Sulmi me gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, reagon Manastirliu: Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, është i nxitur nga gjuha e urrejtjes që përdoret ndaj bluzave të bardha

November 21, 2020 15:59

Sulmi me gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, reagon Manastirliu: Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, është i nxitur nga gjuha e urrejtjes që përdoret ndaj bluzave të bardha

Qendra e re shëndetësore në lagjen Fushë-Mbret në Elbasan është sulmuar me gurë, mesditën e së shtunës. Nga sulmet janë dëmtuar xhamat e katit të parë të qendrës.

Policia ka mundur të kapë autorët e sulmit. Në vendngjarje ka mbërritur dhe deputeti socialist, Taulant Balla i cili akuzoi për këtë ngjarje frymën negative që ka shpërndarë tek qytetarët kreu i opozitës Lulzim Basha.

Sakaq, në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në Facebook ministrja e konsideron këtë ngjarje si të nxitur nga gjuha e urrejtjes.

Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.

Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë. Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën”- ka shkruar Manastirliu.

h.b/dita

November 21, 2020 15:59
Komento

10 Komente

  1. Presidenti nga skrapari qe te pret doren November 21, 16:31

    Jane demokratet e dhunshem qe djegin shkolla,hedhin ne ere shtylla tensioni,vrasin ne gerdec e ne bulevard dhe do fillojne me spitalet se kujtojne se do fitojne simpati dhe do vijne ne pushtet.

    Reply to this comment
    • Remo November 21, 17:07

      Po filluan te bejne bemat e dikurme te tipit Sali Berishiste keq eshte puna.

      Reply to this comment
    • Rrofte Mortja! November 21, 17:44

      Lista e të vdekurve ishte një fitore e madhe e Lulezim Bashes dhe pë të mos i ndodhur si me
      kaseten e kosovarëve këtë listë e shumëfishoi duke ua shpërndarë anëtarëve më të besuar.
      Madje një kopje ja dërgoi edhe Saliut.Por Saliu natyrisht kishte kopjen dixhitale e cila
      kishte disa arkivole më tepër se sa ajo e Lulit.
      Partia vendosi që këtë fitore ta festoi në ShQUP me verë e raki(këtë,rakinë e kishin nga rrushi
      i Ilirit të presidences) … Pra shkurt do të kërcejë qeni i kallaixhiut atje!!
      Natyrisht që Partia bëri thirrje edhe për ta pasuruar listën me të vdekur të tjerë,të cilët do ti sillnin anëtarët dhe militantët blue(për të vdekurit nuk kishte rëndësi ngjyra).
      Me një herë fjalën e mori Paloka:
      -Unë do ti dhuroj Partisë dy të vdekur;vajzen e tezes dhe xhaxhane.U qoftë i lehtë dheu demokratik,sepse ata kanë vdekur për demokracinë.
      Salla shpërtheu në duartrokitje frenetike.
      U ngrit vringthi edhe Monika që ha Vesh duke i lënë të habitur ata të presidiumit.
      -Shënoni prapa liste edhe Ilirin,sepse ai ka vendosur të bëhet theror si Alende…!
      Le të jetë jeta e tij një kontribut për partinë edhe pse prapa liste!
      Ndërkohë po vërsuleshin Haxhi Nastrua,Gazmendi, Gjata…duke dorëzuar të vdekur të shumtë si dajallarë,teze e deri kushërinj të trete…(për më të largët nuk pranoheshin).
      Presidiumi kërkoi letra të tjera A4 sepse lista po bëhej shumë e gjatë.
      Luli nuk u përmbajtë dot:
      -Me tërë këta të vdekur që ka Partia jonë tashmë Edin e kemi hedhur në fik!
      Rroftë mortja demokratike!

      Reply to this comment
    • Raimond vlonjati November 21, 19:51

      Po natyrisht do i qellojne me gure , sepse ato metodat c’njerezire qe ka vendosur Rama , duke mos i lejuar te semuret te komunikojne me familjaret nepermjet celulareve
      cojne ne indinjate te natyreshme ndaj personelit mjekesor .

