Sulmi me armë në Itali, ndalohet autori. Si ndodhi ngjarja

February 3, 2018 13:20

Sulmi me armë në Itali, ndalohet autori. Si ndodhi ngjarja

 

Qyteti i Maceratas në Italinë fqinje u trondit këtë të shtunë në orët e para të mëngjesit, pasi një person i cili lëvizte me makinë hapi zjarr në drejtim të kalimtarëve të rastit në qendër të qytetit.

Sipas “Corriere della Sera” nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur të paktën 6 persona, të gjithë të huaj.

Një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, megjithatë i ndërgjegjshëm, ndërsa 5 të tjerët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Personi që hapi zjarr ndodhej në një makinë në lëvizje, një Alfa 164 me ngjyrë të zezë.

Ai është 28-vjeçari italian nga Macerata, Luca Traini i lidhur me grupet e ekstremit të djathtë.

Ai mësohet se është ndaluar nga policia në sheshin Vittoria.

Në automjet, autoritetet kanë gjetur një pistoletë Glock, me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në drejtim të njerëz.

I riu, me kokën e rruar, mësohet sa ka ndaluar vullnetarisht në këtë vend, ku ndodhet monumenti i të rënëve. Ai zbriti nga automjeti, duke lënë pistoletën dhe u drejtua në këmbë nga monumenti, ku dhe u arrestua.

Hakmarrja

Një nga hipotezat e forcave të rendit është se ky sulm vjen në shenjë hakmarrjeje, në drejtim të komunitetit nigerian. Me kombësi nigeriane ishte edhe Innocent Oseghale, personi i akuzuar për vrasjen e Pamela Mastropietro. Policia tha se autori, në momentin që u ndalua thërriti: Rroftë Italia!

a.s/dita

February 3, 2018 13:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*