Sulmi i Berishës për listat, ja si i shmanget Basha pyetjes

September 14, 2017 12:03

Sulmi i Berishës për listat, ja si i shmanget Basha pyetjes

Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ka pranuar që të komentojë deklaratat e Sali Berishës për listat e deputetëve, përjashtimet dhe marrëveshjen me Ramën.

Lideri demokrat pas daljes nga Kuvendi e anashkaloi duke deklaruar se ato janë çështje të brendshme të PD, ndërsa theksoi se nuk duhet të heqim vëmendjen nga qeverisja.

“Detyra e opozitës dhe e kryetarit të PD është të mobilizojmë forcat brenda dhe jashtë asaj salle.

Kjo është sfida e ditës, të tjerat janë çështje që na takojnë brenda PD, por nuk duhet të heqim vëmendjen ndaj kësaj të keqe të madhe, ku asgjë nuk ka ndryshuar”, deklaroi Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha sulmoi Ramën pas thirrjes së tij të fundit paraditen e sotme që deputetët e grupit të PS, por edhe ministrat të japin gjak dhe mbledhjeve në qarqe.

Pirja e gjakut nuk është metaforë, pasi ‘Rama 1’ u mori 1.5 mld dollarë. Ta nisë duke u kthyer këtë gjak shqiptarëve.

Por mendoj se për shqiptarët çdo ditë që kalon bëhet më e qartë, gjërat do të shkojnë keq e më keq.

Kabineti është bërë si agjenci ekskursioni. Nuk ka rrugë pas, por vetëm përpara, debat me transparencë”, deklaroi ai.

Berisha ka kritikuar listat për deputetë, duke pohuar se ato ishin listat e Bashës dhe jo të Partisë Demokratike.

September 14, 2017 12:03
Komento

1 Koment

  1. Kamarier Luli edhe nje dopio. September 14, 19:53

    Mos u mezit moj tranvestite e Amserdamit do te vije rradha por jo per te djegur procedurat e gjykimit, nuk mund te lash e te harrosh gjakun e 4 te pushkatuarve ne Bulevard meqenese po flet per gjak, po keshtu 230 milion euro te vjedhura ne rrugen e kombit dhe faljen e Detit Greqise.
    I ke harruar listat e me emra dhe adresat e luftetareve te UCK e familjeve te tyre qe ja jepje Daj Fazllicit, Arkandit dhe Miloshevicit, pas qafe e pas bythe e ke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*