Sulmet e Tahirit ndaj Metës, Kryemadhi: Rama dhe ish-ministri skenaristë të çështjes “Doshi”

October 24, 2017 21:27

Sulmet e Tahirit ndaj Metës, Kryemadhi: Rama dhe ish-ministri skenaristë të çështjes “Doshi”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë të dhënë në televizionin ‘Fax News’, është shprehur se në Shqipëri është një situatë shumë e rrezikshme, pasi është instaluar një sistem i krimit, që ka kapur pothuajse të gjitha hallkat e shtetit. Sipas saj, kjo mazhorancë ka vetëm një zgjidhje: të largohet sa më parë. Kryemadhi për herë të parë thotë se çështja “Doshi”, u inskenua nga Tahiri dhe Rama.

 Nesër pritet të votohet në Kuvendi për imunitetin e deputetit Tahiri. Çfarë parashikohet të ndodhë?

Nesër ne votojmë kërkesën e prokurorisë. Opozita e bashkuar është pro kësaj kërkese. Jo vetëm për faktin se çfarë mendojmë ne, apo për faktet që kanë ardhur nga antimafia italiane apo nga shumë përgjime të tjera apo indicie që mund të ketë prokuroria, por mendojmë se kjo është një gjë shumë normale. Duke pasur parasysh edhe raportin që ka sjellë Komisioni i Venecias në prill të 2014, ku thotë që Komisioni i Mandateve dhe Rregullores nuk është gjykatë politike. Pra prokuroria ka bërë një kërkesë dhe kërkon që të hetojë. Unë mendoj që edhe me atë votim, ne krijojmë një filozofi dhe japim një mesazh. Po të shikojmë ne kemi një moment, ku po fillon që banda dhe kriminaliteti ka filluar të ndihet jashtëzakonisht i sigurt dhe i mbrojtur. LSI ka qenë gjithmonë propozuese për heqjen fare të imunitetit të deputetëve. Kjo është shumë e rëndësishme. Përderisa politika arriti deri aty sa krimin ta bëjë pjesë të vendimmarrjes atëherë e vetmja mënyrë për ta pastruar është që ne politikanët të mos kemi imunitet dhe të jemi të hapur ndaj institucioneve të drejtësisë.

A nuk mendoni se është e tepërt kërkesa e prokurorisë për arrestimin e z. Tahiri?

Përveç rastit të imunitetit të z. Ruli, në të gjitha rastet deputetët e kanë lënë vetë imunitetin. Dhe ne këtu kemi të bëjmë me një dosje që vjen nga antimafia italiane dhe çfarëdolloj vendimi të marrë nesër PS të gjithë shqiptarët janë më të qartë se kurrë. Shqiptarëve u janë zaptuar tokat për të mbjellë kanabis, fëmijët e tyre kanë qenë argatë në plantacionet e kanabisit.

Është Saimir Tahiri më kryesori në këtë çështje?

Saimir Tahiri është vetëm një nga hallkat. Është një nga pagatorët e kupolës që drejton këtë sistem. Dhe e gjitha vjen me bekimin atëror të Edi Ramës.

A ka një politizim të skajshëm të kësaj çështjeje?

Vetë Partia Socialiste po e politizon.

Pse e hoqi z. Rama nga ministër z. Tahiri? Disa thonë që ka qenë këmbëngulje e LSI-së.

Jo, absolutisht. Të ishte për LSI-në, nuk do ta kishte vënë fare ministër ai dhe do ta kishte hequr me kohë. Por nëse ai nuk do të hiqte Saimir Tahirin raporti i DASH do të ishte i tmerrshëm për qeverisjen shqiptare.

 Tahiri i konsideron z. Meta si armik personal. Pse ndodh kjo?

Për këtë mund të pyesni z. Meta. Megjithatë, unë mund të them që z. Tahiri ka qenë një nga skenaristët e çështjes “Doshi”. Së bashku me Edi Ramën kanë qenë regjisorët e krijimit të asaj skeme monstruoze. Pastaj edhe çështje të tjera. Ata fokusonin LSI-në në probleme tjera dhe ndërkohë krijonin dhe zgjeronin falangat e krimit të organizuar në çdo cep të Shqipërisë. Ajo çfarë të bën përshtypje është fakti se, po të kthehemi pas në kohë dhe të shohim gjithë historikun e pas zgjedhjeve të 2013-s, në atë kohë do të fillonte mbjellja e kanabisit dhe fuqizimi i bandave të vogla, të cilat filluan të zgjeroheshin dhe të bëheshin shumë të mëdha, duke filluar të kontrollonin territore të caktuara.

Znj. Kryemadhi, kur e patë dhe e konstatuat këtë proces, që e quani si kanabizimi i vendit, përse nuk u larguat nga qeveria?

Këtu dua të ndalem. Besoj se keni dëgjuar për reformën në drejtësi. Ka qenë një kambanë, ku filluan të bërtisnin fort, kush bërtiste më shumë, shanin prokurorët dhe gjyqtarët. Nuk themi që s’ka. Nuk mund të themi që ne jemi një shoqëri e pastër. Ne jemi një shoqëri që vazhdojmë të jemi në tranzicion. Po të shikoni edhe pasqyrimin që i është bërë në media, Lëvizja Socialiste për Integrim shquhej si partia e cila ishte kundër reformës, nuk e donte atë, ambasadorët që vinin dhe thoshin e doni apo nuk e doni reformën, kur ndërkohë ne kishim dhënë fjalën tonë në Uashington dhe në Bruksel, dhe të 20 votat e LSI-së ishin hipotekuar në Departamentin e Shtetit, tek ambasadori Brawnfield dhe në Bruksel, te z. Hahn. Pra, këtu krijohej një perceptim i gabuar ndaj LSI-së në mënyrë të tillë që të hiqej vëmendja nga ajo që po ndodhte realisht. Në momentin që ne do donim të denonconim apo të thoshim diçka, ato do të na ktheheshin, duke na thënë që ne e bëjmë këtë, sepse nuk duam reformën në drejtësi. Ky ka qenë dyzimi që ka vendosur gjithmonë në pozitë LSI-në përbsa i takon mandatit. Më pas vijmë në një problem tjetër. Në momentin që Edi Rama shkarkoi nga detyra z. Manjani, LSI-a aty duhet të kishte mbajtur qëndrimin e saj radikal për këtë shkarkim.

Po në vitin 2015, kur kulmoi edhe kriza politike midis LSI-së dhe PS-së, a është konsideruar mundësia e daljes nga koalicioni?

Në 2015-n, kishte të bënte me një marrëveshje që kishte bërë Ilir Meta me Edi Ramën, në emër të LSI-së dhe PS-së, sepse ishte kryetari i LSI-së së asaj kohe, tjetër gjë që Partia Socialiste shquhet për mos mbajtjen e fjalës dhe për mungesë korrektese, në të gjitha bashkitë që kishte Lëvizja Socialiste për Integrim, ata nuk qëndruan korrekt, madje duke çuar votat e tyre në favor të kandidatëve të Partisë Demokratike. Nga eksperienca ime e Bashkisë së Lezhës, është një eksperiencë, e cila lë shumë për të dëshiruar, por na shërben si një eksperiencë në të ardhmen, ku gjithmonë marrëveshjet që bëjnë partitë politike duhet të jenë marrëveshje transparente në radhë të parë dhe mbi të gjitha të komunikuara me bazën e partisë.

Znj. Kryemadhi, ne ju kemi ndjekur hap pas hapi në të gjitha deklaratat, që ju keni bërë për dosjen ‘Habilaj’, ku akuzohet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Keni thënë që me arrestimin e z. Tahiri bie qeveria. Si mund të ndodhë kjo?

Moralisht qeveria ka rënë. Edhe shteti shqiptar ka rënë, sepse këtu nuk është thjesht dhe vetëm çështja e dosjes ‘Habilaj’, pasi kjo dosje është thjesht një hallkë e zinxhirit, një fragment i atij romani që ne do të lexojmë shumë shpejt dhe që do t’i bashkëngjiten edhe shumë dosje të tjera. Institucionet shqiptare kanë rënë që në momentin që u mor vesh që një trafikant ndez dhe fik radarët e NATO-s. Sistemi ka rënë që në momentin kur ne dëgjojmë nga përgjimet e bëra që Guardia di Finanzia dhe antimafia italiane ka njoftuar z. Tahiri që në janar, ku i ka thënë që ka katër parcela me kanabis të deklaruara dhe jo vetëm që nuk u prishën, por u lejuan të rriten, vaditen, shumohen, dhe në korrik policia shkon i korr dhe i lë aty. Pra, jo vetëm që nuk i asgjëson, por i bën edhe punën e argatit. Kemi një polici të inkriminuar totalisht. Pra, nuk e di kush është i yti dhe kush është i krimit. Ke një institucion të kriminalizuar totalisht. Ky është një alarm i ngritur edhe nga ndërkombëtarët, sepse të mendosh që krimi i organizuar administron radarët e kontrollit të detit, është një nga skandalet më të mëdha. E ç’mund të themi pastaj për radarët e ajrit, sepse ne e dimë shumë mirë se si kanë fluturuar avionët e vegjël që merreshin me monitorimin nga ajri të sipërfaqes së vendit. Vetëm në Vlorë kemi 4 pista avionësh të vegjël, të cilët ulen dhe ngrihen sa herë të duan. Po ku e marrin lejen këto avionë? Situata është aq problematike saqë jo vetëm që të heq çdo lloj shkëlqimi të syve dhe çdolloj pasioni në shpirt, por të fut në një makth, e cila pyetja e radhës është: Mirë sot, por nesër çfarë do ndodhë? Kjo është një nga problemet më të mëdha, sepse ne sot flasim për policinë, institucionet shtetërore, Kryeministrinë, që mos u çudisni se po të shikojmë listën e të punësuarve në Kryeministri dhe të shikojmë lidhjen e atyre personave, të jeni të bindur që pjesa më e madhe e tyre do jenë të dashurat e tyre. Mos u çudisni se mund të kemi edhe në organet e vetingut që janë të prezantuara nga partitë politike.

Do i denonconi këto emra znj. Kryemadhi?

Gjërat janë shumë të rënda dhe do vijnë hap pas hapi. Ajo çfarë na shqetëson dhe e presim është ajo se çfarë do ndodhë nesër. Ne vetëm shpresojmë që të ketë një ndërgjegjësim të Partisë Socialiste që t’i krijojë mundësinë Prokurorisë të vazhdojë hapin e saj, por ajo që do të ndodhë do tregojë çdo veprim që bën Partia Socialiste, e cila është një veprim për të kapur sistemin e Drejtësisë. Në fakt pothuajse ajo e ka kapur sistemin e Drejtësisë.

Nëse nesër mazhoranca me forcën e kartonit dhe mundësinë që ajo ka në parlament vendosë të mbajë dhe të mbështesë raportin e deputetëve të mazhorancës në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, që parashikon kontroll personal dhe banese për z. Tahiri dhe drejt asaj do shkojë, ç’do ndodhë?

