Kush do ta presë në Prishtinë Edi Ramën (ose një portret i paautorizuar i kryeministrit të ri të Kosovës)

Bedri Islami December 16, 2014 23:01

Kush do ta presë në Prishtinë Edi Ramën (ose një portret i paautorizuar i kryeministrit të ri të Kosovës)

Më në fund në Kosovë kemi një qeveri të re e cila, si një tortë pushteti, është e ndarë në dy pjesë të mëdha; njëra i përket Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa tjetra shemrës së saj politike, Lidhjes Demokratike. Pjesëza të saj, sipas përcaktimit kushtetues të ndërtimit të qeverisë, u janë dhënë minoriteteve, nga të cilat oreksin më të madh e ka minoriteti serb.

Është një qeveri krejt tjetër nga të mëparshmet, të paktën në dukjen e parë në lidhje me shtetin shqiptar. Gjysma e kësaj qeverie janë kundërshtarë të forcës qeverisëse në Shqipëri, dhe mëria e tyre ka shkuar aq larg, sa që në herën e parë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në foltoren e parlamentit të Kosovës, thuajse të gjithë këta, duke u paraprirë Isa Mustafa, dolën jashtë dhe nuk denjuan as të dëgjonin. Kjo mëri është e hershme, ajo nuk ka lindur sot dhe po ashtu, nuk ka asnjë shkak të dukshëm. Lidhja Demokratike, që në fillim bëri zgjedhjen e saj politike drejt PD-së, dhe sado që më vonë shefi i saj, Rugova, ishte i mëritur me Berishën dhe ndërprenë çdo urë lidhjeje mes tyre, mëria me socialistët mbeti njëlloj si më parë. A do të jetë ajo ende e pranishme në ndërlidhjet mes dy shteteve, të cilët, edhe pse të ndarë, kanë aspirata të përbashkëta? Në fund të fundit, cili do të jetë njeriu që do të mund të presë në një të ardhme, ndoshta të largët, shefin e qeverisë shqiptare Edi Rama?

Edi Rama është një njeri i politikës që e kërkon me ngulm Kosovën në mendimin e tij politik. Ai ka shkuar atje pa asnjë lloj paragjykimi dhe duke mos mbartur asgjë nga mëria e dikurshme. Sidomos pas vizitës së tij në Beograd, rejtingu i tij politik në Kosovë është rritur ndjeshëm, por jam i bindur se ai nuk e ka bërë për këtë. Ai, edhe sikur ta dijë se nuk do të jetë kurrë i mirëpritur nga qeveria e sotme, do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim. Dhe, duke pasur këtë mendësi, do të thoja krejtësisht moderne, ai ende pa u bërë betimi i qeverisë së re të Kosovës, i drejtoi urimet shefit analog në Prishtinë dhe i dërgoi ftesën e dyerve të hapura për të. Megjithëse ftesës ende nuk i është përgjigjur askush. Në të vërtetë, kush janë ata që do mund ta presin në Prishtinë Edi Ramën, apo cilët do të mund të jenë në pranishëm në Tiranë?

 

Është një koinçidencë e pazakontë në historinë e ndërtimit të një qeverie, qoftë edhe të një vendi të porsadalë nga lufta. Kryeministri i ri i Kosovës quhet Isa Mustafa, dhe data 8 dhjetor është dy herë data e betimit të tij qeveritar.

Më datën 8 dhjetor të vitit 1989, ai ka bërë betimin e parë, pranë ish shefit të UDB-së në Kosovë, Rrahman Morina, atëherë në cilësinë e shefit të Lidhjes Komuniste të Kosovës, një filial i Lidhjes Komuniste të Serbisë.

Për ata që nuk janë të njohur sadopak me ngjarjet në Kosovë, nëntori i vitit 1989 është një nga muajt më përvëlues të regjimit serb në Kosovë. Në të vërtetë, i gjithë ky vit do të jetë i tillë. Lëvizja çlirimtare kishte bërë të mundur shpërthimin e demonstratave masive, të lëvizjeve të mëdha popullore, të cilat do të mbanin zgjuar motivin e qëndresës. Në përleshjet me policinë serbe ishin vrarë 37 demonstrues, mes tyre edhe liderët e lëvizjes çlirimtare, Afrim Zhitia dhe Fahri Fasliu, dhe qeverisë serbe, si kurrë më parë, i duhej një ndryshim i pazakontë i kuadrove drejtues dhe ndërtimit të një qeverie sa më besnike ndaj saj. Dhe ndërtoi një qeveri të re për Kosovën, anëtar i së cilës do të jetë edhe Isa Mustafa.

Betimi i qeverisë së re të Kosovës, në të cilën është ministër edhe Isa Mustafa, do të bëhet më 8 dhjetor para kryetarit të Kuvendit të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës, serbit Gjorgje Bozhoviq, dhe kryetarit të Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës, Rrahman Morina. Isa Mustafa është njëri nga ministrat që do të betohen se do të angazhohen fuqimisht në “luftimin e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar dhe kthimin e serbo-malazezëve të shpërngulur nga Kosova” (Rilindja, 9 dhjetor 1989).

 

Përsëri më 8 dhjetor, por tani 25 vite më pas, Isa Mustafa do të betohet si shefi i ri i qeverisë së Kosovës. Ka shkuar një periudhë e gjatë kohe, në të cilën, herë pas here, pa qenë protagonist, është shfaqur edhe portreti politik e financiar i Isa Mustafës, njeriu që një ditë të nesërme do të mund të presë në Prishtinë shefin e qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

Rruga politike e Isa Mustafës nuk ka qenë ndryshe nga ajo që kanë pasur besnikët e tjerë të regjimit të Beogradit. Zemërimi i tij ndaj profesor Qosjes, sidomos budallallëku politik se “ti qëndrove nëntë vite në Prishtinë” më shumë se sa profesorin e nderuar, mund të determinojë mbi jetën politike të ish kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, që po ashtu, qëndroi në Kosovë, duke mbajtur çdo të premte konferenca shtypi, e jo vetëm i paprekur nga shërbimi sekret serb, por rreptësisht nën mbrojtjen e tij.

Rruga politike e Isa Mustafës merr një formëzim më të dukshëm në majin e vitit 1980, kur, në sajë të përkushtimit të tij politik në forumet rinore, ai zgjidhet si i pari kryetar me mandat njëvjeçar i Kryesisë së Konferencës Krahinore të Lidhjes së Rinisë Socialiste të Kosovës, një lloj Komiteti Qendror i Rinisë që ishte tek ne. Me këtë cilësim, në 4 maj 1980, pak ditë pas vdekjes së Titos, në një intervistë në “Zëri i Rinisë” ai do të nënvizonte se “Tito nuk do të jetë fizikisht para nesh, por ai mbeti në tërë qenien tonë”. Ndërsa më 7 mars 1981, pak ditë para fillimit të ngjarjeve të marsit 1981, ai pa mëdyshje thekson se “Mendoj se me sukses po përmbushen nga rinia detyrat nga Konferenca e Tretë e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë”. Ky ishte besimi i tij, pasi si komunist, ai kishte përcaktuar rrugën e tij.

Pas ngjarjeve të vitit 1981, pushteti serb, i instaluar me dhunën e tankeve në Kosovë, do të ndërtojë në majin e këtij viti, një organ të dhunshëm 5 anëtarësh, i quajtur “Organi i përkohshëm i studentëve të Kosovës”, dhe mes kësaj “pesësheje”, do të jetë edhe Isa Mustafa, tashmë si një nga njerëzit e besuar të regjimit serb. Kishte filluar koha e diferencimit, dhe në këtë fazë të parë, regjimi serb do të vendosë në pikat kyçe të debatit dhe të vendimmarrjes njerëzit më besnikë, njëkohësisht më kurrizdalë.

 

Që nga ky moment ka filluar edhe rrugëtimi politik i sferave të larta për Isa Mustafën. Tashmë ai nuk është një figurë e zakonshme, por njëri ndër ata që do të jenë të pranishëm në jetën politike të çdo çasti në Kosovë, që nga gjërat e vogla dhe deri tek vendimet e mëdha. Jo rastësisht, në vitin 1984 ai do të zgjidhet për herë të parë kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës, ku përfshiheshin edhe komunat e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Novobërdës, dhe si i tillë ai bëhet menjëherë njëri ndër njerëzit më të fuqishëm të Kosovës. Do të ishte naive deri në thellësi të mendohej se pushteti serb, tashmë i instaluar fuqishëm në Kosovë, do të kishte lejuar që një njeri si Mustafa, të jetë në qendrën e pushtetit kryeqytetas dhe të ketë ide irredentiste apo nacionaliste, të aspironte për republikën e Kosovës dhe për mëvetësinë e saj. Ai do të japë herë pas here shenjat e besnikërisë së tij. Në të përditshmen “Rilindja”, 6 shtator 1986, ai do të nënvizojë se “Prishtina mobilizohet për vënien në jetë të konkluzave të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë”,

Vendosja e tij në drejtimin e Prishtinës dhe përfshirja e Fushë Kosovës, qendra e nacionalizmit të egër serb, nën këtë administrim, është më tepër për t’u krijuar hapësirë atyre. Dhe në fakt, nën drejtimin pushtetor të Mustafës, në Fushë Kosovë krijohet një bastion i egër nacionalist serb, i drejtuar nga Kosta Bullatoviq, Mirosllav Sholeviq, Zoran Grujiq, Boshko Budimiroviq, bastion i cili, më pas do të jetë edhe qendra e revanshizmit ndaj shqiptarëve në ato rrethina.

Në fillimin e vitit 1986, Sllobodan Millosheviq, nga kryetar i Komitetit të Lidhjes Komuniste të Beogradit bëhet kryetar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Serbisë. Është njëra ndër lëvizjet më dramatike në Ballkan, pasojë e së cilës do të jenë tri luftëra të përgjakshme, Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe një luftë e porsafilluar në Slloveni.

Pikërisht në këtë kohë, përmes miratimit të strukturave partiake, Isa Mustafës i besohet mandati i dytë i kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës.

 

Janë të njohura ngjarjet dramatike të ndodhura në Kosovë, sidomos forca e vendosur në heqjen e autonomisë dhe në vendosjen e Kosovës nën kufizimet juridike, politike e policore të Serbisë. Por jo çdo gjë, për fat të keq, është bërë vetëm nga jashtë. Shteti serb ka gjetur në Kosovë, në jo pak raste, edhe njerëzit e tij të devotshëm për të shërbyer, dhe përmes tyre ka bërë të mundur që dhuna të paraqitet si dëshirë, që forca të duket si dëshirë. Edhe për heqjen e autonomisë së Kosovës duhej një gjetur një Komision Kushtetues, i cili pasi të “punonte”, të arrinte në përfundimin se heqja e autonomisë nuk i prekte të drejtat e Kosovës. Në vitin 1989, Isa Mustafa, njëri ndër “ekspertët” komunistë, si drejtor i Entit Krahinor të Planifikimit Shoqëror, do të jetë anëtar i Komisionit për ndryshimet kushtetuese dhe në njërën nga shfaqjet e tij mediatike, ai do të afishohet pro Amendamentit 33, pika 12, me nënpikat 1 dhe 2, “për mbrojtjen e hapësirës me interes të përbashkët për Republikën e Serbisë në tërësi”. (Rilindja, 22 mars 1989)

Kur Mustafa bënte këtë deklarim, gjëma ishte bërë, ajo do të donte një det gjaku që të zhbëhej. Por nuk do të ishte asnjë pikë gjak nga ai i llojit të Mustafës. Ishte bërë gjëma, sepse:

Sipas propozimit të Komisionit Kushtetues të Kosovës, anëtar i së cilës, njëkohësisht “ekspert”, ishte edhe Isa Mustafa, më 14 mars 1989, dy kryesitë e Kosovës, Komiteti Krahinor dhe Kryesia e Kosovës, bëjnë publik vendimin e tyre se “përkrahin plotësisht amendamentet për Kushtetutën e Republikës Socialiste të Serbisë, në të cilat mundësohet që republika Socialiste e Serbisë të ushtrojë funksionet dhe kompetencat e veta të domosdoshme në tërë territorin e Kosovës”. (Rilindja, 15 mars 1989).

Çdo gjë shkon sipas programit thellësisht ultra-nacionalist serb. me 23 mars 1989, në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, “delegatët” miratuan ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë, për suprimimin e autonomisë së Kosovës dhe bërjen e Serbisë unike. Isa Mustafa ishte në këtë kohë njëri ndër funksionarët më të lartë të Lidhjes Komuniste të Kosovës.

Më 1 prill 1989 Komiteti Krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës mori vendimin për “qëndrime substanciale në diferencimin ideo-politik në të gjithë segmentet e jetës në Kosovë”. Pjesë e ndërmarrjes së këtij vendimi është edhe Isa Mustafa, njëri ndër më të besuarit e strukturave të larta partiake dhe dorë e tyre në luftimin e irrendentizmit dhe nacionalizmit shqiptar.

Me një vendim të posaçëm të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Serbisë, komunistët më besnikë duhej të avancoheshin në pozita më të larta të pushtetit. Mes tyre do të jetë edhe Isa Mustafa, që emërohet sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor, në qeverinë e drejtuar nga Jusuf Zejnullahu dhe e miratuar nga Rrahman Morina.

Është 4 dhjetor 1989 kur bëhet emërimi i tij. Më 8 dhjetor do të bëjë betimin. Pushteti serb në Kosovë po përgatitet për të sunduar me dorë të hekurt. Janë një pafundësi vendimesh të marra me vrull për shuarjen e çdo rezistence. Në Kosovë ka filluar edhe një herë ringritja e lëvizjes çlirimtare. Ballafaqimi mes tyre do të jetë i pashmangshëm. Ku do të jetë vendi i Isa Mustafës: Me regjimin apo me irredentistët? Do të jetë ai i ndjekur nga pushteti serb? Nëntë vitet e tij të mërgimit, a ishin vitet e dëbimit, të vuajtjeve dhe të halleve, si çdo i dëbuar, apo një periudhë tjetër që i bashkëngjitet asaj së parës? Cili është roli i tij në Fondin e qeverisë së Bukoshit, i cili lindi si fondi i Achenit, u shndërrua në fondin e Trepërqindëshit, e më pas në fondin e qeverisë Bukoshi? Përse akuzon ish numri dy i qeverisë Bukoshi? Këto janë në numrin e ardhshëm.

Bedri Islami December 16, 2014 23:01
Komento

63 Komente

  1. Luan Muhameti vlore November 27, 22:33

    U be mire qe u sqarua profili i Isa Mustafes nga gazeta Dita. Akoma me mire u be edhe me botimin e debatin e profesor Qoses me te. Dua te theksoj qe fenomene te tilla ndodhin ne shtete te vogla me demokraci te re. Ajo qe me qeteson ,per situaten e tanishme e perspektiven eshte egzistenca e “gardes”se Adem Jasharit si P. d dhe e partive si aak e si vet vendosja etj. Tradhetia mund te zere vend por jo me ne kosoven Shqiptare.

    Reply to this comment
    • DRENICA E KUQE December 17, 00:02

      E dine shkiet ke e kane shkollue, si e kane shkollue dhe ke kane mbajtur ne pushtet per 100 vjet dhe atij ia dhane voten, e Isa eshte nje nder ta!… Me grushtshtet behet edhe “Kryekuvendar”!… Medet, e medet, Shqiperia e ime, ç’te ka gjetur!…

      DRENICA E KUQE

      Reply to this comment
      • feniks December 17, 00:03

        DEMASKOJENI PA MESHIRE KETE ARMIK E TRADHETAR TE KOMBIT SHQIPTAR!!

        Reply to this comment
        • LORA December 17, 00:04

          Ky kreu I pazarxhuar I qeverise kosovare duhet te jete frymezuesi dhe organizatori kryesor I turmave te mijra kosovareve qe vinin per te agresuar vullnetin sovran,ne zgjedhjet tona.Si I tille,,,,pra si nje puthador I qelbet na e beri edhe qytetar nderi te Prishtines kusarin e Bashkise se Tiranes .
          Uroj qe ky te shembet pertoke ,ne rolin e falur nga pazaret,,,,jo nga vota e shumices se qytetareve te Kosoves.Sidomos uroj qe t’a shembe Shpend Ahmeti,,,qe ja mori me vote qeverisjen e Prishti es?

          Reply to this comment
          • Ruzhdi Shkodra December 17, 00:04

            Eh ky ka nje ngjajshmeri me Sali Berishen, Vetem se ai i sherbeu PPSH-S qe sado diktature ishte shteti i vet. Kurse ky i sherbeu serbeve.

          • malsori December 17, 00:05

            A gjen ne kete dynja per bese burrash ndonje Shqiptare, se c’fare zemre ka ky njeri. Deri dje thirri rrofte Tito dhe Sllobodani dhe sote eshte me i sprovuar dhe po therret me te madhe “Per ty o Kosove” !!!!!, me ty o Rahmadan Morina. Une fitova mbi te gjithe tradhetaret edhe luftetaret….. Lavdi…. se eshte krenare se nuk nderron asnje presje nga biografia e tij….por kush eshte ky njeri….

          • fati December 17, 00:05

            Tradhtar i kombit duhet te largohet nga udhheqsia e shtetit nese ka nevoj edhe te demonstrohet ,ne perendim do ishte likuiduar menjehere

  2. Aliu nga Selenic November 27, 22:34

    E gjith propoganda eshte bere qe luftetaret e lirise te spostohen nga pushteti.Ket e kan deklaruar edhe her te tjera dashakeqes te kesaje lufte. Po te njejte gje eshte ushqyer dhe eshte inspiruar edhe nga zbulimet e huja e kryesishte nga Serbet.(UDB ) e cila per te realizuar qellimet e vete perdori perrallne e Lafontem ku nga perrall e kethje ne veprime konkrete.Keshtu Injoranti Hajredin, e Fatmir Limaj te eture per karjere be te mundur qe te ndahen nga Thaci ku ne te vertet nuk kishte asnje arsye pesi me shum kishte arsye bashkimi se sa asye ndarje.Pore kjo u be me qellime te caktuera qe krahu regresive ne Kosov i cili ishte kunder NATOS beri qe te spostoje plejaden e UCK-se nga pushteti.Kjo u intereson Serbeve pasi alenca a e tyre me LDK-ne kan qen nen dhe e mbi dhe gjate gjithe perudhes nga viti 1990 e deri ne dite e sotme.
    LDK-ja seshte gje tjeter vecse nje dore e zgjature e serbis pas edhe si force politike eshte me vulen e tyre e vetmja force politike ne Kosove. Sote duhej te luftohej qe kjo force politike te rikonstruktohej dhe pastaj te hidhej ne tregun e politike.Pore kjo nuk ndodhi pasi sejgemnte te fuqishme ne mbeshtetje te serbise ka akoma ne Kosove.Keqardhej per Hajredini dhe Limaj.Keta jan fatkeq dhe shkeln me dy kembet gjakun e derdhur per liri dhe bashkpunuan me ata qe kete gjak ase qe e kan perfillor ndonjeher.!
    Ja ky eshte Morali i Ramush Hajredinit qe per nje karrike i ve kemben gjakut te vllejzerve te vete.!

    Reply to this comment
    • kolonel November 28, 01:05

      Agjenti serb Thaci qe eleminoje me doren e UDBs te gjithe patriotet duke dalur ne fotografi me ata qe UDB-ja duhet te eleminonte pa tjeter deri dhe ne Shqiperi erdhi te dale ne fotografi me ata qe ndodheshin ne Shqiperi dhe dora UDBs edhe ne shqiperi eshte e zgjatu, e doli I vetmi I pa gervishur e me ndihmen e serbo-malokve formoj shtetin serb KOSOVO dhe jo ate shqiptar DARDANIA. Tani mori nen mbrojtje agjentin serbo-komunist Mustafen duke konsoliduar shtetin serb dhe UCK-ja te haje mmmmmuuuuutttt tani.

      Reply to this comment
  3. zhelefina November 27, 22:35

    Tek Isa Mustafa dhe tek Lulezim Basha ,(tek Saliu jam i sigurte) dyshoj se jane pjese e agjentures aktive e me perspektive te UDB-se .Shqipetaret paskan per te vuajtur shume,me keta fqinje qe u kane rene ne pjese.

    Reply to this comment
  4. E VERTETA November 27, 22:35

    Ky Isa Mustafa eshte ai qe beri qytetar nderi me hater Lulezim Bashen vjet gjate zgjedhjeve me duket…

    Reply to this comment
    • agron November 27, 22:48

      Ore a jini ne terezi.
      E cfare pastaj se ka ber qytetar nderi Lulzim Bashen??
      Nderi kombit jan edhe Lulzim Basha edhe burrshtetasi Sali Berisha
      Plasni keshtu eshte

      Reply to this comment
      • ELMAS November 27, 22:49

        MIRE BOLL FLET KY AGRONI

        SE LULI BOLL MIRE I NJEH DOSJET E UCK

        KURSE SALIU NË KOHËN KUR HIDHESHIN THEMELET NË RAMBUJE NGA TIRANA NA FLISTE

        DUKE SHANTAZHUAR KOSOVARËT ME FJALËT.

        “KUSH FIRMOS NË RAMBUJE ËSHTË TRADHËTAR I KOMBIT”.

        BRAVO BESA

        Reply to this comment
      • Drini November 28, 01:49

        Agronit….

        Pasi qe Saliu dhe Luli qenkan nderi I kombit po e fusim ne ate grup te te nderuarve edhe Millosheviqin

        Tipik injorante, koktule dhe tru peshku

        Reply to this comment
        • historiani December 16, 18:48

          Ketij shkrimi te Bedri Islamit si dhe te gjithe shkrimeve te tjera te tij nuk mund ti shtosh as pike as presje sepse eshte 100% i sakte. Bedri Islami si nje veprimtar i koheve me te veshtira te Kosoves i ka percjellur dhe i ka perjetuar te gjitha keto ngjarje dhe prandaj eshte kaq mire i informuar per ngjarjet politike por gjithashtu edhe per individet “prominente” te asaj kohe.

          Te lumte Bedri

          Reply to this comment
  5. gani usa November 27, 22:38

    @ Dita, miq te mire te medias guximtare,

    …kemi 3-4 si Berisha nd Shqiperi e 3-4 si Mustafa ne Kosove

    Nuk jena gati me kuptu qe sllavet kane prej 1912-s qe vendosin kryeministrat tane.

    E ben me Ahmet Zogun, e ben me PKSH-ne, e ben me Saliun

    Do vazhdojne at bejne sa koh te jena budallenj dhe te sulmojm shaipatret e vertet e te ham sapunin per djath

    Reply to this comment
  6. Demiri November 27, 22:39

    Sipas normave dhe ligjit zgjedhor te Kosoves PDK fitoi.Ndoshta e din se Vetevendosja ,LDK,AAK dhe NISMA garuan secila per vete.dhe nuk ishin te bashkuara ,nuk i bashkonte as programi e as ideologjia.Ne te vertete keto parti akuzuan ne fushaten zgjedhore njera tjetren edhe per haraq,vrasje e mos te flasim per tjerat.Kuri mundi PDK sepse mori vota me se shumti nga secila ,atehere lideret e ketyre partive per ti ikur pergjegjesise per humbjen u bene bashke ne nje bllok te cilin lirisht mund ta quajm blloku i humbesve.
    U deshmua se se ne kete bllok nuk kishte parime as vlera dhe as besim mes partive dhe keshtu perfundoj kjo komedi e bllokut.
    Albini eshte nje demagog i madh qe ndryshe flete e ndryshe vepron,ai e din se Thaqin nuk ka kellqe ta mund andaj beri se gjoja po bashkohet me keta tjeret.Koha do deshmoje kush eshte Albini.Kishin nise ti zbardhen spiunet e UDB-se,gjalle jemi e do shohim.

    Reply to this comment
  7. ... November 27, 22:41

    Mendoj se zoti Islami na ka ndihmuar te gjitheve te njohim me mire luften clirimtare te popullit shqiptar ne Kosove. Flet si deshmitare dhe eshte i besueshem sa per faktet qe jep aq edhe per konkluzionet qe nxjerr nga analiza e tij. Me ka bere pershtypje te mire me shkrimet (cikel shkrimesh) qe botoi tek kjo gazete (Dita) qe u be shume e dashur per shqiptaret dhe e urruer per udbashet e Shqiperis londineze.
    Me duken me vend te gjitha vleresimet dhe verejtjet qe bene per Edi Ramen. Do me vinte mire qe z.Islami te kishte permendur sjelljen e Rames ndaj prof. Qosjes. Sjellja e tij (Rames) ishte vleresuese per nje shqiptar te madh qe me vepren e tij na ka mbajtur ndezur zjarrin e dashurise per trojet tona. Vepra e prof. Qosjes i ka kontribuar shume luftes clirimitare te Kosoves dhe, mbi te gjitha, bashkimit tone kombetar, duke u perballur mencurisht, burrerisht dhe, prandaj sukseshem me frymen dhe veprimtarin percarese te armiqve te Shqiperise dhe te shqiptarve qe e shrytezuan epshin e Sali Berishes per sundim pikerishte ne keto drejtime, per te na ndare, care e coptuar ne veriore e jugore, ne gege e toske, ne katolike e ortogokse, ne muslimane e bektashinj.

    Reply to this comment
  8. shkodran November 27, 22:43

    Z.Islami !

    Une jam një bashkqytetar i juaji, më i ri se ju por që ju kam ndjekur mediatikisht vazhdimisht (ju njoh edhe personalisht).
    Ju perfaqsoni në një nivel të lartë kulturen shkodrane sepse ju jeni shkodran 100%, pamvarësisht nga preardhja.

    Me vjen mirë që shpirti patriot shkodran perfaqsohet aq lartë nga ju me punën dhe sherbimet e vyera që keni bërë me UÇK, aq ma shumë se ne shkodraneve na akuzojnë si filosjugollavë.
    Shkodraneve ju pelqen muzika popullore, sporti, shlivovica e jugoslllavëve e kaq, e askush më shumë se ata (dhe kosovaret) e ka luftuar dhe rezistuar jugosllavovizmit.
    Ju pershendes .

    Reply to this comment
    • Gramoz November 28, 11:41

      Z. Islami,
      Une jam nje lexues i rregullt i te gjitha shkrimeve tuaja te botuara ne gazeten DITA.
      Me gjithe respektin qe kam per ju dhe ne vecanti per analizat qe ju beni ne keto shkrime, ku diku shkruanit se ju mbanit dhe akoma keni ne duart tuaja arshiven e luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves ju bej nje pyetje si nje shqiptar dhe patriot:
      Perse nuk i botoni perderisa ju i disponononi ato ?
      A mos valle keni edhe ju presion nga nderkombetaret ?
      A mos valle ndonje antetar i qeverise apo me lart eshte agjent ?
      Mendoj se arshifa duhet medoemos te behet publike qe analizen ta bejne ata qe luftuan dhe derdhen gjakun per lirine e Kosoves, duhet te behen publike faktet dhe kontradiktat gjate dhe mbas lufte.
      Kjo Z. Islami duhet te behet per hir te masakrave , vrasjeve dhe perdhunimeve qe serbet dhe pashkpuntoret e tyre kane bere gjate luftes popullit martir te Kosoves.
      Kjo duhet bere Z. Islami per hir te poshterimit pothuajse100 vjecar qe i eshte bere popullit Kosovar.
      Nqse ju do t’ja lini kohes atehere brezat qe do te vijne nuk do te tregojne interes sepse populli thote qe hekuri rrihet sa eshte i nxehte.
      Mbase kjo ne na ka lene shume mbrapa duke thene se koha do ta vertetoje te verteten por sa para ben kur kalojne shume vite….
      Edhe ne Shqiperi po te ishin hapur dosjet ne momentin dhe ne kohen e duhur ne nuk do te ishim ketu ku jemi mes gjithe agjenturave te huaja ku diktojne deri tek kush do te drejtoje vendin.
      Rama thote qe te hapen dosjet por shumica e njerezve te thjeshte thone se nuk do te dale gje ne drite sikurse tek filmi ku veten qeni i ngordhur mund te gjendet.
      Prandaj edhe nje here ju mendoj si nje patriot me nje analize te ftohte te ngjarjeve ehte domosdoshmeri qe te botohen te gjitha ngjarjet dhe personazhet sic jane ne realitet qe edhe populli te gjykoje ne momentin e votimit te lire.
      Shpresoj se do te botoni qe te gjithe te njihen realisht me luften dhe me ata qe bene kete lufte, si edhe me ata qe e tradhetuan kete lufte.

