Suedi, qyteza refuzon lejen e paguar për seks

May 16, 2017 22:41

Suedi, qyteza refuzon lejen e paguar për seks

Këshilltarët e një qyteze të vogël suedeze votuan kundër propozimit për t’u dhënë punonjësve të Bashkisë leje të paguar për seks.

Per-Erik Muskos, një prej këshilltarëve në Overtornea, sugjeroi një pushim prej një ore çdo javë, që anëtarët e stafit të shkonin në shtëpi dhe të kalonin momente intime me partnerët e tyre.

Në një intervistë për BBC, ai tha se një nga qëllimet e propozimit të tij ishte përmirësimi i marrëdhënieve të njerëzve. Ndërsa shtoi se, ideja kryesore ishte që të ndihmonte në rritjen e numrit të popullsisë në qytezë.

Sipas tij, të rinjtë largohen nga Overtornea sapo mbarojnë shkollën dhe popullsia po plaket. Në Overtornea banojnë rreth 4.500 njerëz, por mosha mesatare e banorëve po rritet ndjeshëm.

Muskos hodhi poshtë akuzat se po ndërhyn në jetën e njerëzve, por elementët më konservatorë në këshill nuk ishin dakord. Vet kryebashkiaku, Tomas Vedestig doli në përfundimin se jeta private e punonjësve duhet të mbetet e tillë, e se Këshilli nuk ndërhyn dot në çështje të tilla personale.

550 nëpunësit civilë në Overtorneas mund të jenë të zhgënjyer nga vendimi, por gjithsesi kanë një mundësi për t’u rehatuar, pasi prej kohësh gëzojnë të drejtën e një ore leje të paguar në javë për aktivitete sportive.

May 16, 2017 22:41
Komento

1 Koment

  1. Z/K May 17, 01:57

    Po dhe seksi asht ma sportivi i sporteve.
    Per kuriozitet:
    Edhe nji coftin qe vuan nga semundje ta zem te zemres.Ne sportin e seksit nuk kerkon te ndihmoje njeri.Asht i vendosur ta godasin porten me penalltin e pare dhe te fuqishme.Te tjeret qe jane mosketer nuk duan asnji ndihme i bejne me forca dy paleshe me mirekuptim dhe shume pasion e dashurri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

FOTO E DITËS