Mos të bëhemi qesharakë. Kontrolli i banesës ka mbaruar të jemi të sinqertë. Pas 3 javësh dihet se çfarë do të ndodhë. Mos të them që z. Rama e ka ditur qëkur ka shkuar në Itali në vizitën e tij zyrtare. Tani që të thuash se do shkosh te shtëpia e Saimir Tahirit e do gjesh byzylykët e gjëra të tjera që i kanë bërë dhuratë Habilajt, kjo është qesharake. Nuk dua të ngarkojë as opinion publik se ndonjëherë publiku është më inteligjent se ne. Z. Rama i pagoi nja 80 milionë euro për fushatën elektorale. Historikisht në Shqipëri, GDP-ia është rritur gjithnjë në fushatat elektorale ndërkohë në çdo vend të botës GDP bie gjatë fushatave elektorale. Unë nuk jam eksperte e sistemit fiskal, por po të pyesësh ndonjë bankier do të thoni se pse nuk po stabilizohet çmimi i euros sepse u thye kursi i saj në periudhën e qershorit.

Nëse mbetet në fuqi raporti që mbështetet nga mazhoranca në Këshillin e Mandatit dhe Rregullores, cili do jetë aksioni opozitës për këtë?

Ne do shikojmë se çfarë do ndodhë. Në qoftë se ne jemi 95% të bindur që Partia Socialiste nuk ndryshon, kemi dhe një 5% shpresë që mund të ndryshojë për shkak të thirrjes së ndërgjegjes së tyre që në fakt është shumë e rëndësishme. E rëndësishme është që të bëhet një veprim i denjë dhe të krijohet një precedent normal sepse unë mendoj që ne duhet të jemi shumë të hapur. Nesër mund të vini dhe ju dhe mund të më thoni që arrestohesh, por jam e qetë se s’kam pasur asnjëherë të drejtë firme. Por duhet ta marrësh parasysh se kjo është politika dhe sidomos në një vend që vazhdon të jetë në tranzicion.

Përflitet për dosje të tjera por edhe media po gëlon gjatë këtyre ditëve, duke dhënë identikite të ministrave, që mund të preken nga këto dosje. Ju vetë keni mundësi të na jepni një identikit se për çfarë bëhet fjalë konkretisht? Do prisni organet ligj-zbatuese? Denoncimin e parë për z. Tahiri e bëri z. Basha. Tani e keni lënë me fjalë që denoncimin tjetër ta bëni ju si LSI?

Nuk e bëri z. Basha denoncimin, por e bëri antimafia italiane, të cilën e nxorën në një portal siç bëjnë gjithnjë dhe që andej z. Basha e artikuloi politikisht, sepse është normale. Ajo kishte dalë në portal, por sot e kanë të gjitha mediat.

Ndërkohë për dosjet që po flitet?

Ne vet jemi dëshmitarë të shumë problematikave të mëdha që ndodhin sot në Shqipëri. Përgjimet e Habilajve të dëshpërojnë jashtëzakonisht shumë dhe më bindin akoma dhe më shumë në kapjen e shtetit. Sepse kur ata pretendonin t’i jepnin 20 milionë euro Saimir Tahirit për 11 njësitë administrative, unë e kam provuar vet në Elbasan se çfarë ka ndodhur, ashtu siç e ka provuar Petrit Vasili në Fier, Nasip Naço në Berat, Vangjel Tavo në Gjirokastër, kemi qenë prezentë jo vetëm nën dhunën e bandave dhe krimit por dhe të parasë. Ka pasur nga ato raste që kanë paguar edhe pesë herë të njëjtën votë. Nja katër, pesë ditë para zgjedhjeve u arrestua një drejtor i një institucioni shtetëror, i cili shkëmbente para në këmbim të votës për PS. Personi që e ka regjistruar sot është në burg, personi që shpërndante paratë sot është kthyer në punë.