      Reply to this comment
      • albert November 28, 16:41

        Gramoz!
        Z. Islami ka te drejte kur eshte kunder z.Mustafa. Por z. Islami , me qellim i harron edhe disa te meta shume te medha te krahut tjeter, krahut te luftes. Ai “harron” te permend deklaraten e Inteligjences se KFOR Amerikan i cili shume qarte e thot qe z. Xh. Haliti (udheheqes teper i larte i ish UCK dhe tani nje nder figurat kryesore te PDK ) gjate luftes ishte bashkepunetor i UDB. Z. Islami “harron” qe nje tjeter ish udheheqes i larte i UCK , z. A. Syla (daja i Hashim Thaqit) merrte pension invalidor nga shteti helvetik . Diagnoza e Azem Syles ishte teper e rende, ai ishte i semure psiqik, ne nderkohe qe ne Kosove ishte deputet dhe ishte ne krye te PDK. A thua z. Islami ka parasysh nje genjeshtar i cili genjen nje shtet qe i ofroi azil per qellime financiare. Ai “harron” edhe rastin e vellaut te Hashimit, Ganiut i cili gjate luftes ishte i burgosur. Gjate kohes sa ai ishte i burgosur, shume shpesh ne burg vizitohej nga agjente serbe. Dhe cuditerisht Ganiu lirohet nga burgu shume me heret se sa ishte dashur.
        Per secilin shqiptar keto veprime te disa prej figurave kryesore te udheheqesve te ish Drejtorise Politike te UCK jane shume te dyshimta. Dhe cuditerisht keto veprime te tyre nga disa opinioniste “harrohen” .

        Reply to this comment
  9. hysen November 27, 22:44

    Z.Islami
    isa Mustafa asnjehr nuk ka qen minister i financave ne qverin e Millosheviqit por ka punuar si profesor ne fakultetin ekonomik ne Prishtin

    Reply to this comment
    • gashi November 27, 22:46

      Bedriu ka te drejte
      Me ket Isen kthehen fantazmat e historive me Mercenarë e marka gjermane, lidhjet Berisha-Bukoshi (si u zhdukën paratë e mërgatës kosovare për luftën) etj etj.
      Hapa pas beri kosova me ket zgjedhje, qe shpresoj t mos zgjase shume.
      albin kurti esht e ardhmja

      Reply to this comment
  10. mendim shkreli November 27, 22:57

    Xhafer Shatri,ish minister i Informacionit ne qevrine Bukoshi ka deklaruar se ” Fondin e republikës së Kosovës, ku kanë milituar me mijra patriotë, e ku, në emër të lutës pr liri ishin grumbulluar qindra milionë marka gjermne, kopukët arritën ta privatizonin. Ndërkohë që në kufi vriteshin si qëngjat njomakët që kishin ardhur për armë, paratë e këtij fondi ruheshin për “ditë të zeza”. Ruheshin për Kosovën e pasluftës për të mbijetuar politikisht kryekopukët “institucionalë” duke blerë me paratë e popullit vota e parti të ndryshme. Duke zhvilluar haptas e me pare të popullit veprimtari kundër tij”.

    Kjo është eshtë deklarata e numrit dy të qeverisë Bukoshi, ku Isa Mustafa ishte ministër i financave,pra përgjegjësi kryesor i këtij fondi, me paratë e të cilit është zhvilluar hapur veprimtari kundër popullit.

    A duhet ky njeri të jetë kryeministër i Kosovës?

    Reply to this comment
  11. SHQIPTARJA November 27, 23:27

    TE TERE TE KORRUPTUAR!!

    Reply to this comment
  12. une November 28, 01:08

    c fytyre paska ky. T frikshme

    Reply to this comment
  13. Arben November 28, 06:47

    E GJITHE KJO VJEN SI PASOJE E NDERHYRJES SE AMBASADES AMERIKANE NE PRISHTINE, DUKE MANIPULUAR VOTEN NE MENYRE TE JASHTELIGJSHME, PER ARSYEN E VETME, TE MOS VIJE VETEVENDOSJE NE PUSHTET.

    KJO ESHTE SHUME E QARTE AI ZYRTARI AMERIKAN ERDHI PER FUSHATE DHE VOLLI VRER KUNDER VETEVENDOSJES.

    PER KETE ARSYE AMERIKANET PRANOJNE EDHE NJE KOALICION TE TILLE, QE E KANE ME SE TE QARTE QE ESHTE I DEGJENERUAR, VETEM E VETEM TE MOS VIJE VETEVENDOSJE NE PUSHTET.

    PERPARA VETEVENDOSJE.

    Reply to this comment
  14. Altin Gjata. November 28, 08:20

    Popull ja dha voten e populli ta mbaj pastaj mos flisni kot

    Reply to this comment
  15. metlaj November 28, 09:34

    duke pare me kujdes zgjidshjen qe idha politika ne kosove si ne zgjedhjen e qeverise dhe ne kryetaret e dy partive kryesore dhe krisen ekonomike pajtohem plotesishte me mendimet e artikullshkruesit me dhimsen shqipetaret qe kane jetuar ne trojet shqiptare ne varesi te shtetit jugosllavesi dhe nje pjese te kosovareve qe u ndeshkuan me te padrejte nga monizmi dhe shohe qe tani per tani kosova nuk mund ti shkull renjet e udb brenda politikes bile forca etyre ne vendim mareje eshte me e madhe se pjesa epaste shqiptare se te ndershmit kur nuk perbejne shumicen vuajne por nuk zgjidhin problemet e dinjiteti dhe zgjidhjet ekonomike zoti e mbrofte shqiperin nga influenca percarese nen influencen serbe ne politiken shqiptare dhe kontratave ekonomike ne vaferimin e popullit

    Reply to this comment
  16. orienti November 28, 09:57

    -..me kete zgjedhje Kosova i ka veshur breket mbrapsh…

    Reply to this comment
  17. 2+2=5 ESHTE E VERTET. November 28, 11:24

    SHQIPERINE E MORI SERBI I VU ZJARR SHQIPETARE MOS RRI PO DUKU SHQIPETARE,MJAFTE PUNOVE PER SERB O FATKEQ KUJTO VENDIN TEK KE LER E TEK HEQ,,,,SNA U NDANE KETA SERBET QE ME 24,,,,,,41,,,,,91,,,,,,,05,,,,,E AKOMA .

    Reply to this comment
  18. Zoro December 14, 15:16

    Po shikojme se dita me dite Kosova po kthehet ne identitet.Me tipa si ky Isa Mystafa, 24 karat agjent i UDB Jugosllave sot i Serbise do i vere kufi edhe shqiptareve te Shqiperise.

    Reply to this comment
  19. Ditrih December 14, 15:17

    C fare te fshish ti o ftyre katran. A ka shtupe qe fshin biografin katrane si ajo e ytja o mjeran? Mos u lodh se as ujet e oqeaneve s’ ta lan at fetyre tradhtare e te ndotur qe ke!

