Sukses i padiskutueshëm i dy motrave shqiptare në Hollivud

September 3, 2017 11:12

Sukses i padiskutueshëm i dy motrave shqiptare në Hollivud

 

Ali Hasani

Ali Hasani

Edhe më skeptikët nuk besojnë në arritjen e madhe të dy motrave shqiptare, Vilma dhe Greta Zenelaj, që sot kanë thyer portat e “gurta” dhe tashmë janë futur me këmbë të mbarë në qendrën më të madhe botërore të filmit, në Hollivud, në Amerikë, dhe po shkëlqejnë me talentin dhe ambicien e tyre në kinematografi. Përmes sakrificave, punës vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme, ato kanë bërë realitet ëndrrën e tyre, duke ngritur në zemër të Hollivudit kompaninë e filmit me ngjyra, “Colored Films“ që sot është pronë e tyre. Besoj se kjo është arritja më e madhe dhe shembulli më i mirë i dy motrave simpatike shqiptare, Vilma dhe Greta Zenelaj, të cilat, në post-demokraci, arritën të bëjnë karrierë në Amerikë.

Sot motoja e tyre është të mos humbin asnjë minutë, duke qenë gjithmonë të qarta dhe të guximshme në idetë, ambiciet dhe rrugën që kanë zgjedhur. Ato përcjellin mesazhin: Të gjithë ne duhet të kuptojmë se për çfarë kemi ardhur në këtë botë, çfarë dimë të bëjmë më mirë dhe si mundë të kontribuojmë që jetën  njerëzve tanë,  t’ua bëjmë më të lumtur.

Kanë lindur në Tiranë e janë rritur në qytetin e lashtë e historik në Shkodër, që njihet si djep i dijes dhe i kulturës shqiptare, me dy prindër intelektual, mama Meleqen ish mjeke në Shkodër dhe baba, Petrit Zenelaj ish zooteknik nga Vlora, që ka punuar në disa rrethe në Shqipëri .

Që në moshë të re, dy motrat Zenelaj, kanë marrë pjesë aktive në veprimtari kulturore – artistike që aso kohe organizoheshin në shkolla apo në qendrat kulturore të fëmijëve të atij qyteti. Do të theksoja edhe një element tjetër, atë gjenetik, faktin se mama Meleqja dhe babai i saj kanë kënduar bukur si edhe janë dalluar për humor të hollë e të këndshëm shkodran, çka ka ndikuar fuqishëm edhe në formimin artistik si dhe në “rrugëtimin “ e gjatë por të vështirë që ndërmorën dy motrat artiste.

Greta Zenelaj, motra e madhe, në moshën 7 vjeçare ka luajtur role të ndryshme teatrore në shkollë e në qendrën kulturore të fëmijëve. Është diplomuar në USH të Tiranës në degën gazetari, punë të cilën e ka ushtruar në televizion dhe në shtypin e shkruar në Tiranë. Por vendimi për të bërë realitet “ëndrrën e thurur për Amerikën ”, Greta e realizoi përmes vështirësish në vitin 2000 kur shkoi në Los Anxhelos, ku ndoqi shkollën e aktrimit si edhe iu përkushtua plotësisht arteve të aktrim – ekzekutimit.

Me talentin e saj dhe punën që bënte çdo ditë, ajo u bë brenda një kohe të shkurtër protagoniste kryesore dhe bashkë – protagoniste në disa filma me metrazh të shkurtër, filma studentësh si dhe filma komercialë. Prandaj ajo po punon për të zgjeruar njohuritë e saj edhe në prodhimin e kësaj industrie si dhe po interpreton me sukses edhe në filma  me metrazh të gjatë si, psh, në filmat : “Çfarë të bëj tani “, “Në pyll” apo filmi “Shqipja“. Përveç komedisë, ajo ka grumbulluar eksperiencë edhe ne dramë. Edhe njohja e saj në arenën ndërkombëtare, nga ëndërr, tashmë është bërë realitet mbasi Greta në Amerikë është bërë regjisore, shkrimtare, aktore si dhe themeluese e kompanisë së parë shqiptare të prodhimit të filmit (“Colored Films“) në Hollivud.

Kjo kompani filmike u ka hapur perspektiva të mëdha motrave Zenelaj, u ka dhënë mundësinë të promovojnë gjithë talentin dhe vlerat në krijimtarinë e tyre artistike e filmike në festivalet që organizohen në Amerikë dhe Kanada, si edhe të marrin vlerësime dhe çmime nga juritë prestigjioze të këtyre shteteve. Asaj i pëlqejnë shumë edhe joga, volejbolli, plazhi, shëtitjet pranë detit, piktura, shopingu, e veçanërisht filmi, sigurisht këto të fundit, kurë ajo ka kohë të lirë. Ajo ka deklaruar, se sfida më e madhe e saj ka do të jetë të prodhojë sa më shumë filma artistik, të bashkëpunojë me aktor të tjerë të talentuar si dhe të shikohet sa më shumë në ekranin e madh (në filma).

