuk jane shume, por vetem dy:

    O eshte bamiresi i Rilindjes, mashtruesi i financave boterore, George Soros,

    O eshte Diktatori i paftyre Erdogan qe me veprimet e tij do ta shohe antarsimin e Turqise ne BE me dylbi per nje kohe te gjate.

    KU E SHEH TI O KSENO PROFESORI INTERESIN E SHQYPNISE NE VOTIMIN E REZILIT NE OKB?

    Per ke Palestine Mike e ke fjalen ti more BYLMEZ fanatik? per Palestinen e Enverit qe e mbushi Shqypnine me terrorista dhe islamike ne Kohen e Qepes te Partise se Punes dhe qe ne fund u detyruan t’i perzinte me dhune se filluan te benin zullume sic ishin mesuar ne vendin e tyre?

    apo:

    Per palesitnezet talebane te Allahut qe diten futen ne radhe per te kerkuar pune ne Jerusalemin e cifuteve dhe naten pergatsin bomba per kamikaxet e tyre? Sepse pikerisht ne kete Palestine ka disa organizata qe OKB-ja i ka cilesuar si tejet terroriste.

    PO PALESITNA NUK KA SHTET ZYRTAR DHE NUK FIGURON NE OKB MORE MAVRI?

    Per cilin Kryeqytet te Palestines ka votuar Edi Rama ne OKB?

    prandaj:

    O Kseno Profesori i pijanecit komunist Fatos Nano dhe Mbikqyrsi i Bankes se Fullan Kusarit degjo intelektualet e mirefillte shqyptare qe dhane jeten e tyre per kauzen qe Shqypnia e Vogel te ishte gjithmone besnike ndaj SHBA se Madhe, njesoj si “Magjypi pas Gaxhoit”,

    sepse:

    Historia ka treguar se ky ka qene interesi kombetar i shqypnise gjate shekujve dhe jo llogjet boshe si klishe enveriste qe derdellit ketu ne DITA, si nje avokat allogjik ndaj votimit rezil te Edvinit ne OKB, sic kishte mallkuar edhe me pare Presidentin Trump me liber shpie ne OKB.

    KUSH I FRYU NE VESH EDVINIT O KSENO PROFESORII QE TE MALLKONTE TRUMPIN NE CNN?

    dhe:

    A i shkon per mbare interesit kombetar ky mallkim prej halabaku ordiner i nje Kryeministri shqyptar ndaj SHBA qe i ka zgjatur doren historikisht Shqypnise dhe Kosoves?

    Shiko se cfare po bejne me Gjykaten Speciale kriminelat e Kosoves dhe pastaj fol si rufjan per dashnine e Edvinit per SHBA dhe Trumpin, si ajo kengetarja enveriste ne Kohen e Qepes te Partise se Punes:

    TE DUA, POR MOS TREGO!

    Reply to this comment
    • Arling December 30, 20:46

      Dita, nuk eshte censure te disiplinosh shkrimet nga dy here te ketij debili “qyp-tari”, sepse qellime i tij eshte te ofendoje dhe acaroje artikullshkruesit dhe komentuesit e tjere. Komentet behen per te shprehur mendimet dhe jo per te hedhur vrerin e njerezve me te meta mendore, qe pervec shijes se keqe nuk perfiton asgje tjeter.

      Reply to this comment
      • intelektuali December 30, 21:46

        Kush po ofendon dhe acaron si ben ti me “qyp-tare”?

        Profesori i Enverit dhe keshilltari besnik i Fatos Nanos, Ksenofon Krisafo me mire se te justifikonte Edi Ramen si te gjithe profesoret e Enverit per voten e rezilit ne OKB kunder Trumpit dhe SHBA, do te ishte me llogjike te spjegonte pse i humbi zgjedhjet PS duke ja falur pushtetin ne zarf Sali Berishes ne 2005 kur ishte Keshilltar Famoz i Kryeministrit shqyptar?

