“Suksesi i Rilindjes, 200.000 shqiptarë braktisën Shqipërinë”

June 2, 2017 16:18

“Suksesi i Rilindjes, 200.000 shqiptarë braktisën Shqipërinë”

Nga Gjergj Bojaxhi

Ky vend ka shumë shpresë. Shumë. Gjithsesi duhet të kthejmë kokën para se të shohim përpara.

Kaq i mirë ka qenë ky vend gjatë “Rilindjes” sa për katër vjet humbën shpresën 200.000 shqiptarë dhe lanë gjënë e tyre më të shtrenjtë: tokën ku ishin rritur, njerëzit e dashur pa të cilët s’jetonin, shoqërinë e zgjedhur në vite dhe shtëpitë që ndërtuan me aq mundim e sakrifica.

U larguan se panë një vend që nuk drejtohet nga e drejta por nga militantizmi dhe njohjet personale.

Ikën se “Rilindja” i humbi edhe shpresën e fundit, se pas zhgënjimeve të përsëritura nga Berisha, Nano, Meta, e së fundmi Rama. Pritën shtetin e së drejtës, do zhdukte korrupsionin në spitale, në emerimet e mësuesve, s’do shkarkonte punonjës për bindje politike apo s’do mbushte tatimet, doganat e gjithë tollovinë e inspektoreve me shtresën me të paaftë e hajdute të shoqërisë.

Priten qe Edi të sillte intelektualë e jo të fortë në Parlament, të mos binte nën grackën e interesit të një privati për të hartuar ligjet e shtetit, të mos i jepte tendera e koncensione pafund atyre që i vardiseshin si çamçakiz pas këpucë. Së fundmi priten që Edi perveçse do i bente të kuroheshin pa lekë dhe të kishin ilaçe të paskaduara, nuk do lejonte që droga e grupet kriminale të shetisnin në makina shteterore – pasi ai “do bënte shtet”. Do bënte shtet siç po premton sërish. Në fakt, të vetmet vende pune që hapi ishin ata pozicione që lanë bosh këta 200.000 që u arratisen nga sytë këmbët.

Sërish ju gënjejnë, pasi qeveria nuk hap vende pune por i hap tregu. Të gjithë që ju premtojnë ju gënjejnë.

Ndaj:

Shqiptarët duhet të eleminojmë nga skena politike këtë 10 vjeçar PS-LSI-PD dhe ta ri-themelojmë klasën politike përmes qytetareve profesionistë dhe me integritet. Shqiptarët duhet të ngrenë çadra para selive të këtyre partive parlamentare ku t’i kërkojnë dorëheqjen nga politika dhe të ngrenë mbi ato gërmadha themelet e një politike të pastër që nuk ngatërron shtetin me pushtetin, ekspertët me militantët, ligjin me urdhërin.

Ne, qytetarët e këtij vendi, duhet t’i prishim çdo skemë të tyre në parlamentin e ri që duan ta mbushin ose me femijët e të fortëve, ose me hajdutët e administratës. Përballë do na kenë edhe 10 apo 20 vjet, derisa ti provojmë shqiptareve që nje produkt i skaduar nuk bëhet më i fresket.

Meta e pamë me bllok në dorë, nuk bëhet më i ndershëm, Basha është një i akuzuar që i iku me vrap drejtesise sone plakë, nuk bëhet më i ndershëm. Rama pushtoi nje shtet jo për të bërë shtet por për të bërë shtetin autoritar. Edhe ky nuk bëhet me i mire.

Ne nuk ikim nga ky vend. Te ikin ata nga politika. Ne do rrisim fëmijët në këtë vend.

Shqipëria ka shumë shpresë. Eshtë koha për ndërgjegjësim. Ne kemi planin për rimëkëmbjen e ekonomisë, kundër korrupsionit, departizimin e administrates dhe sigurinë ushqimore.

Bashke jemi shume qe e duan kete gje. Bashke mundet.

June 2, 2017 16:18
Komento

3 Komente

  1. ??? June 2, 16:36

    Ky Xhorxhi ben sikur jeta ne shqiperi ka filluar para 4 vjetesh.
    3milion banore ne 1990, 2.8mil ne 2012, ne base te rritjes progressive te popullsise I bie qe para 2013 te kene lene vendin rreth 2.5 mil Shqiptare. Perfundimi, Rama del me I mire se Sala dhe Nano, sepse e kane lene vendim me pak njerez.
    Kthe parate e KESH qe ke vjedhur or mik, pastaj hajde fol.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 2, 16:48

    200 mijë??
    atëherë llogaritë dalin shumë mirë!!
    rilindia e mbajti fjalën për 300 mijë vënde pune!!
    këta 200 mij plus 50 mij vënde pune të pa zëna sepse nuk ka specialistë plus 50 mij të hapura me specialistë të gjetur!?
    pra rroftë rrilindia!!300 mijë persona të zënë!!
    ahmetaj tha se 4 vjeçarin e ardhshëm do të hapen dhe 220 mijë vënde pune!!pra 150mijë do ti bashkohen 200 mijshes dhe kështu me rradhë!!
    të gjitha votat rilindjes!!vetëm mos harroni ti zhgaravisni sa të mundni!

    Reply to this comment
  3. jo-genjeshtres June 2, 16:50

    Piktori per tabllote e merr bojen tek ti Gjergjo!
    Ke nga pas mallkimin e gjithe atyre njerezve qe u shembe shtepite nen bekimin e Berishes.
    Vafsh ne djall edhe ti!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*