    Reply to this comment
  20. shqiptar sharri. December 14, 18:12

    Or,BEDRI ISLAMI,pershendetje ty,dhe komentusve te kti shkrimi.Tani,po perdori nji,thenie te nji fillozofi qe,emrin sja dij,por e kam lexue para 40,vite,AI,PAT THENE,IDEALISTET BEJNE ORGANIZIMIN E LUFTES,DHE BASHKE ME TRIMAT DHE ATDHETARET DISA VDESIN E DISA NGELIN TE PA STREH,KURSE MATRAPAZET DHE LAPANJOZET E SHIJOJN LIRIN DHE TE MIRAT.Pra,nuk i kam than une kto fjal,por une po i perjetoi si shum qer idealist.Tani,po mundohem te japi mendimin tim,se dhe une nji gur,ne kalan,e Kosoves besa e kam vnue me nji familje te tere,burg,58,vite.Po,cfar beme,dhe cfar nuk beme?Une,them se kemi bere mir,por dhe kemi gabuar,kur jemi treguar,hipokrit dhe dhe disfatist,dke pasur hatrin e msprishjes gjoja te bashkimit te forcave,se ishim para nji lufta te tmershme.Duke haruar se njerzit,qe kan pasur parim pushtetin dhe karieren pa mar,parsysh se kuj i sherbejjn,por vetem me qen mir per vete dhe familjet e tyre.Ne,i haruam kto gjera,dhe nji pjes e njerzve te levizjeve te ndryshme ilegale,dhe te burgosur politik,ju bashkuan ldk,ne histerin,o kohes se gjoja pluralizmit politik,dhe bene regjistrimin e dy partive shqiptare ne,BEOGRAD,te ministria e drejtsis,kta dy ,parti,ldk-nga lkj,u formue per nji net ne demokrat njerzit qe kishin librezen e pkj.po ashtu ppd,me nevzat halilin,ne maqedoni,pra nga komunist demokrat,dhe nji pjes e denurve politik u antarsun ne kto parti,ma pak,ka pas te till ne maqedoni,a’ne kosov,po mjerishte dhe baca adem,dhe shum qer,si ram buja,jakup krasniqi,dhe shum qer qe bene ndarjen nga idealist ne matrealist,kjo eshte ajo qe neve na u kthyr bumerang.Tani jan bashkuar derri e dosa,po ata nuk jan bashkuar sot,por qysh me formimin e ldk.po ashtu luftrat qe patem,u’bene luftra te pa arganizuara dhe te pa perkrahura nga populli,ne e mashtroim vehten nese themi se luftrat kan pas perkrahjen e duhur,ne perjashtim ne maqedoni po,atje populli me shumic e ka perkrah e ka ndihmue me gjem dhe luftetar,ma gjerat e nevoishme.por kjo eshte tragjikja atje populli ishte per lufte clirimtare,por aktoret dhe udheheqsit e luftes kishin pasur qera plane,qe e tregoi koha dhe veprimet e tyre.Pra,ku me nji ashtu te thanun levizje,ku hyn e dalin,matrapaz,dhe udbash,ypiun,dhe ordiner,ashtu te thanun komunist,dhe ballist,dhe bashke me ta dhe patriot te mir,por te pa hile,shfritzuan udbashet dhe spiunet,krejt rjedhen per veten,dhe kunder idealistve,dhe patriotve.Po,ku mundet me pas sukses,dhe fitore ne luftene UCK-ve,kur aty jan bashkue,gjoja MJALTI ME MUTIN,si mundet te ket sukses ajo luft,dhe nuk u fitua luftrat,se ishte nji kala e rozafat,diten ndreqshin,e naten prisheshen,nga njerzit e inkreminum,po ashtu ky far kryeministri dihet se kan shantazhu luften,jo vetem ai,por dhe shefat e ti,rugova-bukoshi,pra kjo eshte e vertteta,e hidhur,por ata kishin pas vete dhe tufen e madhe te bagtis dele-popull,prandaj kishin dhe sukseset kunder luftes,dhe perkrahjen e nderkombatrve.Tani,historia nuk ka mbaru,sepse pyetin njerzit,cka u be?Po, ki thaci,ramushi,remi,fatmiri,krasniqi,buja,shukria,batosha,ceku,ali ameti,fazliu,lika,jonuzaj,e shum ftyra te luftes,pse luftuan a’per me hye ne politik me ldk-dhe me qeverisur bashke popse e shanin njeri tjetrin?Apo,me ali ametin dhe fazliun,pse e bene luften,per me hye ne sobranien maqedone,me cervenkovskin,dhe gjirgjievskin,po c’eshte kjo tallava,po c’ eshte kjo poshtorsi,moe aman,per te piskat ne kup te qyellit te ndigjhet,po c’bejn shqiptaret si komb?Jo,shqiptaret jan versul,te shkatroin historin 50,vjecare,shqiptaret jan ne ofenziv ta fshin nga historia luften nacional clirimtare,se gjoja kamunistat e paskem bere me urdhrat e titos,dhe emisarve te ti,pra kjo eshte e ciditshme se kta luftoin,titizmin enverist sipas teorive te tyre,po me kta njerez qe i kan sherbye titizmit,miloshovicit,rahman morines,pr kjo eshte qe njerzimi duhet te pyese veten,njerzimi shqiptar e kam fjalen.Bedri kam shum per te thanse kam qen dhe une ne levizjen e formuar nga,pasardhsit e gervallve,dhe zekes,se levizja pas vrasjes u formu,po ata hero e kishin trasu rugen per levizjen qe te bashkoheshin tana grupet,por nmjerisht nuk u bashkun tera grupet sic dihet.Une,them per turp te dynjas,jan gjith politikanet shqiptar,nga tirana,prishtina,shkupi,krejt vetem per ineresat e veta bejn politiken e gjallit dhe te shkaut,por ma i rezikshmi mbi te gjthe,ESHTE YDHULLI I JOT OR MIK,ALI AMETI GZIM OZDRENI,FAZLIA,MUSA,DHE GJITH GRUPI I TYRE ME SELI NE RECIC TE VOGEL.

    Reply to this comment
  21. DRENICA E KUQE December 14, 18:29

    Kupidoni Isa Mustafa, s’ka pse fshin asgje dhe asnje shkronje nga biografia e tij. Te gjithe shqiptaret e dine se ai ka qene argat i Titos, i Millosheviçit, i Rrahman Morines dhe se fundi i anti shqiptarit Shen Ibrahim Rugova!… Kuku per Isen kur t’del para “Allahut” me i kallxu mekatet e veta!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  22. ortes December 14, 23:34

    Shikoni fytyren e VREROSUR te Isa Mustafes,tammam si fytyra e nje ………..OFICERI TE GESTAPOS HITLERIANE!!
    Tamam nje “SS”!!
    HAIL HITLER-thote surrati i Mustafe cetnikut!
    Serbia i ruan me kujdes SPIUNET e saj,per t’i sherbyer ne kohen e duhur sic beri me Saleh Ram Berishovicin!!

    Reply to this comment
  23. iii December 15, 10:43

    nuk e njof fare politiken e Kosoves por me mjaftoi qe lexova pergjigjen e ketij Mustafait per Rexjep Qosen qe ta kutoj c mall eshte

    Reply to this comment
  24. arjan December 15, 10:43

    pse komentoni kot vet i zgjedhim dhe pastaj vet i shajm .kete kok kemi dhe keto kapele do mbajm fetm do zoti sna marin firomen te pakten te na lejojn te jetojm…….,

    Reply to this comment
  25. aaa December 15, 11:53

    SA FYTYR TE FRIKSHME PASKA KY MUSTAFA.??

    Reply to this comment
  26. 23 qershori December 15, 12:52

    Isa Mustafa nuk vlen as sa … qe ben ne mengjes cdo kosovar I thjeshte.