        Nga ana tjeter shqyptaret do te ishin me te kenaqur te degjonin Mbikqyrsin Famoz te Bankles se shtetit, Ksenofon Krisafi si u vodh Thesari i Shtetit me mbi 7 meleone dollaro nga Fullan Kusari qe ishte nen mbikqyrjen e tij vigjilente?

        CFARE OFENDIMESH DHE ACARIMESH KA KETU?

        sepse:

        Me thene te drejten kur lexova ne gazeten DITA si profesori Kseno i Enverit fliste per kauzen e popullit heroik palestinez me nje emocion te vecante qe me kujtonte Kohen e Qepes te Partise se Punes, pra kur lexova keto xhevahire akademike thashe me vete:

        PO PSE ME KETA BYLMEZA FANATIKE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

        I lutem gazetes DITA te mos e censuroje repliken time krejt etike pa fyerje dhe acarime ne menyre qe te mos fshihet e VERTETA.

        Reply to this comment
        • sancopanco December 31, 03:20

          O ” Intelektuali ” pa intelekt dhe pa karakter.
          Je thjesht nje qenie pa asnje vlere dhe, megjithese gjendesh pak hapa larg grykes se varrit, vazhdon me kembenguljen dhe inatin e te marrit te kundershtosh cfaredo shkrimi te gazetes DITA, jo me argumente dhe referime qe te ofron dija ( sepse duket qarte qe dijet te mungojne ) por me pasionet e nje te marri qe beson se do t’i mposhte te tjeret me fyerje, shpifje, etiketime dhe marrezi prej njeriu qe gulcon. Do te ishte me mire per ty te shkoje dhe ta kaloje kete pak kohe qe te ka mbetur duke pire ndonje kafe me ndonje plak te seres tende. Per fatin tend te keq, keta ” Keshilltaret e Nanos ” apo te Rames apo te Djallit e te birit kane ndodhur te jene njeqind here me te ditur se ti she shpura jote, shume me atdhetare dhe te ndershem se njerezit e kategorise tende. ” Replikat ” e tua ( si thua vete ) nuk jane etike por pasqyrojne karakterin tend te deformuar dhe mendjen tende te lehte.

          Reply to this comment
  3. tajarja December 30, 14:51

    Kjo ishte loja e rradhes. Ashtu e donte voten I madhi. Jo. Sepse qe ne fushate elektorale premtoi shkurtimin e fondeve per naton dhe okb.
    Po kjo ishte looooojjjjaaaaa.
    Hahahahaaaaa

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi December 30, 19:38

    Nje analize e llogjikshme, e argumentuar dhe me fakte.

    Reply to this comment
  5. MH December 31, 13:49

    Vota e shqiperise ne OKB per ceshtjen e Jeruzalemit nuk con kandar as sa con miza ne krahe.Stuhija krijohet nga injorantet politikan SHQUPiste dhe LSI qe kane zan vendin e politikes pa merita dhe derdellijne si matufe origjinale politikanit.

    Reply to this comment
  6. demo December 31, 19:00

    Vota e Edi Rames kunder ShBA eshte nje thike pas shpine kunder mbrojtesit me te madh te kombit shqiptar.Po te rreshtohej SHBA me shumicen ne Konferencen e Versajes,sot nuk do te eksistonte shtet shqiptar.Megjithese Enver Hoxha u perpoq me te gjitha menyrat te armiqesohej me Anglo-Amerikanet,duke perzene misionin Amerikan ne Shqiperi dhe duke i vene mina jugosllave anijeve angleze ne kanalin e Korfuzit,perseri Amerikanet ne konferencen e Parisit, nuk e votuan kerkesen greke per aneximin e vorio-epirit.Edhe pse shumica e shteteve te OKB dhe perfaqesuesit e Keshillit te sigurimit ishin kunder nderhyrjes ushtarake kunder Serbise,perseri Amerika e madhe imponoi NATON te nderhyje per te mbrojtur popullin shqiptar dhe per ti dhene LIRINE KOSOVES.Por ju nuk dini nder,.Nuk dini mirenjohje.
    Ju njihni vetem FRIKEN.Keni frike Greqine,se edhe me breke neper kembe ju imponohet,ju merr detin,ju kerkon varreza,pas varrezash sa po e qarkon luginen e Vjoses me varreza si piramida kufiri,dhe kjo qeveri dhe qeveria malokut dorezohet si kurva kur e therret horri,se horri grek ngre 200 himarjote grequisht foles te protestojne kunder planit rregullues te fshatit,Zgjon nje ambasadore te derdellise pallavra per vorio-epirin,zgjon edhe nje ambasadore ne BE te flase per shkelje te drejtave te minoritetit grek dhe kishes greke ne Shqiperi.Amerika e madhe ende nuk ka perdorur forcen e saj kunder drejtuesve beseprere te shtetit shqiptar.
    Letra qe presidenti i Republikes Ilir Meta i dergoi presidentit Trump,ishte veprimi me dinjitoz,qe nje president i Shqiperise ka marre gjithe keto vite.

