Sulm me thikë në Amsterdam, policia plagos të dyshuarin

August 31, 2018 16:42

Sulm me thikë në Amsterdam, policia plagos të dyshuarin

Policia hollandeze ka qëlluar mbi një person i cili dyshohet se ka kryer një sulm në një stacion hekurudhor në Amsterdam.

Dy persona kanë mbetur të therur pranë qendrës historike të kryeqytetit holandez.

Sipas Daily Mail, nuk dihet ende nëse sulmi është një akt terrorist.

“Një i dyshuar është qëlluar pas një incidenti me thikë në stacionin qendror të Amsterdamit”, tha policia holandeze në Twitter.

Megjithatë, pak më vonë policia përditësoi njoftimin duke thënë se nuk ishte kryer një evakuim i plotë dhe se vetëm dy platforma janë mbyllur për pasagjerët.

Dy të plagosurit janë transportuar për në spital ndërsa autori i dyshuar është arrestuar dhe dërguar për t’u trajtuar pasi mbeti i plagosur nga policia.

E premtja është një nga ditët më të ngarkuara të javës në Amsterdam, me shumë turistë që mbërrijnë për të kaluar  fundjavën.

o.j/dita

August 31, 2018 16:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*