 

 

October 24, 2017 21:27
Komento

8 Komente

  1. hija e gazidedes October 24, 21:46

    edhe dibrani gazidede te cohej nga varri nuk do shkruante
    me shume se “kushrina” e tij kundra Rames

    Reply to this comment
  2. sopiqoti October 24, 23:21

    Kjo zonje e nderuar,zonje e pare e LSI-s dhe metej,te mos na kakarisi tani per kanabisin,per Saimirin,per Edi Ramen dhe per gjendjen e kriminalitetiot ne vend POR ti jipte gojes ateherer kur ishte ne qeverisje .Qendrime te tilla nuk jane pasqyre e nje politikani te mencur.Qeveriset bashke me Edi Ramen,pse nuk kishit guzim te pepetinit brockulla te tilla?Pika ne qe ju kemi ne krye te politikes dhe te qeverisjes.

    Reply to this comment
  3. sopiqoti October 24, 23:23

    Kjo zonje e nderuar,zonje e pare e LSI-s dhe metej,te mos na kakarisi tani per kanabisin,per Saimirin,per Edi Ramen dhe per gjendjen e kriminalitetiot ne vend POR ti jipte gojes ateherer kur ishte ne qeverisje .Qendrime te tilla nuk jane pasqyre e nje politikani te mencur.Qeveriset bashke me Edi Ramen,pse nuk kishit guzim te pepetinit brockulla te tilla?Pika neve qe ju kemi ne krye te politikes dhe te qeverisjes.

    Reply to this comment
  4. Cepani October 25, 00:21

    Ja perse vuajme sepse kemi keto prostituta politike qe helmojne popullin

    Reply to this comment
  5. drini October 25, 02:50

    thua ne nje vend : nukdua te ngarkoj opinionin public se nganjehere publiku eshte me I zgjuar se ne : ha ha ha moj baxhel nga nje her publiku eshte me I zgjuar

    Reply to this comment
  6. Eduarti October 25, 09:25

    Ate “ceshtjen Doshi” mire eshte mos ta permende njeri se boll telashe ka ish-Druri i Shtrember i Edi Rames, Saje Qorri.
    Ketij Qorrit ter vogel i eshte dashur ti vihet VIZE qe kur pranoi se kishte takuar 3 here me Durim Bamin. Minister i Brendeshem qe pret e percjell vrases ma pagese vetem ky canaku i Rilindjes ka pjelle.

    Reply to this comment
  7. Like sheiku i skraparit October 25, 09:45

    Kjo duhet lidhur pas karriges dhe ta plasesh ne burg.Ka fytyre te drejtoje Sh.p.k-ne e leshelise se degjeneruar kur i shoqi eshte denoncuar publikisht per pazare e matrapazlleqe dhe shpetoi nga gjykimi me marifetet e tij dhe te Berishes,kurse shoferi i saj eshte kapur e arrestuar ne Morine me makinen e saj me KOKAINE dhe jo thjesht me hashash?!!!Ne zgjedhjet e fundit por jo vetem,kjo debile me patente dhe fytyre te pudrosur e te tjere lesheliste mbushnin me porosi te ciftit “te ndershem” Meta fuoristradat me para e mblidhnin karta identiteti te njerezve te varfer ne kembim te votes dhe ne raportin e organeve europjane per zgjedhjet permenden me emra tre raste leshelistesh dhe vetem te atyre per kete veprim dhe ka goje e flet.Po ka cipe kjo femer e mbaruar ne te gjitha kuptimet?C’kerkon kjo buce rrugesh nga Sajmiri?Apo shpif shpif se dicka do mbetet…

    Reply to this comment
  8. dashuria October 25, 10:43

    O plere e sistemit qe jetojme sot,ju jeni vrases,gjobevenes ashtu sic bete me Dritanin,haku i tij do bjere tek ju,ju njeh populli mire,po duhet nje referendum per presidentin ku populli nuk e ka zgjedhur,eshte nje mareveshje e piste e Rames,nuk e meriton nje njeri ku eshte pale me viktimat ne Shqiperi.Jemi ne kok palaret qe do jua nxjerrim mekatet qe keni, Tom Doshin e dine te gjithe qe donte ta vriste Ilir Meta,kercenuat agresorin qe terhoqi akuzen, ju jeni jeni jeni vrases.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*