    Reply to this comment
  7. Viro December 31, 19:05

    Artikulli eshte korrekt, i shkruar me ftohtesi dhe logjike juridike e diplomatike. Terminologjia e perdorur dhe argumentat Jane bindese. Por ne kete mjedis ka plot qe nuk perballen dot me kulturen e artikullishkruesit dhe nisin e shajne, nxjerrin nga arkiva histori qe hajde mere vesh nese qendrojne. Personi me pseudonimin Intelektual eshte nje I tille, iI palexueshem. Ky komentues I rendomt e banal, tashme I bezdisshem ne shkrimet e tij duhet te abandonohet nga lexuesit.

    Reply to this comment
  8. Onkezmi January 1, 01:54

    DO TI LUTESHA “DITES”,QE ATE FARE INTELEKTUALI,PROPOZOHENI PER PRESIDEN TE REPUBLIKES,PER”NJOHURIT E TIJ TE SHUMTA”.SE DO SHPETOJME NE LEXUESIT TUAJ NGA KJO PLEHERE…

    Reply to this comment
    • intelektuali January 1, 17:09

      President intelektuali?

      PSE JO?

      Mesiguri do te jete nje zgjidhje shume me e mire se Like Floriri, qe Edi Rama e hodhi me parashyte ne kete post te rendesishem si BABA i Kombit, pasi po ky Edi Rama e kishte share Liken me liber shpie kur kishte shikuar videon e Dritan Priftit kur gjithe Bota e pa si kollofiste ryshfetin makaber pushtetar me ZE dhe FIGURE,

      prandaj:

      KUSH ESHTE PLEHRA KETU?

      sepse:

      Une per vete mendoj se plehra me e madhe eshte Fatos Nano qe ky Kseno BYLMEZI i Enverit e keshillonte papushin si t’ja mbathte me vrap lepri ne Maqedoni kur Sali Berisha i beri puc dhe me pas si t’ja falte pushtetin ne zarf Saliut kur ja mbathi ne Vjene per te shijuar jeten me lekat e vjedhura.

      KUSH ESHTE PLEHRA KETU?

      Reply to this comment
  9. Mark .U.K January 1, 14:23

    KOMUNISTET kan dhe do ngelen gjithmon kunder imperializmit amerikan,po tash ma teper eshte edhe fetar.Rama ne sherbim te kumares si tij ERDOGAN.ME NJE FJAL PUNE TURQISH.

    Reply to this comment
  10. Fadili, Malesi e Madhe January 1, 23:23

    Ju lutem, botues te gazetes “Dita”,mos ofendoni me emrin e ketij legeni,qe vetem intelektual nuk eshte, te gjithe shtresen e intelektualeve.Po cili nga vendet e BE apo te tjere votuan kunder rezolutes? Po Britania(qe eshte vete USA)Pse votoi pro ?!Cilat nga ato 9 vende,qe votuan kunder, ke degjuar ndonjehere (perjashto USA e Izraeli), o”intelektual” pa intelekt !?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*