Suedia zgjedh Shqipërinë si vendin që duhet vizituar patjetër në 2018
Nga Arkiva
Vagabond është revista më e madhe e Suedisë për udhëtime dhe ka listuar 35 destinacione në gjashtë kategori: vendet më të mira, qytetet më të mira, aventurën më të mirë, më të mirët e diellit dhe banjot, udhëtimet më të mira ushqimore dhe udhëtimin më të mirë buxhetor, ku Shqipëria renditet e para.
Lajmin e ka postuar në rrjetin social Facebook kryeministri ynë Edi Rama.
Ai ka zgjedhur sot si përshëndetje për ndjekësit dhe urimin e një dite të mbarë, pikërisht artikullin revistës më të madhe suedeze “Vagabond”.
Revista e liston Shqipërinë si destinacionin më të mirë për vitin 2018.
Rama ka vënë gjithashtu theksin tek rritja e turistëve në Shqipëri për vitin 2017, me 23% më shumë se një vit më parë.
Mesazhi i Ramës
Mirëmëngjes, dhe me këtë artikull të revistës më të madhe Suedeze për udhëtime, Vagabond, që e liston Shqipërinë si destinacionin më të mirë për vitin 2018, ju uroj një ditë të mbarë .
Vitin e kaluar, numri i vizitorëve nga Suedia në Shqipëri u rrit me 63%; Rritja e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijon edhe këtë vit në nivele mjaft inkurajuese. Gjatë 11 mujorit 2017, numri i vizitorëve të huaj për qëllime pushimi u rrit me +23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa i atyre për qëllime biznesi u rrit me +20%.
Artikulli bashkëngjitur e rendit Shqipërinë në krye të listës së vendeve për të mos u humbur në 2018 duke theksuar:
“Këtë vit, bordi redaktues ka listuar 35 destinacione në gjashtë kategori: vendet më të mira, qytetet më të mira, aventurën më të mirë, më të mirët e diellit, udhëtimet më të mira ushqimore dhe udhëtimin më të mirë buxhetor. Fituesi në kategorinë më të mirë është Shqipëria, pasi ajo ka gjithçka, nga majat e thyera malore deri te plazhet e arta mesdhetare”
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento