Sulm vetëvrasës në një qytet të kontrolluar nga kurdët në Siri, 16 viktima

December 31, 2015 14:34

Sulm vetëvrasës në një qytet të kontrolluar nga kurdët në Siri, 16 viktima

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur.

Ky është bilanci më i fundit i luftës në Siri. Rasti i fundit ndodhi në një qytet të Sirisë të kontrolluar nga kurdët.

Sulmet kanë pasur në shënjestër restorantet në qytetin Qamishli, pranë kufirit me Turqinë, ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri.

Së paku njëri nga shpërthimet ka qenë sulm vetëvrasës, ka thënë burimi i njëjtë. Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa sulme në zonat kurde, javëve të fundit. /Dita/

December 31, 2015 14:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*