Sulmet në Bruksel, një video e re e “burrit me kapele”

April 7, 2016 16:44

Sulmet në Bruksel, një video e re e “burrit me kapele”

Prokuroria belge ka publikuar një video të re, ku shfaqet terroristi i mbijetuar sulmit në aeroportin e Brukselit, duke treguar dhe rrugën që ai ka bërë pas largimit nga aeroporti i Zaventemit.

Ata kërkojnë informacione nga personat, të cilët e kanë ndeshur përballë këtë njeri.

I kapur nga kamerat e sigurisë, ai shfaqet e veshur me kapele dhe me një xhaketë të ngjyrë të hapur. Sipas hetuesve, më pas ai e ka hedhur xhaketën dhe për këtë kërkohet ndihma e publikut që të raportojnë nëse e kanë gjetur.

Më datë 22 Mars i ashtuquajturi Shteti Islamik, vrau 32 persona në sulmet kamikaze në aeroportin dhe metronë e Brukselit.

Tre kamikazë dyshohet se kanë qenë në aeroport, dy ndër ta humbën jetën duke shpërthyer bombat.

“Burri me kapele “, siç e quajnë tashmë hetuesit belgë, është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke shtyrë një karrocë së bashku me dy kamikazët.

 

April 7, 2016 16:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*