Video+Foto/ Sulm terrorist në Paris, vriten 2 oficerë dhe një agresor

April 20, 2017 21:52

Video+Foto/ Sulm terrorist në Paris, vriten 2 oficerë dhe një agresor

Rikthehet frika dhe terrori në Francë. Dy policë janë vrarë në “Champs Elysees” në zemër të Parisit nga një sulm që dyshohet terrorist.

Sipas të dhënave nga mediat franceze dhe ato ndërkombëtare një nga atentatorët është vrarë nga policia, ndërsa tjetri është në kërkim.

Njëri nga policët humbi jetën në vend, ndërsa polici tjetër ndërroi jetën në spital pas plagëve të rënda.

Sipas ‘Le Figaro’ kanë qenë dy persona që kanë qëlluar mbi policët, e ndërsa njëri u ekzekutua, tjetri ndodhet në arrati.

Autoritetet franceze janë mobilizuar me helikopterë dhe të gjitha forcat për të arrestuar autorin e dytë të sulmit.

Brenda pak minutash e gjithë zona është blinduar nga forcat speciale, ndërsa njerëzit janë evakuuar.

Sulmi vjen pak ditë para zgjedhjeve Presidenciale, ndërsa Francë ndodhet në gatishmëri maksimale.

Të shtënat, gjithashtu erdhën vetëm pak orë pasi rrugët më të ngarkuara me trafik në Paris u mbyllën përkohësisht nga policia, pasi u dha një alarm për një pako të dyshimtë, që u zbulua nga oficerët në “Rue de Rivoli”, në qendër të kryeqytetit.

 Nderkohe  afër Champs Elysees, janë dëgjuar përsëri të shtëna me armë zjarri.

Burimet nga Policia kanë thënë për Reuters se bëhet fjalë për një sulm të dytë në zonë.

Pak minuta më parë, një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga një sulmues, i cili më pas është vrarë nga Policia.

Police secure the Champs Elysees Avenue after one policeman was killed and another wounded in a shooting incident in Paris, France, April 20, 2017. REUTERS/Christian Hartmann

Police secure the Champs Elysee Avenue after one policeman was killed and another wounded in a shooting incident in Paris, France, April 20, 2017. REUTERS/Christian Hartmann

 

April 20, 2017 21:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*