Sulm me armë në Austri, i riu qëllon mbi turmën dhe vetëvritet

May 22, 2016 10:20

Sulm me armë në Austri, i riu qëllon mbi turmën dhe vetëvritet

Një person i armatosur hapi zjarr duke vrarë dy vetë dhe plagosur 11 të tjerë në Vienë të Austrisë.

Ngjarja ndodhi gjatë natës rreth orës 03:00 me orën lokale në një koncert muzikor. Dyshohet se shkak ka qenë një debat mes tij dhe një gruaje, që u përshkallëzua.

Gjatë konfliktit, 27-vjeçari shkoi në makinën e tij, mori armën dhe hapi zjarr, tha policia, duke lënë të vdekur dy persona dhe 11 të plagosur, e më pas qëlloi veten me armë. Kanë qenë rreth 150 veta në koncert gjatë kohës që i riu filloi të qëllonte.

May 22, 2016 10:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*