Vilma Zenelaj, motra e vogël, sot regjisore, shkrimtare dhe drejtuese, jetën si artiste e ka filluar që në moshë të re, duke marrë pjesë në grupe teatrore e korale të shkollës si dhe në festivale kombëtarë të fëmijëve në Shkodër. Po në këtë moshë tek Vilma u shfaq edhe një talent tjetër, shkrimi, i cili u bë natyrë e dytë e jetës së saj. Në moshën 14 vjeç ajo kishte shkruar mbi 200 poezi dhe tregime të shkurtra. Pas rënies së komunizmit Vilma megjithëse më e vogla e familjes, “i  hyri detit me këmbë “ dhe arriti e para, në SHBA, duke bërë realitet ëndrrën e saj por duke ndihmuar edhe pjesëtarët e tjerë të familjes për t’u vendosur në Amerikë. Pasi mbaroi fakultetin në psikologji, ajo ka vazhduar studimet edhe në fushën e artit të ekzekutimit, aktrim, shkrim skenarësh dhe artet krijuese, prandaj vendosi të vinte në jetë projektet e saja. Në projektin e parë, të vitit 2008, Vilma shkroi  dhe xhiroi filmin komedi “Çfarë të bëj “, në të cilën ajo ishte drejtuese, regjisore si edhe kishte një rol dytësor, ku mori çmimin si komedia më e mirë në festivalin e New Jorkut. Theksojmë se asaj i pëlqen shumë komedia, aktori më i preferuar komik i saj është Charli Chaplin.

Në 2010 ajo ka shkruar, drejtuar dhe ka vënë në skenë filmin “Në pyll”, një triller tepër emocionues, xhiruar në Parkun Kombëtar të Los Anxhelosit, punë e cila është vlerësuar me çmim, për të vazhduar më tej karrierën në fushën e realizimit të filmave në Hollivud, ku edhe vazhdon të jetoi së bashku me motrën e saj.

Prej disa kohësh ato kanë xhiruar edhe në Shqipëri (Shkodër) për t’i mbyllur ato në një periudhë të mëvonshme në Miçigan të SHBA, për filmin “Shqipja“, që ka në qendër të tij një histori shqiptare, e cila zhvillohet mes Shqipërisë dhe Amerikës në fillimin e viteve ‘90, “Ngjarjet e 2 Prillit” në Shkodër si edhe rënien e komunizmit.

Protagoniste në film është Greta, e cila luan edhe rolin kryesor, atë të Helenës. Ajo na thotë se ky film i ri mbështetet në ngjarje reale e të përjetuara prej të dy motrave, shoqërisë e familjes së tyre.

Vilma, e afirmuar si regjisore e talentuar, duke pasur edhe mbështetjen e inkurajimin e Gretës, me të cilën ka një bashkëpunim të shkëlqyer, tashmë ka garantuar edhe punën në grup, të cilën të dy motrat e vlerësojnë si çelësin e artë të suksesit të tyre. Aktualisht Vilma është e përfshirë në shumë projekte si psh, në filma me metrazh të shkurtër, filma me metrazh të gjatë si dhe në veprimtari të tjera televizive, ku ajo zgjeron njohuritë dhe shpalosë talentin e saj si drejtuese, si shkrimtare edhe si regjisore.

Të dy motrat Zenelaj, tashmë janë krenaria dhe modeli i suksesit shqiptarë edhe në festivale ndërkombëtare, si dhe premtojnë se kanë dëshirë të veçantë të tregojnë dhe të shkruajnë histori shqiptare përmes gjuhës së filmit, të promovojnë punën e tyre në  Shqipëri e Kosovë, si dhe të bashkëpunojnë me aktor e kineastë shqiptarë.

Mesazhi i tyre është dhe do të jetë edhe në të ardhmen, të tregojnë se shqiptarët, janë një popull i vogël dhe i varfër ekonomikisht por edhe vital dhe shumë i pasur shpirtërisht, që lufton për të realizuar edhe ëndrra të madhe. Shembull më të mirë se ky i motrave Zenelaj, nuk ka.

Në projektin më të fundit kanë një show të ri me titull “Pjatat në zjarr“, me autor Joe Veramontez, ku producentë tashmë janë dy motrat artiste të njohura në Hollivud, Greta dhe Vilma Zenelaj. Në këtë serial televiziv të gatimit konkurrues, do të ftohen kuzhinierët më të mirë, ku në çdo episod do të konkurrojnë nga 2 kuzhinierë çdo javë, gjatë një sezoni.

Koncepti i këtij programi është të gjendet shefi fitues që gatuan më mirë në 10 javë, i cili  parat e fituara do t’ia dhuroi organizatës humanitare që ka zgjedhë shefin fitues. Ky serial është menduar se mundë të vazhdohet për një kohë të gjatë në disa shtete. Ato janë jo vetëm dy motra të mira, por më tepër se kaq, ato janë edhe dy shoqe shumë të ngushta, çka i ka bërë të kenë suksese në vazhdimësi. Njoftohemi se së shpejti ato do të fillojnë punën edhe për një film tjetër të ri, që ka për bazë ka një roman.

Vilma dhe Greta Zenelaj, tashmë artiste të kompletuara, sot bëjnë dyshen më të suksesshme shqiptare, që përcjell vlera në kinematografinë amerikane duke sfiduar të gjitha vështirësitë që ato kanë hasur e kapërcyer, deri në prekjen e Hollivudit.

Suksese dy motrave Zenelaj, që me kaq guxim e talent kanë nisur rrugën, që një ditë, edhe emri i tyre të shkruhet në bulevardin e famshëm të Yjeve në Hollivud!

September 3, 2017 11:12
Komento

3 Komente

  1. Nje shqiptar September 3, 19:05

    Gezohem per ate qe kane arritur deri tani keto dy motra artist. Ju uroje nga zemra suksese te metejshme. Tregoni qe jemi nje popull qe u ka rrezistuar tere rrebesheve te historise. Duani kurdohere Shqiperine dhe sidomos Shkodren ku lindet, respektoni dhe nderoni Ameriken qe ju strehoi dhe ju ka hapur rrugen e suksesit. Dita na jep kenaqesi qe shkruan per bashkekombesit tane jashte kufijve dhe sidomos per sukseset e tyre.

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D. September 5, 00:20

    Na bejne krenar,dy motrat e shkelqyera;ZENELAJ; atdhetare-Artiste- HOLLIVUDI.

    Atyre dy motrave te sukseseshme ne Hollivud-po ju shtoj dhe Penen Tuaj i nderuar Ali Hasanit,sa ke qendisur kete shkrim-super shkrim,une njohur ju,si farmacist…
    Se pari,nuk gjej fjale e shprehie tiu falenderoj, i nderuari Ali Asllani,qe me dolet pa prituri,ketu tej oqeanit,ne Toronton e Kanadese;shteti me human, une njohur..Gezohem qe jeni mire e mos u cudisni,pasi jemi takuar aqe pake,sa marre mbresa nga njeri tjetri, sidomos JU, per mua,me dobesi per shkodranet.( Te parin njohur ndoshta, me te mirin me Tyre), Veteranin drejtues pas lufte,Qamil Gavocin,deri kuader ne Ministrine e Ndertimit,po ajo qe e beri te pergjirohem per te dhe familien e tij eshte: jetuar gati 10 vjet ne nje pallat dykatesh si vile,(une nxenes)aty ngjitur me ish Liceun Artistik-“Jordan Misia”.Me te dhe familien e tij nje jete kujtua,ndare kushtet qe perjetuam..Sa nje tjeter shkodran me Sh te madhe,te mirin Pr Xhavit Dristi,kaluar jeten studentore ne Tirane bashke, fillim vite 60-t,me kujtime te pa harruara..ai Matematike…
    Me fal se kalova nga cka duhet te them per kete shkrim tuajin dhe ato dy motra,qe me arritiet e tyre,me shokuan,mua nje jete me arsimin e kultyren,sot 82 vjecar,marre rruget e mergimit.(vajza me bashkeshortin e saj,universitetin mbaruar ne atdhe,rrugeve te mergimit lind e rrit dy engjej femije.(Djali tashme,nis doktoraturen si artist i pjanos,vajza nje “Gjimnaste klasi”ne Toronto, pare boten e marre medalie,sot ne perfundim te Universitetit si Dietolloge).Keto ti shkruajta se dua ti bej “binjake”,me ato vajza artiste te verteta;shqiptare mbi te gjitha.Me habite sa shkruani i nderuar mik dhe dergou urimet me te mira nga une,gjysh ne moshe,aty ne Njy Jork kam pjese te zemres sime,nje mbese qe ndoshta,ka te drejte tiu rije prane atyre dy motrave,me ecurine e saj,rritur ne emigracion,shkolluar me Unv.e sukseseshme,deri me krijime letrare.
    Paste miresi, se mbi te gjitha me tere ato perpiekie e arritie,eshte bere kete vit NENE e nje djali ENGJELL-frut i dashurise se sinqerte te dy te rinjve,me formime bashkekohese,si thoni Ju, per ato dy motra. Pacin suksese dhe bukur qe ne qender te punes tyre vene subjekte shqiptare.patjeter krenari per To.
    Urime mik i dashur Ali dhe, suksese. Ju e femijeve tuaj, qe sa me folet na ate bisede ruge,i keni te mbare.
    Gjithe te mirat o MBJEllES i MIRESIVE.

    Toronto 04-09-2017 82 vjcari- Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati September 9, 06:39

    Qysh qenkan nga Shkodra keto, kur babane e kane Vlonjat , ?

    Ato prandaj jane inteligjente DHE PATRIOTE , se kane rrenje vlonjate ,

    Pa sa per shkodranet? Ata jane hajvane fare -Jane njerez komplet qesharake dhe nuk jane aspak patriote -Jane si bageti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*