Sulm bërthamor nga Koreja e Veriut, Tokio nis stërvitjen

January 22, 2018 13:56

Sulm bërthamor nga Koreja e Veriut, Tokio nis stërvitjen

Kryeqyteti japonez ka zhvilluar për të parën herë një stërvitje për evakuim në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut. Rreth 350 vullnetarë, morën pjesë në stërvitjen e kryer në parkun e argëtimit Tokyo Dome City, stacionin Korakuen dhe Kasuga të qytetit.

Stërvitje të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete më të vogla japoneze por kjo ishte e para që mbahej në Tokyo. Pamjet e transmetuara në televizionet japoneze tregonin vullnetarët që vraponin për tu strehuar në stacionet e nëndheshme të metrosë dhe në hapësira nëntokësore që do të shërbenin si strehime në rast të një sulmi.

Stërvitja reflekton përpjekjet e qeverisë japoneze për të qenë e gatshme në rast të një lufte të mundshme me Korenë e Veriut.

Një raketë nga Koreja e Veriut do të mbërrijë në më pak se 10 minuta dhe paralajmërimi i parë vjen vetëm tre minuta pas lançimit, çka na jep ne vetëm rreth pesë minuta për të gjetur një strehim”, tha një zyrtar i qeverisë japoneze para vullnetarëve. Në nëntor 2017, Pentagoni gjurmoi një raketë koreano-veriore që ra në detin e Japonisë.

Menjëherë më pas, autoritetet japoneze dhe koreano-jugore thirrën takime emergjente për të diskutuar për kërcënimin e një lufte bërthamore. Pavarësisht shpresës së pjesëmarrja e Koresë së Veriut në lojërat olimpike të muajit të ardhshëm në Korenë e Jugut, do të zbusë tensionet në rajon, ministri i Jashtëm japonez ka thënë se qeveria po kërkon në mënyrë aktive partnerë për të krijuar një aleancë ndërkombëtare kundër Penianit.

“Problemi koreano-verior po bëhet gjithnjë e më shqetësues për ne. Niveli i kërcënimit është i paprecedentë dhe për më tepër, raketat e tyre mund të mbërrijnë tani edhe evropën”, tha ministri japonez.

January 22, 2018 13:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin