Automjeti hyn mes turmës në koncertin e Bruno Mars në Holandë
Nga Arkiva
Një autobus ka hyrë mes turmës së një festivali në Holandë duke lënë një të vdekur dhe 3 të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në provincën e Limburgut.
Sipas mediave holandeze makina ishte e bardhë e ngjashme me një minibus. Autori i sulmit është larguar nga vendngjarja.
Nuk dihen ende shkaqet e sulmit. Përplasja ka ndodhur gjatë performancës së këngëtarit Bruno Mars në Pinkpop Festival.
Ky është sulmi i tretë brenda 24 orëve. Ditën e djeshme një grua hyri me thikë në një supermarket dhe thirri “Allahu Ekbar” dhe plagosi dy persona.
Pak orë më vonë, në një festival në New Jersey, u plagosën 20 persona nga një sulm me armë, ndërsa policia ekzekutoi një nga autorët e sulmit.
l.h/ dita
Amon se mos e ka gjet gjo YLLI LSI MANJANIN,se ka aq pare sa me shku me pa koncertin e Marsit,mgjse ina ne qershor.Se me e gjet gjo ate e mur dreqi politiken “e holle” qi bo ai me Monen ene Tit shkollshumin….