Sulmet terroriste/ Parisi përkujton viktimat në përvjetorin e dytë të ngjarjes

November 13, 2017 13:12

Sulmet terroriste/ Parisi përkujton viktimat në përvjetorin e dytë të ngjarjes

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të udhëheqë përkujtimet për përvjetorin e dytë të sulmeve të Parisit ditën e sotme.

Vitin e kaluar në Francë humbën jetën 130 vetë, për shkak të sulmeve terroriste.

Sulmi u organizua nga katër terroristë në stadiumin e futbollit “Stade de France”, gjatë momentit që zhvillohej koncert muzikor.

Për herë të parë si president, Emmanuel Macron do të drejtoj përkujtimin në nder të viktimave nga terrorizmi.

Macron ka marrë një tjetër masa të jashtëzakonshme ligjore, duke nënshkruar një ligj për sigurinë kundër terrorizmit, nëpërmjet këtij ligji synohet, bashkëpunimi, parandalimi i përsëritjes së ngjarjeve, por edhe zbulimin, dhe arrestimin e personave të përfshirë në akte terroriste.

Sipas ministrisë së brendshme, masa të jashtëzakonshme kanë ndihmuar agjencitë e inteligjencës të pengojnë më shumë se 30 sulme gjatë dy viteve të fundit.

Javën e kaluar, policia arrestoi nëntë persona dhe një tjetër u kap në Zvicër në një operacion të koordinuar kundër terrorizmit.

Ministria e brendshme franceze nëpërmjet këtij ligji do jetë në gjendje të krijojë zona sigurie në vendet ku ka kërcënim, duke kufizuar lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve brenda dhe jashtë vendit, kjo favorizon kërkimin për personat e dyshuar brenda zonave të sigurisë.

Policia gjithashtu do të ketë kompetenca të zgjeruara për të kërkuar prona, për të kryer përgjimin elektronik dhe mbylljen e xhamive ose vendeve të tjera të dyshuara për predikimin e terrorizmit.

November 13, 2017 13:12
Komento

1 Koment

  1. Dita November 13, 13:21

    ngushellime familjeve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim