Suedi, lideri i opozitës: Në shtator referendum për “Swexit”

June 21, 2018 10:21

Suedi, lideri i opozitës: Në shtator referendum për “Swexit”

Udhëheqësi i demokratëve suedezë, që drejton partinë e dytë më të madhe në vend “Sverigedemokraterna”, Mattias Karlsson ka tronditur BE-në, me një deklaratë të fundit, ku shpreh bindjen se Suedia duhet të organizojë një referendum për të vendosur nëse do të qëndrojë pjesë e bllokut, apo do të largohet njëjtë si Britania e Madhe.

Karlsson tha për mediat se “qëllimi ynë është që Suedia të dalë nga BE-ja me anë të një Sëexit, të ngjashëm me Brexit, dhe kjo të realizohet në kohën më të shkurtër të mundshme”.

Suedezët do të vendosin me referendum, por ne ndërkohë do të punojmë për të reformuar BE-në në mënyrë që pushteti të bëhet demokratik në shtete të veçanta”.

“Bomba” e Karlsson është hedhur në një intervistë të botuar sot nga La Stampa.

Ne jemi sovranist në çdo mënyrë, dhe po, ne jemi populistë në qoftë se kjo do të thotë se duhet qëndruar pranë njerëzve dhe për të kuptuar nevojat e tyre dhe të besojmë te shteti i mirëqenies dhe siguria kombëtare”, tha Karlsson.

Udhëheqësi i Sverigedemokraterna, të vendosur në të njëjtin grup të lëvizjes antiestablishment “5 Yje” në Parlamentin Evropian, gjithashtu pohoi se “koalicioni i qeverisë ‘5 Yjet-Lidhja e Veriut’ është rezultati më i mirë për Italinë”.

Sipas tij, “emigracioni është duke krijuar probleme, në mënyrë të hapur në politikat e azilit në BE, kështu që zgjidhja është për të ndërhyrë në vendet e origjinës së emigrantëve”.

Ne duam të largohemi nga BE sepse besojmë se Suedia, duke qenë tatimpaguesi i dytë më i madh në union, shpenzon shumë dhe merr shumë pak”, theksoi lideri i opozitës suedeze.

Në shtator, do të ketë zgjedhje në Suedi dhe partia nacionaliste vlerësohet të arrijë rreth 23 për qind në Parlament. Por midis tyre ka optimizëm.

“Ata zakonisht na nënvlerësojnë, për ‘faktorin e turpshëm’. Suedezët kanë turp të thonë se do të votojnë për ne sepse na lidhin me neonazizmin”, përfundoi Karlsson.

l.h/ dita

June 21, 2018 10:21
Komento

2 Komente

  1. Beni June 21, 11:40

    Kjo është një parti neonaziste…..çfarë pret nga kjo parti?!

    Reply to this comment
  2. Pellazgos June 21, 16:33

    Zoti Beni,meso njehere cdo te thote nazizem dhe cfare qellim ka dhe atehere shkruaj ndonje rresht.
    Cpune kane shtetet si Suedia me refugjatet dhe viktimat e bombsrdimeve te Natos,d.m.th te Amerikes,Anglise,Frances etj?
    Nuk ke sy te shikosh p.sh qe shtetet kolonialiste si Franca apo Anglia qe ne kombetaret Franceze jane shumica Afrikane apo edhe ne Angli?
    A nuk eshte rracizem dhe padrejtesi historike marrja me zingjire te skllevetve nga Afrika ne Amerike dhe nga ana tjeter ky shtet bombardon ke? Serbine.
    Sllavet pushtues qe ka ardhur ketu si refugjate ne shekullin e 6te apo te 7te bombardihet nga konizatoret e pashpurte.
    Jo sepse Sllavet nuk jane pushtues,por te njejten gje nuk e bejne edhe me Turqine qe nuk e zbuan qe pas luftes ballkanike dhe te shkonte ne pi….h te semes,andej qe kushte ardhur me shpate per 500 vjet
    Por krimimelet kuptohen,bashkepunojne.merren vesh dhe qellimi i tyre eshte vetem fitimi,lufta,armet dhe jo humanizmi.Ne vend qe ti mbyllin kufijte dhe te “detyrohen” kolonialistet te ndalojne shkaterrimin e botes,me refugjatet dhe shpernguljen nga atdheu i tyre jep mundesine qe te vazhdojne nombardimet e cifuteve,amerikan eve anglezeve.
    Keto jane pasojat afatgjata te nje bote pa Vlera dhe Ideale dhe te kontrolluara nga Paraja dhe Globalizmi.
    Keto shtete qe jane te krijuara jo vetem ne Civilzimimin e famshem Greke me Lojera Olimpike 786 p.e,s.Theatro,Alfabet,Filosofi,Kulture,Mithollogji,Astronomi,Histori,Shkence,Topografi,Mjekesi etj,etj,etj,etj,por edhe sot po e luftojne nga te gjitha anet,bile nga Epirotet te ashtuquajture Albanias qe ne shumice jane me identitet myslimane.
    Evropa duhet te shkeputet nga planet AngloAmerikane dhe Cifute,gjoja eshte Rusia.
    Rusia ne fund te fundit eshte pjese e Evropes dhe nuk eshte ndertuar me skllever dhe nuk do pranoje qe te jete pjese e planit te tyre shkaterrimtare.
    Vete gjuha Angleze e perhapur me vrasje,kolonizime ne te kater anhet e botes,krijon nje shoqeri injorante,idiote e baziar ne skllaverine e zotit Para.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*