Sulme me raketa nga Siria drejt Turqisë

April 18, 2016 18:59

Sulme me raketa nga Siria drejt Turqisë

Pesë raketa janë gjuajtur sot nga Siria për në Turqi, duke lënë të vrarë katër persona dhe plagosur gjashtë të tjerë, bëjnë të ditur mediat turke. Sulmet janë kryer në qytetin juglindor të vendit, Kilis.

Një prej raketave dyshohet të jetë hedhur nga një zonë e kontrolluar nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Tre prej të vrarëve dhe 5 prej të plagosurve janë sirianë. Të vdekurit sipas Guvernatorit të Kilis janë të gjithë fëmijë.

Raketa e tretë dhe e katërt që u hodhën nga përtej kufiri, përfunduan në një fushë të zbrazur të një shkolle fillore në lagjen “Yavuz Sultan Selim” në periferi të qytetit pranë kufirit. Nga sulmi mbeti i plagosur një 14 vjeçar dhe një bari.

Rreth 10 dele u zhdukën pas shpërthimit. Fatmirësisht nuk kishte shumë nxënës jashtë në atë moment. Policia rrethoi zonën.

Më herët gjatë ditës, një predhë goditi një ndërtesë në kompleksin e spitalit shtetëror në Kilis.

Raketa e hedhur rreth orës 2 e 45 minuta shkatërroi ndërtesën e furnizimit me oksigjen të spitalit. Raketa e dytë nga ana tjetër, u gjuajt rreth 10 minuta më vonë dhe goditi një ullishte në rajon.

Distanca në mes të qendrës së qytetit Kilis dhe kufirit sirian është më pak se katër kilometra në disa zona. Raketat besohet se janë hedhur nga një rajon i kontrolluar nga DAESH, siç e quan Turqia Shtetin Islamik.

Kilis është një shtëpi e madhe për mijëra refugjatë sirianë, ku numri i të ardhurve është më i madh se numri i banorëve vendas. Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu u zotua javën e shkuar se qeveria turke do t’u kundërpërgjigjej çdo lloj sulmi.

April 18, 2016 18:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*