Suedia do të dëbojë 80 mijë azilkërkues

January 28, 2016 09:16

Suedia do të dëbojë 80 mijë azilkërkues

Autoritetet në Suedi po bëjnë plane për të dëbuar nga vendi më shumë së 80 mijë azilkërkues, të cilëve u është refuzuar aplikimi.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm Anders Ygeman, i cili deklaroi se do të përdoret një avion çarter për deportimin e tyre, por do të duhen disa vite.

Ygeman ka thënë për mediat suedeze: “Ne jemi duke folur për 60 mijë njerëz, por numri mund të shkojë deri në 80 mijë”.

Rreth 163 mijë emigrantë kanë aplikuar për azil në Suedi në vitin 2015. Nga 58 mijë e 800 aplikime të verifikuara, rreth 55% janë pranuar.

Së bashku me Gjermaninë, Suedia është destinacioni kryesor për refugjatët dhe emigrantët e tjerë që hyjnë në BE ilegalisht. Mirëpo, duket se kemi një rënie të të ardhurve, për shkak të rritjes së kontrollove kufitare.

January 28, 2016 09:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*