Sulm me 30 raketa ndaj avionit të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes. ISIS merr përgjegjësin

September 27, 2017 19:45

Sulm me 30 raketa ndaj avionit të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes. ISIS merr përgjegjësin

Talibani dhe ISIS kanë marrë përsipër një sulm raketash në aeroportin e Kabulit në orët e para të mëngjesit, pak pasi Sekretari i Mbrojtjes James Mattis mbërriti atje për një vizitë të pa planifikuar. Mattis shkoi në Afganistan për t’u takuar me krerët e qeverisë afgane dhe ata të forcave të armatosura amerikane dhe NATO-s.

Por menjëherë pas mbërritjes së tij, 20 deri në 30 raketa janë qëlluar në afërsi të aeroportit të kryeqytetit afgan, një sulm ky i marrë përsipër si nga talebanët ashtu edhe nga ISIS.

ISIS publikoi një video që merr përsipër autorësinë e sulmit, gjithashtu kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi Emiratit Islamik në Afganistan i cili shkroi në “Twitter” se sulmi kishte për objektiv avionin e Sekretarit të Mbrojtjes, Mattis.

Sipas Site Intelligence Group, anëtarët e “Kalifatit” të Abu Bakr al Bagdadit kanë publikuar në agjencinë e lajmeve Amak një video ku shihet një rebel duke përdorur një raketahedhëse SPG9 për të goditur objektivin.

Vizita e Mattis, e panjoftuar më parë, vjen pas asaj në Nju Delhi, gjatë të cilës qeveria indiane ka dhënë garanci për të ndihmuar në përballimin e krizës afgane, por pa dërguar ushtarakë, shkruan abcnews.

Sipas mediave ndërkombëtare, në Kabul Mattis shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Autoritetet afgane kanë bërë me dije se pas sulmit aeroporti është mbyllur dhe të gjitha fluturimet janë anuluar. Ndërsa një konferencë e përbashkët për shtyp mes presidentit Ashraf Ghani dhe shefit të Pentagonit nuk është mbajtur.

September 27, 2017 19:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*