Sukses me numrin e ri të emergjencës 112, Haki Çako e teston vetë i pari

June 8, 2016 14:13

Sukses me numrin e ri të emergjencës 112, Haki Çako e teston vetë i pari

 

Përvoja e çmuar e marketingut të shalqinjve të Divjakës, ku shitësit e çajnë më dysh bostanin për provë pa ua bërë syri tërr, gjeti dje aplikimin e vet më të fundit. Gojët e Liga mësojnë se drejtori i përgjithshëm i Policisë Haki Çako inauguroi numrin e ri të emergjencës 112, pikërisht duke patur në mendje fermerët e suksesshëm të Divjakës.

Sipas dëshmitarëve okularë, duke prezantuar super-numrin që zgjidh të gjitha problemet Çako deklaroi: “Hapuni andej, do ta provoj vetë i pari!”.

Por pikërisht në atë çast i erdhi lajmi se e kishin shkarkuar nga detyra. I mpirë nga haberi i pabesueshëm, instinktivisht drejtori i ra 112-s, dhe operatori e pyeti nga ana tjetër:

Urdhëroni, 112-ta, cili është problemi juaj?

Jam Haki Çako, është e vërtetë se gjykata më pezulloi nga detyra?

(Heshtje) – Hmm, një sekondë zotëri. Po ju lidhim me ministrin e brendshëm!

(Del Sajme në telefon) – Kiu, dëgjo, kemi një problem, por do ta zgjidhim. Eja pak në zyrë të flasim!

 

Me një çerek lehtësimi në fytyrë nga efekti i zërit të kadifenjtë të Sajmes, Haki Çako deklaroi me zë të lartë:

-Dëgjoni, 112-ta të jep drejtim! E provova në lëkurën time!

 

***

Gojët e Liga është rubrikë satirike. Shpesh ngjarjet e përshkruara këtu marrin shkas nga realiteti, por për fat të keq janë më reale se e vërteta.

June 8, 2016 14:13
Komento

1 Koment

  1. gjermani i fundit June 8, 16:33

    Hakiu i ra 112 e nga ana tjeter u degjua zeri i Berishe Saliut: “Po zotri, une zgjidh cdo hallin tuaj, vetem me thoni si e keni hallin?”. Hakiu i thote:”Pak i ke punuar ketij populli 100 te paberat, po edhe ketu fute hundet?”. “Ore zotri, jo te 100-tat, se tani jam tek e 112-ta, mos me haj hakun, c’a halli ke, m’thuj mue? Nuk e di ti qe “Me ne fitojne te gjithe”?.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*