Sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael, tre të akuzuar pranojnë fajësinë

December 20, 2017 17:06

Sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael, tre të akuzuar pranojnë fajësinë

 

Tre të akuzuar në Kosovë kanë pranuar fajësinë se kanë planifikuar të kryejnë sulme terroriste në ndeshjen e futbollit, Shqipëri-Izrael.

Ata ngarkohen nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me akuzat për terrorizëm, shkruajnë mediat kosovare, ndryshe nga të akuzuarit në Shqipëri të cilët u lanë të lirë edhe pse dyshoheshin se kishin planifikuar sulme terroriste gjatë ndeshjes së futbollit.

Të mërkurën para trupit gjykues fajësinë e kanë pranuar Kenan Plakaj dhe Besart Peci, por më herët fajësinë e kishte pranuar edhe Arton Ahmeti.

Sipas Prokurorisë Speciale, Kenan Plakaj ka prodhuar mjete shpërthyese, kurse Besart Pecit i janë gjetur armë automatike dhe rreth 90 copë fishekë.

Në vitin 2016, Policia e Kosovës kishte parandaluar një sulm të mundshëm terrorist kundër kombëtares së Izraelit në futboll në ndeshjen përballë kombëtares së Shqipërisë, që ishte planifikuar të mbahej në Shkodër.

Fillimisht u arrestuan 18 persona dhe vetëm ndaj 9 personave u ngritën aktakuza.

Ende nuk dihet se sa mund të dënohen të tre personat që tashmë kanë pranuar fajësinë.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria thuhet se disa prej të akuzuarve kanë qenë në kontakt me të ashtuquajturin lider të shqiptarëve në kuadër të grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, Lavdrim Muhaxheri nga ku kanë marrë urdhra për të kryer sulme.

Muhaxheri i cili njihej si komandant i shqiptarëve brenda IS-it raportohet se është vrarë në muajin qershor, ka thënë familja e tij.

Tek të akuzuarit është gjetur dhe eksplozivë i llojit të ngjashëm me atë që është përdorur gjatë sulmeve në Paris dhe Bruksel.

Në vitin 2015, Kosova ka aprovuar një ligj që sanksionon çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja dhe mund të dënohet deri në 15 vjet burg.

December 20, 2017 17:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*