    Reply to this comment
  27. avrizuja December 16, 18:25

    keto shkrime kane vlere vetem per propagande nacionaliste pseudopatriotike dhe nuk vlejne per asgje tjeter …
    Shkrime nonsens te Bedri Islamit qe kudo sheh dhe i fanepset ARMIKU prej Serbie, nderkohe qe edhe Kosova edhe Shqypnia e kane pasur edhe e kane tani Serbine si Partnerin Kryesor ne Tregetine e Jashme, bile shume pushtetare kosovare dhe shqyptare i kane perdorur sekseret profesioniste te Serbise per te shitur armet dhe municionet e Enverit tek vendet terroriste te Botes se Trete.

    Nga ana tjeter po te shikosh si e drodhi dhe si e ktheu MESALLEN nga Sali Berisha tek Edi Rama Like Floriri i LSI-se nuk ka aspak pse duhet te cuditemi per Ise Mustafen e Rugoves qe ne fund te fundit eshte nje pedagog ekonomist pragmatist dhe jo si PATRIOT dru me pre alla Hashim Thaci, apo kriminele me vule ne balle si Fatmir Limaj qe i shpetoi Gjykates se Hages me kercenime dhe vraske makaber deshmitaresh.

    Reply to this comment
    • seferi December 16, 20:48

      Boll me keto “pinjolllleqe”.
      Nga menyra si shkruan, duket se je vetem nje pseudointelektual. Te duhet shume pune te behesh intelektual i vertete.

      Reply to this comment
  28. Nazi December 16, 18:45

    Vetem nje pyetje kam per Z.Islamin.me da ten 1 Prill kur u ba marveshja PS-LSI ne Shkoder ne teatrin Migjeni kush ishte ne tribune qe pakezoj marveshjen.

    Reply to this comment
  29. bequa December 16, 18:58

    Po të gjithë këta të PDK, janë pjellë e LPK e të gjithë, e edhe sot janë Enverista.
    Andaj këta janë kunder çdo gjëje që quhet demokraci. Nuk dua as ta sulmoi por as ta mbrojë askend.
    Bedri Islami, thotë se Isa Mustafa e ka shpallë qytetar nderi Lul Bashën. Po çfarë të keqe shef këtu B.Islami.
    Po Kryeministri aktual i Shqipërisë sa ke qenë kryebashkiak i Tiranës, ia ka dorëzuar çelësin e Tiranës GORAN BREGOVIÇit.
    Cila qenka ma e rëndë, ajde gjykoje ti pra.
    Kur ti veshë në peshojëedhe andej edhe këtej, që të gjithë po luftojnë për PUSHTET, asnjeri për popull,ndersa ne qytetarët grindemi, bisedojmë hidhur, gjuajmë gur e dru në njëri tjetrin, ndersa atyre pushtetarëve po iu trashet lëkura,po iu fryhen xhepat po ju……

    Reply to this comment
  30. ardian December 16, 19:26

    DELETED

    Reply to this comment
  31. Bukoshi December 16, 20:16

    Kryeagjenti serb /si kali i trojes/ i diteve tona eshte Hashim Thaqi. Nuk do te zgjidhej Isa pa dashjen e Thaqit. Por, argatet e vet Serbia, si edhe me perpara edhe ne dite tona Salon, Nanon, Rugoven e tani Thaqin, i poston e sposton aty ku i kryejn pune me shum. Pas me teper se 150 vjet lufte, sakrifice dhe me ne fund me nje gjysem fitore kunder kolonisteve serbosllav, Thaqi e kethej perseri kete pjese te atdheun nene thundrat e shkjaut vetem qe vete te jete / i pari i fsahtit/ i juzhno srpska pokrajines -kosmet /!!! Tragjedine kombit tone, historikisht ia kemi shkaktuar me shum ne vete e armiku. Historine nuk po e mesojme, prandaj po na perseritet.

    Reply to this comment
  32. REMI München December 16, 21:02

    z.Islami,te pergëzoj per shkrimin shumë te saktë!
    Per keto vite te cilat ju flisni,une kam qen në studime ne Prishtinë 1988-1992!
    Eshte e vertetë 100% kjo çka ti shkruan!
    A ka ma shkelje ma te Madhe te gjakut te deshmorve Te Kombit se Isa Putini ta udheheq Kosoven!
    Sikur te kishun pasur mundsi t’ju dergojm lajmin deshmorve te Kombit te cilit ranë ne altarin e lirisë se Isa Mustafa eshte ne krye te Qeverisë ,ata do te thonin se ky lajm eshtë vrasja e dyte per ne

    Reply to this comment
  33. Peja December 16, 21:04

    Te lumt dora Berdi Islami per kete shkrim apo me mir then per kete rikujtim per te gjith ata qe kan harruar se kish eshte Isa Mustafa se per ata qe lexojn sado pak historin e tyre e kan pas te qarte kete,por te falenderoj gjithsesi se nje pjes e madhe e Kosovareve nuk lexojn shum por edhe nje pjese e Mashe e shqiptareve nuk kan pas njohuri per keto te bema te Isa Mustafes.
    Ja popull i dashuar nese keni sy e vesh lexoni e degjoni e shikoni mire se ke e votoni …….

    Reply to this comment
  34. HEROI December 16, 22:08

    O SHIPTARE ESHT E KOT TE JEPNI KOMENTE TER DITEN DUHET TE VEPROHET ME VEPRA E JO SHKRUEJ E KURGJA…. NJERIU MUNDET TER DITEN TE SUGJEROI TE KRITIKOI POR E KOT, PO ME VEPRA PUNOHET SE TER DITEN MUNESH ME KRITIKUE E ATYNE PASHALLARVE AS QI JAU NIEN SE QKA PO SHKRUHET E QKA PO FLITET,SE POPULI E DIN KUSH M….ESHT PUTINI KUSH ESHT THAQIQI KUSH ESHT VESELOVIQI KUSH ESHT HALITOVIQI KUSH ESHT BERISHOVIQI ,KUSH ESHT BUKOSHOVIQI SYLOVIQI ETJ ETJ…PO DUHET TVEPROHET, E JO ME KENGE E ME KOMENTE KUR KEMI MUJT TI DALIM NJI ARMATE JUGOSLAVE PERPARA ME TER AT FUQI KUR E DIM KUSH ISHTE JUGOSL… MUJM EDHE KTA TI MPOSHTIM E JO ME IKE MALEVE NEPER HUNGARI E NEPER EUROP PO KTU DUHET TE VEPROHET TI HJEKUM KTA PISHTARE E KTA MATROPAZA,VEQ SOT E LEXOVA INTERVISTEN E ASAJ FANTAZMES TKOSOVES KU THOJKE JAM E SHQETSUEME PER RININ E KOSOVES QI PO IKE,pO KU MUS ME KAN E SHQETSUEME SE A MUS PO INTERESOHESH TI PER RINI A….. E VLEZER KTA JA DHAN PRAP SHKAUT KOSOVEN , PUTINI ME THAQIQIN 6 PIKAT KRYESORE QI I LYPKE SHKAU JA DHAN E QKA PRITET MA PREJ KTYNE,TEK E FUNDIT KOSOVA QDO DITE PO SHKON TEPOSHTE OSE SOT OSE KURR SE E HANGRUM KEQ TEK E FUNDIT KREJT JEMI IDIOTA KREJT JEMI ME DY TRI FTYRA..TASH ESHT PYETJE BREZOVICA TENI PO I BIEM KAVALLIT …..

