Ironia e Subashit për emërimin e Mancakut: Bashkëpunëtorja e Ristanit, në KLD? Urime!

July 31, 2015 10:16

Ironia e Subashit për emërimin e Mancakut: Bashkëpunëtorja e Ristanit, në KLD? Urime!

Ish-nënkryetarja e KQZ-së dhe juristja e njohur, Dëshira Subashi ka komentuar emërimin e Ajola Mancakut në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Në një postim të saj ajo e përshkruan znj. Mancaku si një shërbëtore e zellshme e Ristanit në procesin e zgjedhjeve 2011 në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të KQZ dhe e konsideron shpërblim politik emërimin.

Vetë Subashin, pas përfundimit të mandatit si anëtare e KQZ-së (2012) edhe pse i takon me ligj, KLD nuk e riktheu në pozicionin e mëparshëm si anëtare e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Postimi i Subashit:

Urime znj. Mancaku ne detyren me te re ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Aljona Mancaku ka qene sekretare e pergjithshme ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne vitin 2009-2011. Me nje goxha kontribut per fitoren e te djathtes qe ishte ne pushtet. Me nje goxha kontribut ne bashkepunimin me ish kryetarin e KQZ Arben Ristani dhe qe qante “hallet” me mua qe isha zv/ kryetare….. Iku kur iku ai kryetar per te cilin ankohej dhe u emrua ne Ministrine e Brendshme , me pas u emrua Prefekte ne Tirane , pas Prefektes , ne Bashkine Tirane . Tani ne detyre te larte ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Helbete ! Sa merr nje detyre nderon qeverisja kujdesi i shpejte per shperblimin e rradhes.
Une i pergezoj kujdestaret e saj politike per shperblimet e besimeve!
Uroj edhe znj. Aljona per aftesite e gjithgjendura!

 

 

July 31, 2015 10:16
Komento

5 Komente

  1. bato July 31, 11:12

    Epo, duhet shperblyer zonja Aljona, ne se ka “sherbyer” mire nen komanden e Ristanit per dy vjet! Njera dore lan tjetren dhe te dyja ndihmojne korrupsionin!

    Reply to this comment
  2. Blerta July 31, 12:42

    Aljona eshte nje njeri i shkelqyer dhe nuk i ka sherbyer askujt, vec qytetareve. Konfliktet parimore qe pati me njerezit e emeruar nga partia e saj, per shkak te abuzimeve qe i kerkonin te bente, e bene qe te largohej nga KQZ! Lani gojen para se te flisni per te!

    Reply to this comment
    • Artan July 31, 14:46

      Flm Blerta qe e mbron partine dhe therrimet e saj partiake. pavaresisht mbrojtjes tende, emerimet ne KLD nuk duan shume komente sepse mjafton te shikosh CV-te e tyre. Te gjithe aty jane emeruar pasi I kane sherbyer PD-se deri ne paturpesi. Nuk po hyme fare te shohim pasurite e anetareve te KLD-se tona te turpshme.

      Ne fund te fundit ta marrim me sportivitet -nje partiak me shume nuk do behet qameti se ai institucion ka pare shume zullume e maskarej qe kane marre ne qafe te gjithe sistemin e drejtesiste dhe te drejtat e shume qytetareve pervec cave si ty qe lajne gojne kur flasin per kryetarin dhe anetaret aty. nese drejtesia eshte kanceri I ketij vendi, sic bien dakort te huaj e te brendshem, KLD eshte fillesa nga eshte shperndare kanceri.

      Reply to this comment
    • Po,Po July 31, 18:27

      Dora e djathte e Sali kryebanditit,na qenka “njeri i shkelqyer”.Vetem fanatike te terbuar partiake,nga te cilet mund te presesh gjithecka te ndyre,mund te fitonin besimin e shpellarit te Vucidolit.Ai nuk ka pyetur as per kryeprokurore dhe bile as per Presidente,kur nuk jane treguar militante te radheve te para te partise se tij fashiste…perndryshe i flakte e i nem me urrejtjen me te madhe.Ndaj,ti nuk je per Blerte,por per plehe.

      Reply to this comment
  3. SuloKapedani July 31, 13:37

    Kèta te emeruar jane patericat e reja te Nishanlliut per te mbajtur vehten e tij dhe maliqmalokerit e tjere te partise dhe drejtesise se shtrembet dhe kalbezyer per vite me radhe.Prodhimi i ri merret me shumice dhe kualitet kur krasitja eshte radikale.Reforma radikale do sjell rregull dhe drejtesi ne te gjitha mivelet ndryshe do te jemi si nje toke e infektuar per shekuj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*