Sulm me armë gjatë festivalit në Rusi, vriten 4 persona

February 18, 2018 15:53

Sulm me armë gjatë festivalit në Rusi, vriten 4 persona

Një sulm me armë u ka marrë jetën katër personave pasditen e sotme, në një turmë të festivalit në Dagestan në jug të Rusisë.

Sipas raportimeve nga mediet ruse thuhet që është vrarë edhe agresori që shkaktoi vdekjen e katër personave dhe e plagosjen e katër të tjerëve.

Të shtënat ndodhën në qytetin e Kizlyar, një kryeqytet provincial në Republikën e Dagestanit, njoftoi Interfaxl. Sulmuesi hapi zjarr në një grup njerëzish që festonin për festivalin popullor rus të Maslenitsa.

Forcat e sigurisë që ruajnë ngjarjen hapën zjarr ndaj sulmuesit duke e vrarë atë, Policia bëri me dije se katër personat e lënduar nga sulmi ishin rojet e sigurimit.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan autorin drejt këtij sulmi, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.

l.h/ dita

February 18, 2018 15:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*