Suksesi në Haifa, UEFA: Paraqitje mbresëlënëse e Shqipërisë!

June 12, 2017 08:57

Suksesi në Haifa, UEFA: Paraqitje mbresëlënëse e Shqipërisë!

Faqja zyrtare e internetit e UEFA-s, në komentin e saj për ndeshjet e djeshme të Kombëtareve, e ka cilësuar si mbresëlënëse paraqitjen e Shqipërisë në Haifa, të mbyllur me suksesin 3-0 përballë Izraelit vendas.

“Armando Sadiku shënoi dy gola të bukur ndërsa Shqipëria kaloi mbi Izraelin për vendin e tretë falë diferencës së golave pas një paraqitje mbresëlënëse.

Sulmuesi i Zyrihut realizoi të parin me një goditje të ulët nga jashtë zonës në minutën e 22-të ndërsa shënoi për të dyfishuar rezultatin me një gjuajtje nga një distancë edhe më e largët, pak para pushimit të ndeshjes.

Por Shqipëria nuk kishte mbaruar punë, Ledian Memushaj finalizoi një lëvizje të rrjedhshme ekipore për të mbajtur djemtë e De Biazit 7 pikë larg dy skuadrave të kreut”, shkruhej në artikullin e UEFA-s.

 

June 12, 2017 08:57
Komento

1 Koment

  1. Erion June 12, 10:17

    Edhe paraqitja e arbitrit te Uefa ne ndeshjen Sjqiperi – Izrael ne Elbasan, mbreselenese ishte. Turp per Uefa-n qe arbitra te tille nuk perjashtohen pergjithmone nga futbolli

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*