    Reply to this comment
  35. HEROI December 16, 22:21

    [email protected] TE LUMTE PER KOMENT ASHTU ESHT

    Reply to this comment
  36. Musa Alihajdaraj December 16, 22:58

    Historija duhet te shkruhet drejte e pamvarur nga politika.Dr.Isa Mustafa tani kryminister i Repulikes se Kosoves duhet te bej te qarte biografin e tij.Pasi shqipetaret deshirojn te din se kush ashte kryministri i Repulikes se Kosoves.Si kryminister duhet te kete rrespekt per te gjith shqipetaret.Ai asht kryminister i shqipetareve te Kosoves.Historia duhet te shkruhet drejte.Historija asht mesusja e jetes.Historija duhet te jete e pamvarur nga politika.Ne Shqiperi duhet te mesohet per Repuliken e Kosoves.Dr. Isa Mustafa duhet te beje te qarte biografin e tij qe te gjithe shqipetaret ta din se kush asht Dr.Isa Mustafa.Reagimi i Rexhep Qosjes dhe Islamit asht me motive politik dhe individuall sipa deshires se Qosjjes dhe Islamit Rrofte Enver Hoxha dhe kemi shuar ne burg .Gjersa ne Shqiperi kan then poshte Enver Haxha dhe kan shuar ne burg.Historija duhet te shkruhet drejte e pamvarur nga politika.Dr.Mustafa duhet te bej te qarte biografin per te gjith shqipetaret.Kryministri nuk duhet te reagoj nga ngacmimet indivduale.Ne jetojm ne demokraci.

    Reply to this comment
  37. naser December 16, 23:13

    DELETED

    Reply to this comment
  38. ec December 16, 23:41

    si esht e mundur qe kan vendos kryeministrer nje njeri te tille?
    a i kane detyru sllavet ndoshta?
    apo kush??

    Reply to this comment
  39. Alfade December 17, 12:09

    Nje artikull I shkelwyeshem,si gjithemone I zotit Islami ! Shtoj se ne Kosove, piksepari
    duhet bere lustracioni mbi 80 mije agjentet shqiptare ne radhet e UDB-s serbe,nder ta
    edhe Mustafa, sebashku me Berishovicin e Vicidolit dhe se dyti, Z. Mustafa u largua Jo
    sepse ndiqesh nga Serbi por se kishte frike se mos e qe ronin kosovaret per tradheti
    ndaj kauzes kosovare ……!

    Reply to this comment
  40. Kasem December 17, 15:42

    Zoti Bedri, me sa kuptohet nga shkrimi juaj, i cili eshte kUnder Isa Mustafes, une, (nuk po flas per komentuesit e tjere), kuptoj se nuk ke kurajon te kritikosh Hashim Thacin, i cili eshte ai qe e ftoi dhe e beri kryeminister Isa Mustafen, qe deri dje shaheshin e fyheshin gjithe diten, madje Hashimi i pat sharre e kritiku edhe babane e Ises, Ibrahim Rugoven, ndaj merresh me Isa Mustafen. Kesaj i thone: NUK KE SE CFARE T’I BESH GOMARIT DHE I BIE SAMARIT. Kur je ne te tille siklet, pse shkruan, apo per te na thene ne lexuesve qe nuk te njohim se je i perkedhelur i Thacit? Ndryshe kritika juaj do te fillonte me Thacin, apo jo?

    Reply to this comment
    • besnik December 17, 16:58

      ore ju qenkeni idiote fare
      e bete si ne ate skecin me Luftar Pajen
      Po ai qe e vodhi nuk pati faj fare reeee?
      🙂

      Reply to this comment
  41. Halit December 21, 00:03

    Diaspora shqiptare i njeh me se miri spiunet qe punuan kunder interesave te kombit shqiptar!
    Bedri Islami eshte nje spiun detektiv stalinist i kohes se diktatorit stalinist Enver Hoxha. Ky spiuni u dergue ne Perendim per tu bashkuar me spiunet e UDB-se Jugosllave Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti etjere. Keta jane ata qe perqane Diasporen shqiptare, plaqkiten parat e mergimtareve qe u mblodhen per luften e Kosoves me 1998-1999, ne emre te ciles rrejshem po thirren edhe sot!!! Bedri Islami meriton te varret ne litar ne qender te Tiranes, ndersa Ibrahim Kelmendi e Xhavit Haliti ne qender te Prishtines. Vetem sa te vine Albin Kurti ne pushtet ne Kosove dhe Kreshnik Spahiu ne Shqiperi, atehere do te pasojne hakmarrjet kunder spiuneve serbo-greko-rus. Siq jane keta 3 qe permenda ne kete koment dhe shume te tjere qe nuk i permenda.

    Reply to this comment
  42. beka December 21, 22:56

    po cka din bedri islami per isa mustafen bre pash zotin? po bedriu shkruan krejt cka e rren miku i tina ibrahim kelmendi. isa mustafa per bedri islamin e ibrahim kelmendin asht si amerika per banglladeshin.
    tito per shqiptar u kan 100 her ma i mir se enver hoxha, ka fakte boll qi flasin per ket pun.

    Reply to this comment
  43. hasan January 25, 22:28

    I nderuar Islami, ti je një antar i Levizjes Marksiste Leniniste, dhe nuk die se qka po shpif per Isen. Isa Mustafa kurr ne jeten e tij, nuk është marrë me politikë, ka qenë profesor i Univerzietit te Prishtines. Tash nese juve ju kujtohet edhe Ukshin Hotri per te cilin te gjith po Flasim mirë në vitet e Krahines Socialiste Autonome te Kosoves ishte Sekretar Krahinor per Arsim Shkencë dhe Kulturë, pra edhe ai qenka tradhtar. Rexhep Qosja ka qenë Komunist, dhe ithtar i Jugosllavis deri ne fund. Pra nese nisemi nga fakti se kush ka qenë atëherë zyrtar i Jugosllavis, po u dashka me i elemenue shum njerëz. Prandaj nuk asht e vertet fjala e Bedri Islamit aspak, kto jan genjeshtara, te cilat populli nuk i han, sot zotni jemi ne Demokraci, dhe koha e linçimit politik ka perfundue, tash ai qe i fiton votat , e merr pushtetin, po zotri Bedri ti kujton se akoma është xhallë Enver Hoxha, dhe duhet me i vra njerzit si Beqir Ballukun dhe Kadri Hazbiun, jo zotri koha e byros Politke ka perfundue.
    Per LDK-n kan votue 30 per qind te elektoratit, dhe sot te dilet e te flitet, sikur me qen ne vitet 70-ta, une vertet po quditem. Tash ksaj propagande te Bedriut po i bashkangjiten e edhe komentuesit e Shqiperisë, ju zoteri ne vitet 70-80-ta nuk keni ditur se ku i bie Kosova ne Hartë, aq patriota keni qenë. Ju lutem mos folni pa i ditur gjerat, se grindavecat si Rexhep Qosja qe i doli punë me Ibrahim Rugoven me Ismail Kadaren, me Is Mustafen, po ky zotria ku e mori barotin, ne Jugosllavin e Titos. Sa i perket njerzve te luftes, atyre ua ka dhënë hakun Fatos Lubonja.LLapi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim