Sulm Ambasadës së SHBA-së në Mal të Zi, agresori hedh veten në erë

February 22, 2018 09:05

Sulm Ambasadës së SHBA-së në Mal të Zi, agresori hedh veten në erë

Një shpërthim ndodhi në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, në orët e para të ditës së sotme. Lajmin e konfirmoi qeveria e Malit të Zi në njoftimin e postuar në Twitter.

“Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Qeveria tha se pajisja e hedhur në ambasadë mund të ketë qenë granatë dore dhe se hetimet janë në proces.
Policia tha gjithashtu se nuk dihen ende motivet e sulmuesit vetëvrasës. Ambasada i paralajmëroi shtetasit amerikanë që të qëndrojnë larg deri në njoftimin e radhës.

Ambasada e SHBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e saj.

l.h/ dita

February 22, 2018 09:05
Komento

1 Koment

  1. MH February 22, 13:49

    Bravo ambasades amerikane qe tregon kujdes human per njerzit e vet deri ne zgjidhjen e ceshtjes dhe garantimin e mbarvajtjes normale te funksionimit te ambasades.
    Shqiperia duhet te marrin shembull nga ky fakt konkret per njerezit e vet kudo ne bote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*