SULMET/ Misteri i një fotoje nga 11 Shtatori: Kush është njeriu që hidhet nga Kullat Binjake?

September 11, 2020 20:12

SULMET/ Misteri i një fotoje nga 11 Shtatori: Kush është njeriu që hidhet nga Kullat Binjake?

Data e 11 shtatorit shënoi një nga ngjarjet më të rënda e tragjike në historinë njerëzore: një sulm me aeroplan mbi kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, në të cilin më shumë se 3,000 njerëz humbën jetën.

Të gjitha raportimet rreth asaj dite u shënuan me fotografi të aeroplanëve, kullave dhe rrënojave. Por një foto është ndryshe.

Njeriu në vetëhedhje është një foto nga Richard Drew i Associated Press dhe tregon një person që shkon drejt vdekjs së sigurt gjatë rënies nga lartësia e njërës prej kullave. Në sfond është fasada prej çeliku.

Ishtë një ditë në të cilën mijëra njerëz kanë humbur jetën, një ditë në të cilën rrjedha e historisë botërore ka ndryshuar dhe vdekja e një njeriu mund të duket e parëndësishme.

Fotot e rënies së tij shpejt ranë në harresë, kryesisht për shkak të presionit të publikut. Çdo media që e publikoi atë u kritikua menjëherë për pashpirtësinë e saj në publikimin e momenteve të fundit të një njeriu.

Identiteti i personit, vdekja e të cilit u përjetësua nga lentet e fotografit të Associated Press nuk është konfirmuar kurrë.

Vlerësohet se gati 200 njerëz u hodhën ngjashëm drejt vdekjes së sigurt për të shmangur një vdekje edhe më të rëndë në flakët e kullave.

Pas rënies së kullave, mijëra trupa e gjetën veten nën ton çeliku dhe betoni, duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin e viktimave.

Në dy hetime të ndryshme, kishte spekulime në lidhje me identitetet e ndryshme të vetëhedhësve.

Së pari, reporteri kanadez i The Globe and Mail, Peter Chaney, arriti në përfundimin se fotografia tregon Norberto Hernandez, një kuzhinier në restorantin Windows on the World, që ndodhej në majë të Kullës Binjake veriore.

Edhe disa anëtarë të familjes së Hernandezit ishin të bindur se ishte Norberti i tyre. Megjithatë, me një inspektim më të afërt të fotografive të tjera, ata arritën në përfundimin se jo, nuk ishte ai njeriu në foto.

Në një hetim tjetër nga revista Esquire, reporteri Tom Junod arriti në përfundimin se mund të ishte Jonathan Briley. Në atë kohë, 43-vjeçari Briley punonte si teknik i zërit në Windows on the World.

Ekziston një teori që nëse do të ishte me të vërtetë Briley, ai patjetër do hidhej nga restoranti. Kjo pasi Briley ishte një astmatik dhe e dinte se ishte në rrezik për vdekje kur tymi filloi të futej në restorant.

Michael Lomonaco, shefi i tij, tha se ekzistonte një mundësi reale që të ishte Briley. Një nga fotot, poshtë këmishës tregon një bluzë portokalli që Briley shpesh e mbante.

Motra e madhe gjithashtu mendon se në foto është pikërisht Jonathan. “Kur pashë për herë të parë foton dhe pashë një burrë të gjatë dhe të dobët, thashë me vete: Nëse nuk do duhej ta kisha më shumë të dhëna, do të mendoja pa diskutim se Jonathan është në foto”, u tha ajo gazetarëve në 2003.

Identiteti i personit në foto nuk do të përcaktohet kurrë me siguri, por ai do të mbetet i regjistruar në histori si treguesi më i qartë i pafuqisë njerëzore përballë çmendurisë së terrorizmit…

o.j/ dita

September 11, 2020 20:12
Komento

3 Komente

  1. Lala i Lushnjes September 11, 21:22

    Qysh nga ajo ditë u tha që bota do të jetë ndyshe , por në fakt asgjë nuk ndryshoi.
    Të paktën për më mirë JO. Për më keq sigurisht PO. Më shumë njerëz pa atëdhe.
    Më shumë të mbytur në dete.Më shumë fëmijë të vdekur urie.( Në rastin më mirë).
    Sepse i rrëmbejnë për treg organesh dhe seks me të mitur deri ne foshnje.
    Krimineli behet kryeministër e president , vret njerëz ( me duar në xhepa) në lidhje direkte në tekevizion dhe kërkon të rizgjidhet. Të gjtha këto në emër te “demokracisë,, . Fjala më e përdhunuar , më e deformuar, më e përdhosur 100 vejetët e fundit. Tjetër kuptim ka e tjetër ushtrim i japin. ” Ferri,, i Dantes nuk krahasohet me kolasin dhe poshtërsinë e ” demokracisë,, së sotme.

    Reply to this comment
  2. Ismail September 11, 22:14

    E para, mos thoni “disa mijera te vdekur”. Ka shifer per ate pune. Sepse Roberto Xhuliani-ish Kryebashkiaku i New Jorkut ate dite, ka porositur plot… 32.000 qese nailoni, nga ato qe perdorin amerikanet per te vdekurit.
    -E dyta, i thoni gjerat troç:-Pentagoni-pra Pesekendeshi-ate dite u katandis-Trekendesh.
    Keshtu shkruhet…

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati September 13, 06:37

    R.I.P.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim