Sulm taliban në Afganistan, 105 të plagosur

July 1, 2019 18:54

Sulm taliban në Afganistan, 105 të plagosur

Më shumë se 100 vetë, gjysma e të cilëve fëmijëve, u plagosën në një sulm të talibanëve me makinë me bombë në Afganistan, para se ekstremistët të vriteshin në një betejë që zgjati shtatë orë.

Shpërthimi ndodhi gjatë orëve kur një kompleksi ushtarak në Kabul është më i frekuentuar.  Ndërtesat gati 2 km larg u tronditën nga shpërthimi. Më pas talebanë të armatosur rëndë sulmuan kompleksin dhe luftuan me forcat speciale e gjendura aty.

Talebanët qëlluan edhe punonjësit e shërbimeve të emrgjencës që shkuan në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit.

Sidoqoftë, ekstremistët u eleminuan nga forcat afgane të sigurisë, në një ‘betejë’ që zgjati shtatë orë.

Lagjja ku ndodhi shpërthimi është një zonë me siguri të lartë, ku ndodhen shumë ndërtesa të ushtrisë dhe të qeverisë,  përfshi agjencinë e inteligjencës afgane dhe ministrinë e mbrojtjes.

Të paktën 105 persona janë plagosur, duke përfshirë 51 fëmijë, por nuk raportohen të vdekur të tjerë gjatë përplasjes së armatosur, përveç pesë sulmuesve ekstremistë.

e.ll./dita

July 1, 2019 18:54
Komento

1 Koment

  1. allbanistan July 1, 19:16

    sa ngjajne keta me militantet e PD-se …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*