      Cupa e atij personit qe u hodh nga dritarja para disa diteve
      e akuzonte doktoresh Najaden se e kishte genjyer per vdekjen e babait

      Ajo vajza e viktimes tha , kur e pyetem Najaden oasi babai ishte hedhur nga dritarja per babane Najada tha qe babai esht gjalle ne spital dhe mjeket po mundohen ta …!!??

      Nderkaq qe i jati i saj kishte vdekur ne vend. , pasi punonjesi i morgut ju koshte thene se “ ky ka ardhur qe dje ne morg”.

      Pra i jati i vajzes ishte ne Morg i vdekur ,
      Najada i thoshte eshte gjalle , Kjo eshte kriminale

      Kjo tregon se ata mjeke atje jane vendosur be sherbim te hajdutit Rama

      Edhe ato shifrat qe tregoi Basha , per viktimat jane marre nga Morgu i Tiranes
      nuk jane shifra ne ere
      Ndaj Prokuroria duhet te hetoje fshehjet qe bejne “ nesniket e partise” te spitalit COVID

      Reply to this comment
  2. Kris 1 November 21, 16:37

    Ndal akteve re duneshme ndaj institucioneve te shendetesise dhe respekt ne maksimum per personelin shendetesor.Per kustet e tyre materiale pergjegjese eshre qeveria me mbeshtetjen financiare qe u jep

    Reply to this comment
  3. Merre me long... November 21, 17:29

    Braktisje qendrash shëndetsore qysh prej 4 dekadash? Po si kshu mri manastrillije?

    Po katër dekada i thonë gati gjysëm shekulli. Këto 30 vitet e ndotjes demokaotike hajt se po ta besojm, po ç’ne aq larg ke koha e tallonit hoxhist?

    Aso kohe i ashtuquajturi “front demokratik” me bironë poli-rakitike në krie çanin bllokada…

    Qendrat shëndetsore s’kishin vërtet kompjutera dhe aparatura moderne, po ama nga brenda ishin të pastra si qeli…bar Mos e beso po deshe po pastrusja rinte gjithë ditën me leckë ke dora. Ajo me leckë, kurse punonjësja me shkop. Kovat i mbushnin dhe i zbraznin “mjekët e çastit”. Epruvetat i “menaxhonin” sekretarët e partive…

    Eh sa kishte zanoti… Po s’besove pyet po deshe skanerbegun spiroprallor…

    Kishte punë dhe rregull atëhere manastrillije dhe jo si sot mendjen vetëm ke kollovari digital në celular.

    30 vite resht dy çetat katovicare ja kan hyp lopthi njona tjetrës. PiSi-ja dhe simotra e saj PiDi e kanë ndarë pushtetin sipas oreksit.

    Kur s’e kanë ruht për tre dekada pse do e rujn sot?

    Apo hajt ta konsumojm dhe kët term se jemi në prag të zgjedhjeve?

    Reply to this comment
  4. Jimi November 21, 20:00

    Po me uren c’paten xhanem!? Nerez primitiv!

    Reply to this comment
  5. edi November 21, 21:45

    Perderisa e vertetoi dhe Balla qe fajin e ka Basha atehere nuk ka dyshim sepse me sa po shohim Basha sot paska vrare kater vete ,paska thyer xhamat e spitalit kurse dje denoi kosovaret.Mesiguri qe neser do beje ndonje vrasje ose vjedhje.

    Reply to this comment
  6. lato November 22, 06:09

    Merruni me kafshen A.Berisha,qe sulmoi me gure ambulancen e Fushe Mbretit,mos u merrni me politiken e Madhe.Kete pune ka bere edhe 30 vjet me pare,kur kjo qender shendetsore i sherbente 10 mije banoreve te lagjes.
    Pse nuk sulmon xhamine me gure ky kafshe?
    Jane nja 10 mejhane pijanecesh non stop 24 ore,pse nuk i sulmon me gure?
    Policia i ka te gjitha mjetet demokratike tja heqe kete huq.

    Reply to this comment
  7. demo November 22, 07:59

    Lere mor Balle maloku,se nuk e mesoi Bashya Ali Berishen te thyeje qendren shendetsore!
    Merre plase brenda dhe beja gjyqin TANI,Kur ta haje 10 vjetshin e sheh mire sa thyen qendrat shendetsore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim